web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në drejtësi/ Gjyqtarët braktisin garën e emërimeve

25 Shtator 2016, 08:06, Aktualitet CNA

Kanë nisur dorëheqjet e para të këshilltarëve të gjyqtarëve. Ligji i Vetingut parashikon nënshtrim ndaj procesit edhe për këshilltarët.

Sipas gazetës Sot, pak ditë më parë u tha se janë dorëhequr disa gjyqtarë, por kjo është faktuar në mbledhjen e fundit të KLD, atë të datës 16 shtator. Në faqen zyrtare është publikuar procesverbali i mbledhjes dhe në të është diskutuar dhe debatuar për reformën. Ai që ka thënë se kanë nisur dorëheqjet në radhët e këshilltarëve ka qenë kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai tha se në gjykatën që ai drejton disa kanë dhënë dorëheqjen, por ka dhe nga ata që këtë e kanë bërë për të konkurruar si gjyqtarë. ?Janë larguar dy-tre, edhe për shkak të reformës, për shkak edhe të dëshirës në fakt për të punuar tani edhe si magjistratë që sapo kanë mbaruar relativisht dy-tre vjet?, tha ai.

Nga ana tjetër, anëtari i KLD, Gerd Hoxha, gjatë diskutimeve  ka treguar se ka nga ata gjyqtarë që kanë braktisur procesin e konkurrimit për t?u emëruar në gjykata të tjera. ?Komisioni ka konstatuar se një kandidat nuk i nënshtrohet testimit dhe intervistimit, për shkak se është gjyqtar i Gjykatës së Apelit, e keni bashkëlidhur, një kandidat nuk i nënshtrohet testimit, intervistës, për shkak të të qenit inspektor, një kandidat nuk i nënshtrohet testimit të intervistës për shkak se është kandidat jashtë sistemit gjyqësor, një kandidate ka dhënë dorëheqjen, dy kandidatë nuk u testuan pasi ato e kishin kaluar këtë procedurë me intervistimin e tyre për vendin vakant në Apelin Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe një kandidat është promovuar së fundmi?, tha ai.

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është diskutuar dhe për ligjet e reja të reformës. Gerd Hoxha ka deklaruar se nuk ka pse priten ligjet. ?Nuk jemi në momentin që mund të presim për vlerësimin e dytë sepse nga mediat kemi dëgjuar që në datat nga fundi shtatorit besoj kalojnë dhe ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe ligji për kontrollin e gjyqtarëve që është edhe

kontrolli për aftësitë profesionale është miratuar, besoj do hyjë në fuqi së shpejti, kështu që unë mendoj

që ne të kalojmë në votim?, tha ai. Por ka pasur mendim tjetër Brunila Kadi, e cila ka thënë se duhen pritur ligjet sa i takon lejes që gjyqtarët të shërbejnë në institucione të tjera. ?Unë nuk e di ndoshta a është e përshtatshme apo jo, por ne po presim që të miratohet ligji ri, qoftë për organizimin dhe për statusin?, tha ajo. Pas kësaj kërkese pika e rendit të ditës ku diskutohej për lejen e gjyqtarëve u shty për të pritur ligjet. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga