Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
E rëndë humbja në Dibër, veçanërisht për demokratët e Dibrës, për vetë kandidatin padyshim, për shtabin drejtues të PD, për Lul Bashën, si shkaktarin kryesor të humbjes së rradhës? Hollë- hollë, për mbarë popullin demokratikas!
Humbje me ngarkesa te shumëfishta, ku padyshim faji kryesor bie mbi atë palo shtab, që e amplifikoi ngjarjen e Shukriut, si fundin e botës, e elketrizoi fushaten elektorale, deri duke i dhëne asaj dimensione mbarëkombetarë, e ushqeu elektoratin e djathte, anë e kënd vendit, me hipnozen e një përmbysjeje që do te shkaktonte kataklizmonë e rradhës, në favor të marrjes së pushtetit!
Një shtab politik, spikat në aftesitë për të orientuar forcën politike që drejton e sidomos atë të opozitës kryesore të vendit, pikërisht, në raste të tilla, sidomos përgjatë vlerësimit të situatës dhe përpunimit të strategjive, që do t?i japin atij suksesin.
Është hera e tretë rradhazi, që shtabi i PD, nuk ia del ta bëjë një gjë të tillë, për arësyen fare të thjeshtë; lideri i saj ?falc?, Lulzim Basha, përveçse një zhargoni ?extra banal?, nuk disponon asnjë kualitet tjetër, prej lideri!
E kam thënë edhe në një shkrim tjetër, fill mbas zgjedhjeve, se faktori bazë i fitores së socialistëve në Dibër, madje determinant ka qenë ?dhëndërri?, Muharrem Rama? e ai i dështimit të Sherefedin Shehu ; shtabi i tij mbështetes!
Kam sjellë edhe argumentat e mia, me këtë rast ,nderkohe qe alibirat me vjedhje, shitblerje, me montazhe e plagjiatura elektorale, do të mbeten e keqja e madhe, për demokratët e vërtetë, të cilët e dinë mirë se ku u pikon çatia, e ku u kullon, plaga!
Sekush ka të drejtën, ta shikoje këtë disfatë të PD, nga kënd vështrime të ndryshme, që nga ato rrethanore, lokale e deri mbarëkombetare, madje ta komentojë këtë ngjarje edhe si një triumf të Vetingut?(!) domethënë, refuzimin e tij prej opozitës, paska shkaktuar , gjithë këtë shuplakë, në Dibër?
? Dokra !
Më thertë mua, nësë gjendet njeri, në malësinë Dibrës, që të ketë votuar kundër kandidatit të opozitës, i udhëhequr nga kjo arsye, përderisa kishte arsye të prekshme, prej votuesve dibranë, sa që askujt prej tyre, te mos i binte ndërmend fare, për vetingun.
PD e nisi dhe e mbaroj fushatën, tribunë më tribunë e livadh me livadh, duke valvitur ?brekët? e Shukriut, për të mbërritur në kulmin e zullumit, ditën e mitingut përmbyllës, ku Lulezim Basha çirej e ulërinte, baltoste e nxinte, ?? horat socialiste ??, ndërkohë, që në garë me të, aleati faqezi, Kreshnik Spahiu, do t? ja hiqte frenat gojës, deri në banalitete, duke i atakuar socialistët, për të gjithë të keqiat e kësaj bote; fëmijet e tyre, do t?i karakterizone si bartës të të gjitha veseve të këqia, mbi këtë tokë ?.( !) Po si mund të të votojnë, njerëz me pesë pare mend në koke, kur fëmijet e socialistëve, janë nipërit dhe mbesat e demokratëve, vetë socialistët janë vëllezërit, motrat, krushqitë e tyre?!?
Rruga e urejtjes dhe e dogmave, patetizmit histerik, përfundimisht nuk mund të funksionojë, për më keq akoma, kur PD, thuajse në gjithë teritorin është inegzistente, e me një jetë të brendshme, shumë të trazuar. Dhe per kete, shkaktari eshte vet lideri i saj !
Në tetë vjet opozite të PS-së, shtatë vjet kam qenë drejtues i Degës së PS së rrethit*; në një bashkëpunim shumë të afërt me Ramën, por ajo që dua të them me këtë rast, është që kurrë nuk e dëgjova atë njeri, nëpër takime të ngushta apo edhe elektorale, të mallkonte apo denigronte, kundërshtarin e vet! As atëherë kur nga ekranet e pushtetit i vinte, erë e pështirë e baltës dhe llumit, në adresë të tij! Do ta ilustroj me një rast konkret, këtë që ju them ;- besoj se të gjithëve ju kujtohet ajo ditë kur Meta, aleati i tij i sotëm, lëshoi ndaj tij akuza e fyerje nga më të papranueshmet, për gojën e një politikani ndaj një politikani tjetër, kushdo qoftë ky!
