web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 48-vjeçari, në kërkim një tjetër

24 Shtator 2016, 08:52, Aktualitet CNA

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 48-vjeçarin, Edmond Xhaja, pasi është kapur me 130 kg kanabis siativa në portin e Durrësit. Lënda narkotike është kapur në një kamionçinë tip Benz me targ AA 143 NC që transportonte konfeksione dhe drejtohej nga Xhaja. Kanabisi i kapur ishte i ndarë në 100 pako dhe i fshehur në brendësi të mjetit. Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se është shpallur në kërkim, Arben Xibri, pronari i kompanisë së konfeksioneve. 50-vjeçari akuzohet për trafikim ndërkombëtar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga