web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrje pensionistëve italianë!/Nga Ylli DYLGJERI

16 Shtator 2016, 19:32, Aktualitet CNA

Të nderuar,
duke ju uruar shëndet të plotë për ditët që
ju kanë mbetur në jetë, Ju ftoj të merrni nga një avion-sport dhe ta kaloni këtë muaj duke shëtitur mbi vëndin tim të gjelbëruar.
Turizëm jeshil quhet!
Vini esëll dhe ikni tapë! Harroni pak nga hallet e perëndimit dhe hajdeni në vendin tim të gjelbërimit. Fushat e pistat natyrore, apo ato të hapura posaçërisht për Ju do tu mundësojnë uljen Tuaj në këtë vend.
Mos nguroni!
Ditet që Ju kanë mbetur kalojini me ne.

Shënim: Nuk këshillohen vetëm të sëmurët me prostat dhe ato që vuajnë nga skleroza.





Lajmet e fundit nga