Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetari i News 24 Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori fill pasi deklaroi se piloti italian Guido Angrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.
Në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha tregon gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.
Për Hoxhën është absurditet shoqërimi i tij në Prokurori dhe lirimi i pilotit, ndërsa apelon që të mos rrëmohet në celularin e tij pasi mund të ketë fakte që kompromentojnë figura të larta politike.
?Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të miat private??, ka thënë Hoxha.
Ke eklipsuar personazhet e episodit të radhës me avion droge, kemi parë pjesën kur ke hyrë dhe ke dalë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si kanë qenë ato 3 orë? Komunikimi ka pasur tension emocional?
Artan Hoxha: Fiks dje në këtë orë kemi nisur transmetimin live në lidhje me rënien e avionit italian. Është ngjarja kryesore, duhet të ishte deri sa të zbulohej i gjithë rrjeti i trafikut që do ta kthejë territorin tonë në pistë të trafikut të drogës. Vëmendja e publikut dhe organeve të hetimit është devijuar. Në vend të merremi kush e organizon trafikun, kush fshihet pas tij merremi se kush e nxori sekretin me kë ka komunikuar dhe çfarë nxori. Kanë sekuestruar telefonat e mi dhe të pilotit. I siguroj që unë nuk kam komunikuar me pilotin as kam shkëmbyer sms, as kam komunikuar në viberm ëhats up. Unë nuk jam pjesë e trafikut, do vazhdoj të punoj për të zbuluar trafikun kushdo qoftë madhësia e atyre që fshihen pas trafikut. Ne raportojnë lajme nuk duhet të jemi vetë lajmi. Nuk e kam dëshiruar as nuk dua ti ndodhë ndonjë kolegu. Trishtuese që nuk merremi me ngjarjen. As sot nuk jam në gjendje të shpjegoj qëllimin e gjithë asaj që ndodhi. Në momentin kur jam shoqëruar për të dhënë deklarime është përmendur prokurori Përparim Kulluri, por unë kam komunikuar me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, s?më ka marrë Kulluri në pyetje. Kam komunikuar me Besim Hajdarmataj. Kur hyra unë na qenka liruar piloti? Gazetari që raporton gjithë ditën deri në mbrëmje, kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me tentativë të pastër të trafikut të lëndëve narkotike. Më thanë ke dhënë informacione të qarta po si ka mundësi që e ke ketë informacion? Kur unë qëndroj në prokurori piloti qëndron në një hotel.
I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t?i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t?i thoja, unë tani e mora këtë informacion. Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e ?News24?, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t?i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e ?Baba Takut? do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6.
Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale. Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj. Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.
Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më. Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë.
Telefonat janë të fikur dhe të vështirë për t?u hapur. Solle një komplikacion?
Artan Hoxha: Unë që dje, në mesnatë, si gazetar jam jashtë funksionit. U kërkoj ndjesë kolegëve që më kanë mbështetur, dhe gjithë të tjerët që më kanë çuar mesazhe, i falënderoj. Garantoj se nuk do ti zhgënjej dhe do vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Ajo është një gjë që nuk e negocioi.
Polemikat jashtë studiove dhe hetimit, po përqendrohen në faktin nëse ka përplasje Polici-Prokurori. Doja një koment tëndin me rrjedhën që kanë marrë hetimet dhe sa kanë ndikuar ai informacion në vazhdën e hetimeve?
Artan Hoxha: Dëgjova kolegen që vendi ku strehohet piloti ishte sekret. Unë e di ku strehohet, edhe pse jam pa telefon. Më erdhi informacioni. Dje kam provuar që ka ardhur për trafik. U penalizova se pse thash këtë gjë. Se ku rri ai nuk ka rëndësi, as për mua dhe as për publikun.
Në këtë rast piloti është person i penduar?
Artan Hoxha: Kjo vlerësohet me statusi. Duhet të mblidhet një komision dhe do shihet sa garanci do i jepet atij dhe se sa vlerë do i jepet për të qenë më pas një dëshmitar apo jo. Po të isha Besim Hajdarmataj, do hetoja se pse doli ky informacion. Por unë do lëvizja çdo gur për të nxjerr faktin se pse ky ka ardhur të bëjë trafik këtu në Shqipëri. Si mundet të lajmërohen bashkëpunëtorët e këtij grupi kriminal në orën 11 të natës, dhe nuk qenkan njoftuar në orën 12 të drekës në parlament.
Pas shpalljes te kandidatures per kryetar te LSI-se, Shezai ...
LSI ka shpallur zgjedhjet per kryetar me formulen nje antar ...
Kryeministri Edi Rama, ka fyer sot jo vetem Kryebashkiaken e...
Një kompani e re ajrore kryen fluturime midis Italisë dhe Sh...
Bushati eshte Minister me votat e socialisteve. Ti rikthehem...
Ne gjendemi sot në krah të familjarëve për humbjen e thellë ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar nje koment fale...
Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demomratike...
E rëndë humbja në Dibër, veçanërisht për demokratët e Dibrës...
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka pre...
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë.Në këtë mbl...
Deputetja e PD dhe ish ministrat e integrimit Majlinda Bregu...
Me mbështetjen e Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral, fon...
Nxënësit e shkollës 9- vjeçare të Thethit, nisën sezonin e r...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se aktualis...
Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për shtyp ka s...
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi eventin e madh të parë ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Seksioni për Krimet, në Policinë e Poliçanit ka arrestuar në...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri përmes një njoftimi për m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...