web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet personi i tretë për punishten e drogës

25 Shtator 2016, 08:59, Aktualitet CNA

Hetimet për punishten e drogës në Ishëm kanë vënë në pranga edhe një tjetër person të lidhur me këtë ngjarje. Policia e Durrësit, ka arrestuar personin e tretë, Ervis Dama 25 vjeç, banues në Shkafane, Ishëm. Prangosja e tij u bë në kuadër të operacionit të zhvilluar tre ditë më parë (22 shtator) në fshatin Rrotull, ku në një banesë të veçuar nga ndërtesat e tjera, u gjetën duke u tharë 300 kg kanabis.

?Dama ka qenë në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i  cili kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve?, thuhet nga Policia e Durrësit.

Ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25  të Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga