Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nikoll Lesi shkruan sot për arsyet e heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Sipas tij, për heqjen e mandatit të Kokëdhimës ka ndikuar Rama, së bashku me Veliajn, Tahirin dhe Ruçin. Ja çfarë shkruan Lesi sot në gazetën e tij ?Koha Jonë?:
Në Gjykatën Kushtetuese PD-ja dërgoi tre mandate deputetësh të PS-së. Koço Kokëdhimën, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Por dje Kushtetuesja vendosi që Rakip Suli të gëzojë mandatin e deputetit. Edhe Valentina Leskaj nuk pësoi asgjë nga Gjykata. Ndërsa vetëm Koço Kokëdhimën e palosi Gjykata Kushtetuese. Pas shqyrtimit nga Kushtetuesja, në muaj të ndryshëm, por me një padi e me të njëjtin argument, ku Óitej për përtime fondesh publike nga deputetë, tashmë del se vetëm Koço Kokëdhima paska shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Për të qenë të sinqertë asnjëherë nuk kam patur simpati për biznesmenin dhe botuesin Kokëdhima. Janë të njëjtat arësye që i kam shprehur publikisht dhe shkruar në gazetën ?Koha Jonë? prej vitit 1998. Nuk kam ç?të shtoj në ato çfarë kam thënë, por duhet të jemi realistë dhe korrekt me ndërgjegjen profesionale të gazetarit. Heqja e mandatit të Kokëdhimës nga Kushtetuesja është krejt antikushtetuese. Aq me tepër kur shikon dy vendimet e tjera të kësaj gjykate në raport me deputetët Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Nëse duhej hequr mandat ishin për Leskaj dhe Suli. Koço mund të ishte dënuar për çka bërë para se të merrte mandatin e deputetit, sipas meje, porse në rastin konkret duket hapur se dikush, lart, që ka pushtet ekzekutiv dhe politik ka ndikuar, në mos vendosur, që mandati i tij të ronte. Nuk kishte asnjë shkelje në atë çka akuzohej nga PD-ja dhe asnjë argument kushtetues nga Kushtetuesja.
Leskaj dhe Suli do të hiqeshin pa asnjë mëdyshje, sepse konflikti i interesit dhe shkelja ligjore ishte fare hapur, aqsa po të ishte në ligj edhe një gjykatë provinciale do vendoste t?u hiqte mandatin e deputetit. Pra kaq hapur është shkelja kushtetuese në dy rastet e fundit, të cilat Kushtetuesja nuk guxoi t?i hiqte. Tek rasti Kokëdhima akuza ishte në thelb politike, të paktën për akuzën që ishte depozituar.
Tani pas rastit Rakip Sulit dyshimet e para për mandatin Kokëdhima nga dyshime kthehen në të verteta të një lufte politike të brendshme në kampin e PS-së. Koço dihet nga të gjithë se ishte mik i ngushtë i Edi Ramës. Kaq shumë shokë sa dukeshin si vëllëzër që do të gëzonin pleqërinë sëbashku, siç deklaroi Rama në një moment sinqeriteti në Zonën e Bregut, në Jug të vendit. Duket se Kokëdhima e mori me qejf dhe pasion të madh reformimin e PS-së, partisë e cila tashmë kishte marrë ngjyra rilindase. Ha diskutim mënyra e konceptimit të Koços për PS-në e re, larg skemave të vjetra dhe e atrofizuar nga 25 vite. Nga pak e përditë ai filloi të quhej ?beu i Jugut? nga opozita ose ?kryeministri i Jugut? nga më dashamirësit. Pati deri etiketime si ?kryedeputeti?,etj, por që në thelb tregonin fuqinë e tij mbi kryeministrin Edi Rama. PD e kishte shënjëstër në çdo seancë parlamentare, aqsa me shumë kishin në target Kokëdhimën se sa Ramën, pasi goditja e Koços shigjetonte Edin. Asnjë vendim në PS dhe në qeveri, thuhej nga njërëz afër kryeministrit, nuk merrej pa rënë dakort Kokëdhima. Një fuqi deri diku e mbinatyrshme mbi Ramën. Kishte kaq shumë fjalë e hamëndje për këtë pushtet të Koços mbi Ramën, sa asnjë mendje nuk mund t?i përceptojë ku me humor thuhej se fuqia e tij ishte ekzaltuese hyjnore mbi
Por tashmë duke analizuar faktet dhe natyrisht duke përdorur deduksionin nga analiza e ngjarjeve duket se Rama e kishte planifikuar që Kokëdhima nuk duhej më me këtë supërpushtet në politikë, ndaj për të mos ia prishur krejt endërrat Koços e futi të votohej si anëtar i Asamblesë në Kongres, krejt në kundërshtim më Statutin e PS-së. Bile në një moment Bledi Klosi që drejtonte seancën tha se nuk ka pse votohet Kokëdhima se është deputet dhe deputetët janë automatikisht anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Por mendja diabolike e Edi Ramës, të cilën asnjë nuk e mendonte kaq të pavarur nga Kokëdhima e kishte skicuar skemën përfekte. E bënte anëtar Asambleje dhe sekretar në Kryesi dhe më pas i hiqte mandatin e deputetit. Lëvizje gjeniale e Ramës, në sensin e largimit të ish-mikut të tij që po zaptonte shumë pushtet edhe në parti. Natyrisht gjeniale në sensin e skemës së goditjes, por jo ligjore dhe miqësore. Koço me idenë e ndryshimit të krejt skemës së funksionimit të PS-së po rrezikonte mëkëmbësit e Edi Ramës, në rast humbje të zgjedhjeve parlamentare nga Rama. Mori në dorë strukturimin e PSsë, e cila do të thoshte se po fuste partinë në dorë. E kishte me sensin e mirë apo të keq kjo do kohë të shikohet, porse realisht Kokëdhima filloi strukturimin e PS-së sipas modelit që ai mendonte. Synonte që anëtarësia e PS-së të votojë emrat kandidatë për deputetë dhe jo ti zgjedhë kryetari i PSsë. Kjo zgjoi xhelozi e smirë në kupolën e PS-së. Futi, siç duket edhe frikë tek Edi Rama se mos në moment kritik për Ramën, ku sipas statutit kur humbet zgjedhjet parlamentare kryetari jep dorëheqjen e padiskutueshme dhe Kokëdhima mund ta merrte vetë PS-në. Dhe duke ditur miqësinë me Ramën, forcën e tij prej biznesmeni, botuesi, politikani, manovruesi dhe vrastari të dëshirës së Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt për të marrë drejtimin e PS-së, atëhere kupola ka vendosur që ta largojë nga turravrapi i tij drejt selisë rozë. Dihet se në lojë për të zëvëndësuar Edi Ramën janë Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, të dy të kthyer në armiq të heshtur të Kokëdhimës. Pa harruar edhe Gramoz Ruçin, i cili nëse ka PS në këtë Rilindje Veliaj-Tahiri. Mundet edhe Fatmir Xhafa. Të tjerët nuk i llogoristë Koço. Por që ta spostonin ? supërdeputetin? vetë me duart e tyre ishte e rrezikshme, ndaj duket përdoren kanalet e fshehta me opozitën. Iu çuan në vesh se dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese dhe ne nuk e mbrojmë. Edhe PD-së i hidhej një ?kockë? nga Koço, por kryesisht shpëtonin veten nga sulmi direkt i ?kryeministrit të Jugut?. Ai dinte dhe di shumë për Ramën. Atëhere, kur Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur, nga ligji dhe nga frika, që të mos hiqej mandati i deputetit Kokëdhima, dikush lart, me fuqi të mëdha ekzekutive dhe politike lëshoi sinjalin tek Kushtetuesja: Hiqeni mandatin! Dhe shpëtoi Rama, Veliaj, Ruçi, Tahiri dhe vetë PD. Të gjitha palët fërkuan duart. Kjo duket se është skema pas mos?heqjes dje nga Kushtetuesja të mandatit të PS-së Rakip Suli, i cili me Valentina Leskaj kishin shumë e me shumë shkelje kushtetuese se sa Koço, pas marrjes së mandatit në qershor 2013. Këto që shkruajta nuk ma ndryshojnë mendimin tim personal për Kokëdhimën e para qershorit 2013! Por e verteta duhet thënë, ashtu sikurse janë faktet. (Tema)
Pasi është liruar nga Prokuroria, ku u shoqërua për dekonspi...
Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha u shoqërua mbr...
Një ngjarje e pa precedent ka ndodhur mbremjen e djeshme në ...
A do ta thërrasë Prokuroria e Krimeve të Rënda ministrin e B...
“Fshati digjet, Rama krihet”. Kështu ka komentuar kreu i PD-...
Ndërron jetë ish-presideti i Italisë Carlo Azelio Ciampi. Ci...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një konferencë...
Policia italiane e provincës së Trentos në bashkëpunim me re...
Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit...
Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Altin F., 44 vjeç, banu...
Policia e kryeqytetit arrestoi shtetasin Flamur K., 47 vjeç,...
Lënda narkotike është bërë shkaku që ka vënë në pranga shtet...
Policia e kryeqytetit arrestoi Euxhen Kapexhiu, 29 vjeç, ban...
Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Astrit Mata, 25 vjeç, b...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arr...
Policia e kryeqytetit ben te ditur se dy te rinj me iniciale...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, bënë kapjen dhe...
Në një lokal përballë parlamentit mësohet se para pak minuta...
Avioni në Ishëm është nën mbikëqyrjen e punonjësve të polici...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...