web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetplagosja tek Parlamenti/ Arma nuk u gjet në vendngjarje

16 Shtator 2016, 09:33, Aktualitet CNA

Policia e kryeqytetit ben te ditur se dy te rinj me iniciale R.M dhe M.Xh kane qenë në një lokal para Parlamentit  dhe arma është shkrepur në menyre të pavullnetshme. Në këto rrethana është vetëplagosur në këmbë shtetasi R.M.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në rrugën “Xhorxh Bush “pranë nje lokali shtetasi R.M dyshohet se është vetplagosur me tre plumba në këmbë. Menjëhere më pas në vendngjarje kanë shkuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ka rezultuar se arma nuk u gjet vendngjarje.

Policia bën të ditur se arma dyshohet te jetë fshehur nga shoku i të vetplagosurit shtetasi M.Xh, i cili e shoqëronte dhe pas kësaj është larguar.

Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e shtetasit M.Xh, shok me të dëmtuarin dhe për sqarimin e mëtejshëm të situatës. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga