web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Aventurat e dikurshme të përbashkëta me femra të Meros dhe Shkëlzenit

11 Shtator 2016, 21:42, Aktualitet CNA

Meroja duket se e ka inatin më tepër me Shkëlzenin, djalin e Sali Berishës, se me vetë këtë të fundit. Fakti që Meroja i lejon vetes që sulmet ndaj Shkëlzenit t? i çojë deri atje sa të tallet shumë rëndë me të fejuarën e tij, duke e bërë personazh të rubrikës satirike të përditshme të gazetës së Meros, pasi kishte bërë të tillë gruan e parë të Shkëlzenit, Sadijen, tregon se midis Meros dhe Shkëlzenit ka më tepër se arsye politike. E fejuara e Shkëlzenit, Armina është bërë personazh i përhershëm i rubrikës satirike të gazetës së Meros, me emrin ?Karmina?, një ndryshim kuptimplotë i emrit të saj.
Çelësi për të shpjeguar enigmën e asaj që ka ndodhur mes Meros dhe Shkëlzenit, gjendet në një ngjarje të vitit 1992, kur Sali Berisha kishte vetëm pak muaj që ishte bërë President i Republikës. Berisha në atë kohë kishte një shqetësim për djalin e tij, Shkëlzenin. Këtë shqetësim Berisha e ndau me Meron që ishte një nga gazetarët më afër tij. Saliu i tha Meros pak a shumë kështu:
?Shkëlzeni është 13 vjeç (Shkëlzen Berisha ka lindur në shkurt 1979), por është trupmadh për moshën e tij dhe duket më i rritur. Kam të dhëna se që tani i janë afruar disa femra jo të mira, të cilat duan të përfitojnë nëpërmjet tij. Prandaj dua që t? i Mero t? i rrish pranë, të kujdesesh që të mos krijojë shoqëri të keqe. Ti je i ri dhe mund të ndikosh te ai sikur të ishte vëllai i madh i tij. Edhe unë do ta nxit miqësinë tuaj, duke i thënë që të të drejtohet ty për ndonjë kërkesë që ka për shokët e tij, për ndonjë punë që ka të bëjë me zyrat e shtetit. Andej pastaj ti mund të përdorësh emrin tim kur e shikon të arsyeshme.?
Meroja e mori me shumë zell këtë detyrë. Ai dhe Shkëlzeni u bënë të pandarë. Shkëlzeni më shumë rrinte në shtëpinë e Meros se në shtëpinë e tij. Edhe kur Meroja dilte për të drekuar ose darkuar me gruan e merrnin Shkëlzenin me vete. Shumë shpesh ndodhte që Shkëlzeni të flinte në shtëpinë e Meros. Meroja sapo ishte martuar atëherë. Shpesh ndodhte që kryetari i SHIK Bashkim Gazidede e thërriste Meron natën për punët e tyre, se Meroja në atë kohë ishte bashkëpunëtori kryesor mediatik i SHIK-ut. Në këto raste Meroja i thoshte Shkëlzenit si me shaka: ?Detyra më thërret. A mund të ta besoj ty familjen, vëlla??
Në dhjetor 1992-janar 1993 Meroja u dërgua nga SHIK-u i Gazidedes për një udhëtim pune disajavësh në Europë dhe Amerikë. Gazidedja ishte puritan, ai nuk donte që gjatë udhëtimeve të shërbimit të përzihej puna shtetërore me kënaqësitë. Meros nuk iu dha leje ta merrte gruan me vete. Në vjeshtën e parë (siç i quan muajt Ismail Kadareja, miku i ri i Meros) të vitit 1993 gruaja e Meros lindi një fëmijë. Çuditërisht Meron kjo ngjarje e bëri si të hutuar në vend që ta lumturonte. Për disa ditë ai madje fliste me vete duke bërë llogari kalendarike. Por nuk guxonte të thoshte asgjë më tepër. Veçse mes tij dhe Shkëlzenit pati një lloj ftohjeje, që Meroja e quante një largim të detyruar, për shkak se ai tani kishte shumë punë, duke qenë që ishte propagandisti kryesor i Berishës.
Koha kalonte dhe Shkëlzeni rritej. Në 1995, Sali Berisha e thirri një ditë Meron dhe nuk i foli për punët e tyre por për Shkëlzenin. Shkëlzeni tashmë ishte 16 vjeç dhe shqetësimet e Berishës për të qenë shtuar.
?Shkëlzeni sikur ka qenë shumë pa kontroll këto kohë, -i tha Berisha Meros, -më kanë ardhur informata se ka rënë në shoqëri jo të mirë. Ti Mero më duket se je larguar prej tij. E di që ke shumë punë, por shiko ta kesh parasysh edhe këtë detyrë, rëndësinë e së cilës për mua padyshim që ti e ke të qartë.?
Meroja i dha fjalën Presidentit se do ta kryente edhe këtë detyrë. Kështu që Meroja u afrua përsëri shumë me Shkëlzenin. Ashtu si herën e pare, me afrimin e tyre koincidoi lindja e një fëmije tjetër nga gruaja e Meros, në fillim të vitit 1996. Edhe këtë herë Meroja u pa për disa ditë i menduar dhe duke folur me vete.
Është interesante se, kur Meroja u prish me Sali Berishën, dy vjet pas rikthimit të këtij të fundit në pushtet, njëkohësisht u nda edhe me gruan e tij. Dëshmitarë të cilët kanë qenë në paradhomën e zyrës së Sali Berishës, në bisedën e fundit mes Saliut dhe Meros, thonë se Meroja doli nga zyra e Saliut duke përplasur derën dhe u dëgjua gjysma e fjalisë së fundit që Meroja i tha Saliut duke dalë:
?? u bë Mësimore për djalin tënd!?
?Mësimore? quheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri automjetet që përdoreshin në kursin e shoferave që kursantët të mësonin të ngisnin makinën. Por kjo fjalë fitoi edhe një përdorim tjetër në zhargonin popullor, në kuptimin seksual.
Që nga ajo ditë që Meroja doli nga zyra e Sali Berishës, e ka vënë në shënjestër të satirës së tij Shkëlzenin. A thua vërtet për inat të Sali Berishës, siç e shpjegon Meroja andej-këtej? Pavarësisht konfliktit të Meros me Saliun dhe Shkëlzenit, gruaja e Meros vazhdoi të punonte në një detyrë me rëndësi në administratën publike, duke qenë drejtoreshë përgjegjëse për dhënien e yjeve të hoteleve. Pas të gjitha gjasave këtu ishte ndikimi i Shkëlzenit. Që nga aventura me gruan e Meros, Shkëlzenit iu krijua obsesion erotik për femrat më të mëdha në moshë dhe duket se kjo ka ndikuar në martesën e tij me Sadijen.





Lajmet e fundit nga