web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thanin 100 kg kanabis, në pranga 2 shqiptarë, 2 rumunë

14 Shtator 2016, 12:21, Aktualitet CNA

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 rumunë si përgjegjësit që u kapën për tharjen e 100 kilogramëve kanabis të sekuestruara në një piceri të braktisur.

Shqiptarët e arrestuar janë Armand Rameta, 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27 vjeç. Policia zhvilloi kontrolle në fshatin Segenzia në rajonin Foggia-s.

Grupi i denoncuar nga banorë të zonës nga frika e posedimit të armëve. Policia gjeti sasinë e drogë që thahej në diell, ndërsa në kuti kanë gjetur gjethe hashashi.

Rreth 20 kg ishte e tharë, mbi 8 kg në formën e boçes dhe më shumë se 71 kg duke u tharë. Policia ka gjetur edhe një pushkë me katër fishekë e fshehur në një panel druri. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga