web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëna dhe foshnja humbën jetën nga hemoragjia në shpretkë

16 Shtator 2016, 13:39, Aktualitet CNA

Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për shtyp ka sqaruar shkakun e vdekjes së 35 vjeçares shtatzanë në muajin e fundit të shtatzanisë, e cila në rrëfimin e familjarëve i kaloi orët e fundit të jetës në sorollatje nga njëri spital në tjetrin.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës. Bashkë me të edhe bebja e saj e cila në raportin e MSH përshkruhet si një fetus 41-42 javësh.

Në njoftimin për mediat përshkruhen të gjitha lëvizjet si dhe problemet që ka shfaqur pacientja.

Ministria jep dhe të gjithë itinerarin që nga momenti kur pacientja është paraqitur në maternitet deri në orën 05:00 kur ka humbur jetën dhe deklaron se të gjitha lëvizjet janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor. /Citynews.al

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

?Pacientja A. Ç., e datëlindjes 28/07/1981, lindur në Kukës dhe banuese në Bathore, Tiranë, shtatëzania e tretë, është paraqitur në SUOGJ ?Koço Gliozheni? rreth orës 22 e 30 minuta të datës 15/09/2016. Pacientja paraqiti ankesa për vështirësi në frymëmarrje, cianozë periorale dhe dhimbje në regjionin perikardiak.

Në Repartin e Pranimit të Shërbimit të Obstetrikës të këtij spitali, është ekzaminuar nga mjekët e rojes në abdomen, pasi gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, e cila rezultoi me RZF (Rrahjet e Zemrës Fetale) prezente, uterus të qetë, pa kontraksione, paraqitje oblik-cefalik në palpacion, pa hemorragji të dukshme.

Në këto kushte, pacientja dërgohet me autoambulancë nën asistencë të personelit mjekësor rreth orës 23 e 15 minuta në Urgjencën e QSUT ?Nënë Tereza,? dhe pas mbërritjes është vizituar nga mjeku kardiolog. Më tej, nisur nga dispnea, cianoza dhe dhimbja prekordiale që paraqiste pacientja, rreth orës 1 e 45 minuta dërgohet me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor të shërbimit të Urgjencës në SU ?Shefqet Ndroqi?.

Pacientja u paraqit në SU ?Shefqet Ndroqi? rreth orës 02 të datës 16/09/2016. Aty konstatohet një rënie e kuadrit të gjakut, grafi pulmonare normale, dhe u dyshua për hemorragji të brendshme pa burim të përcaktuar.

Për këtë arsye, pacientja rikthehet në SUOGJ ?Koço Gliozheni? në orën 4 të datës 16/09/2016, e shoqëruar me personel mjekësor me oksigjen dhe në perfuzion me dopaminë, ku shtrohet me diagnozën: ?Gravidancë 41-42 javë oblik-cefalik, feto-morto in utero, abdomen akut?.

Qysh në shtrim, përshkruhet gjendje e rëndë, e zbehtë, me djersë, puls të dobët takikardik 120/min, TA (Tension Arterial) 83/40 mm të shtyllës së zhivës.

Në këto kushte, transferohet menjëherë në reanimacion, ku fillohet reanimimi dhe monitorimi.

Vazhdoi trajtimi i pacientes me gjak, dopaminë, adrenalinë dhe O2 nazal dhe kortizonik.

Në kushtet e gjendjes së rënduar të pacientes, u thirr konsultë e zgjeruar, dhe megjithë vazhdimin e reanimimit, gjendja e pacientes vazhdoi të rëndohet, me puls periferik, me shenjat tipike të gjendjes së shock-ut.

Në këtë situtatë, konsulta vendosi që pacientja të futet në sallën operatore me diagnozën: ?Abdomen Akut?, me dyshim për hemorragji të brendshme.

Në orën 5, pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxorr fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale.

Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë.

Megjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë.

Kështu, të gjitha lëvizjet e pacientes janë bërë me autoambulancë nën asistencën e personelit mjekësor dhe shoqëruar me dokumentacionin mjekësor përkatës.

Autoambulanca SUGJ ?Koço Gliozheni?? QSUT: TR 3516 L

Autoambulanca QSUT? SU ?Shefqet Ndroqi?: TR 9438 K

Autoambulanca SU ?Shefqet Ndroqi? ? SUGJ ?Koço Gliozheni?: TR 9604 K?, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 





Lajmet e fundit nga