Rama atë ditë ndodhej në Korçë, madje po e ndiqnim ?live? gjithëçka, në një nga lokalet e qytetit!
Duke e parë se çfarë vuajtjeje po i shkaktohej, si për ta nxjerrë nga ajo gjendje, i them; ? dil dhe jepi kusurin! Por ai me një qetësi që më ka habitur, ma ktheu ;- nuk bën! Nevoja e vendit mund ta kërkojë një ditë, të bashkëqeverisim; njerëzit me mend do të thonë;- po zihen si gratë e liga…
Madje, ky moment më kujtohet, sa herë shikoj nëpër faqet e internetit, se si njerëz keqdashës, me synimin për t?i hedhur benzinë zjarrit, ja kujtojnë përmes vidios, me kohë të plotë; por që s?gjejnë dot, asnjë sekuence reagimi, të Ramës ! Shto këtu edhe qëndrimin e tij, se;- nuk do të bëjë vaki të sulmoj opozitën në sy të ndërkombëtarëve, i japin atij, vlerat e një lideri, që pretendon të ndërtojë shtetin, me standartet e një shoqërie demokratike ! Dua të jem gjithnjë korrekt, në këtë aspekt, ndërkohë që presje nuk ju heq, rezervave te mia, se Rama, në menyrën më të sforcuar, ka anashkaluar vlerat dhe investimin e mjaft personaliteteve të forcës politike që drejton, për të mbështetur një kategori, ku veshtirë se mund të dallosh, vlerë!
Por le të kthehemi aty ku na dhemb, pse gjithçka e kam në funksion të saj: gjendja e PD dhe ?shoc-u? që ka shkaktuar, per të, humbja në Dibër!
Dje, kane nisur serinë e ?analizaveë?, por mesa u njohëm e sa lexuam, përjashto dy tre zërave të vetmuar, gjithçka tjetër të kujton një thënie të famshme të filozofit të lashtë kinez, Konfuci ; ??Nuk kam njohur asnjë njeri që të shikojë gabimet e tij e të dijë të fajësojë vetveten, pasi virtyti ynë është të merremi me të tjerët dhe të gjejmë gabime e faje tek të tjerët??
Kjo ngjante pra, dje në analizën ?e thellë?, teksa për hir të së vërtetës, analiza e disfatës, qe përzjerë me thasët e hashashit; populli i Dibrës , as më shumë e as më pak, anatemohej si kultivues i rëndomte i tij, e që për shkak të ?dozës? së rënduar, s?paska nuhatur e as kuptuar, shpëtimtarët e tij(!)
Të tilla skena, prej qaramanësh, më kujtojnë një film për fëmijë; ?Tomka dhe Shokët e tij ??Komandant Tomka me shokët e tij leckamanë, gjithë urrejtje e tërbim, në krye të fushës së pushtuar nga makinat e luftës?aty përballë tyre një ushtar nazist me helmetë në kokë e qenin për dore, sillej poshtë e përpjetë fushës së tyre?Tomka dhe Shoket e tij, si per te shfryre inatin, nisën të këndojnë; ? O ballistë- gjermanë,/ ju jeni hajdutë/ fushën ku ne luanim/ juve na e zutë?
Komandant Luli ,dhe trimat e tij, të ngujuar në zyrat e SHQUP-it, njëri pas tjetrit, kanë anatemuar kë kanë mundur, kanë sharë e mallkuar popullin që nuk i kuptoi, pushtetin që i vodhi dhe demokratët që i shitën?Por kujt i sherben kjo? Demokratëve jo e jo!
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka pre...
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë.Në këtë mbl...
Deputetja e PD dhe ish ministrat e integrimit Majlinda Bregu...
Me mbështetjen e Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral, fon...
Nxënësit e shkollës 9- vjeçare të Thethit, nisën sezonin e r...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se aktualis...
Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për shtyp ka s...
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi eventin e madh të parë ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Seksioni për Krimet, në Policinë e Poliçanit ka arrestuar në...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri përmes një njoftimi për m...
Institucionet ligjzbatuese dhe të luftës kundër krimit dhe t...
Nikoll Lesi shkruan sot për arsyet e heqjes së mandatit të d...
Pasi është liruar nga Prokuroria, ku u shoqërua për dekonspi...
Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha u shoqërua mbr...
Një ngjarje e pa precedent ka ndodhur mbremjen e djeshme në ...
A do ta thërrasë Prokuroria e Krimeve të Rënda ministrin e B...
“Fshati digjet, Rama krihet”. Kështu ka komentuar kreu i PD-...
Ndërron jetë ish-presideti i Italisë Carlo Azelio Ciampi. Ci...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një konferencë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...