web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politikanët e lidhur me drogën/ Donald Lu të flasë me emra konkretë

25 Shtator 2016, 08:50, Aktualitet CNA

Arrestimi i politikanëve të lidhur me krimin, drogën dhe korrupsionin është një thirrje e vazhdueshme e ndërkombëtarëve. E fundit ishte deklarata e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili kërkoi arrestimin e politikanëve të lidhur me drogën. Fatos Klosi nisur nga kjo deklaratë i bëri thirrje ambasadës amerikane që të dalë me emra konkretë. Në një prononcim për Sot, Klosi tha: ?Ambasada duhet të dalë të flasë me emra për disa politikanë që i quan të spikatur, në mënyrë që ambasada amerikane të mos bjerë në atë nivel që ka informacione por nuk flet. Edhe partitë politike në Shqipëri dhe media e përdor që ka politikanë që janë të lidhur me krimin, por asnjë nuk guxon të dalë të flasë me emra. Ambasada amerikane duhet të guxojë! Ambasadës nuk i kushton asgjë, por i rritet reputacioni?, thotë Klosi.

Më herët, deklaratat e Bashkimit Europian për arrestimin e ?peshqve të mëdhenj?, Klosi i ka cilësuar tallëse. Klosi thotë se ndërkombëtarët duhet të thonë emrat dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta. ?Kjo është absurde! SHBA dhe BE po tallen me ne! Nëse Brukseli ka emra le t?i nxjerrë. Kur dalin dhe kërkojnë arrestime, në radhë të parë duhet të flasin me emra konkretë. Për çfarë i kanë hyrë kësaj pune nëse duan ta bëjnë vërtet? Është budallallëk është e turpshme! Nuk duhet të flasin kot, por të thonë emrat e peshqve të mëdhenj?, madje së bashku me veprat penale që kanë bërë?, shprehet ish-kreu i SHIK. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga