web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varfëria/ 35% e shqiptarëve marrin borxh për t’u ushqyer

25 Shtator 2016, 07:18, Aktualitet CNA

Të dhënat zyrtare për ekonominë dhe financat në vend flasin për një ulje të standartit të jetesës së shqiptarëve. Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë flet për rritje të huamarrjes nga individët për konsum të ëprditshëm. Të dhënat e raportit thonë se janë 35% e tyre morën për konsum në gjysmën e parë të vitit. Pjesë e intrevistave të bankës janë bërë 1200 familje të përzgjedhura në mënyrë rastësore, në fshat dhe qytet. 1/3 e të pyeturve kanë marrë hua për të paguar, nivel më i ulët se gjashtëmujori i mëparshëm, por më i lartë se një vit më parë. 43% e huamarrësve rezultojnë të kenë marrë kredi nga bankat dhe institucione kredidhënëse, ndërsa 57% e tyre marrin borxh në tregun e zi apo tek të afërmit. Financimi informal ëstë pak më I ulët se një vit më parë. Tre janë qëllimet kryesore të huamarrjes hde ndër këto kryeson ajo për konsum me 35% e pasuar nga ajo për blerje, riparim prone me 31% dhe në fund ajo për zhvillim binesi me 13% të rasteve të intervistuara. Kërkesa për kredi mbetet e dobët por mundësia për të marrë hua është rritur lehtësisht në 6 muajt e fundit të vlerësuar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga