Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Mars 1962
Operacioni Northwoods: Hartuesit e planeve ushtarakë hedhin një propozim, ku eksplorohen të gjithë opsionet e mundshëm për të siguruar mbështetje për një ndërhyrje të mundshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës. Këto ide përfshinin veprime terroriste të stimuluara nga qeveria amerikane. Një tjetër sugjerim ishte rrëzimi i një avioni të telekomanduar, i maskuar si një avion civil. Planet u dërguan tek Sekretari i Mbrojtjes i SHBA për miratim, por ata nuk u zbatuan asnjëherë. Disa dekada më vonë, të dy konceptet ? ai i operacioneve të terroristëve falsë kundër civilëve, dhe ai i përdorimit të avionëve të telekomanduar për të simuluar një avion civil ? kanë shkaktuar ndezjen e teorive konspirative që pretendojnë se qeveria e SHBA ka qenë në gjendje të përdorte të njëjtat taktika në ditën e 11 shtatorit 2001.
JANAR 2000
Dy rrëmbyesit e parë të avionëve të 11 shtatorit mbërrijnë në SHBA përmes aeroportit të Los Angelesit. Nawaf al-Hazmi dhe Khalid al-Mihdhar ishin të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste të al Kaedës nga CIA, e cila kishte monitoruar lëvizjet e tyre ndërkohë që ndodheshin jashtë vendit. Por CIA nuk informon FBI-në, kështu që të dy terroristët nuk shfaqen në listën e të dyshuarve për terrorizëm ? dhe duke qenë se kishin viza të vlefshme, hyjnë në Amerikë.
Al-Hazmi dhe al-Mihdhar vendosen në San Diego, duke përdorur emrat e tyre të vërtetë në dokumentat zyrtarë. Njëri prej tyre është i listuar madje në numratorin telefonik të qytetit. Ata fillojnë të marrin mësime në një shkollë fluturimi, por shumë shpejt dëbohen për shkak se nuk dinë mirë gjuhën.
Në vitin 2001, më në fund CIA paralajmëron FBI-në se al-Hazmi dhe al-Mihdhar mund të jenë në SHBA, por tashmë terroristët kanë kohë që janë larguar nga San Diego dhe nuk mund të gjurmohen. Skeptikët e 11 shtatorit kanë hedhur dyshime në lidhje me versionin zyrtar se si dy prej operativëve më të rrezikshëm të al Kaedës kanë mundur të jetojnë për kaq gjatë pa u vënë re.
SHTATOR 2000
Një think tank amerikan, Projekti për Shekullin e Ri Amerikan boton një raport të titulluar ?Ndërtimi i Mbrojtjes së Amerikës: Strategjia, Forcat dhe Burimet për një shekull të ri?. Raporti mbron transformimin e ushtrisë së SHBA, duke e bërë atë më të aftë për të mbështetur aspiratën e tyre për një politikë të jashtme amerikane më aktive dhe internacionaliste. Por, autorët pranojnë se ?procesi i transformimit, edhe nëse sjell ndryshime revolucionarë, me shumë gjasa do të jetë shumë i gjatë, në rast se nuk do të ketë një ngjarje katastrofike dhe katalizuese ? si një Pearl Harbour i ri?. Ky resht ka tërhequr vëmendjen e kritikëve, të cilët argumentojnë se 11 shtatori mund të ketë qenë një përpjekje për të prodhuar efektin e Pearl harbourit. Megjithatë, raporti nuk mbron një veprim katastrofik, ai thjeshtë parashikon pasojat katastrofike nëse ndodh një i tillë. Mes firmëtarëve të raportit, Paul Wolfowitz i cili u bë më vonë numri dy i Pentagonit, dhe Lewis Scooter Libby, që më vonë do të bëhej shefi i kabinetit i zëvendëspresidentit Cheney.
11 SHTATOR 2001
Sipas versionit zyrtar, janë rrëmbyer katër avionë civilë. Tre prej tyre u përplasën qëllimisht me godina, dhe i katërti u rrëzua në një fushë në Pensilvani. 2996 vetë gjetën vdekjen.
0846: Fluturimi 11 i American Airlines përplaset në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.
0903: Avioni i dytë, United Airlines Flight 175 përplaset në Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.
0937: Në Uashington DC, Fluturimi 77 i American Airlines përplaset në Pentagon. Teoritë konspirative hedhin hipotezën që përplasja është e dyshimtë sepse nuk ekziston një filmim i qartë nga kamerat e sigurisë që të tregojë një avion që godet ndërtesën dhe se dëmi i shkaktuar fasadës duket shumë i vogël për tu shkaktuar nga një avion civil i madh.
0945: Fluturimi 89 i Delta Airlines i ndërrohet drejtimi në Klivlënd për shkak të dyshimeve se mund të jetë rrëmbyer. Kryebashkiaku mban një konferencë shtypi ku thotë: ?Fillimisht patëm informacione se avioni ishte rrëmbyer dhe se në të kishte një bombë?. Shumë shpejt u mësua se fluturimi 89 nuk ishte rrëmbyer dhe menjëherë media lokale bën korrigjimet. Sidoqoftë, lajmet e parë të pasaktëe vazhdojnë të jenë në fokus të teorive konspirative.
1002: Fluturimi 93 i United Airlines. Avioni përplaset në Shenksvil, Pensilvani. Sipas teorive konspirative, avioni nuk u rrëzua asnjëherë këtu, për arsye se nuk janë gjetur copëra të mëdha të mbetjeve të avionit në skenën e ngjarjes. Thuhet gjithashtu se avioni mund të jetë qëlluar në ajër, dhe mbetjet e tij janë përhapur në një zonë të gjerë.
1720: Ndërtesa 7 e Qendrës Botërore të Tregtisë, një ndërtesë 47 katëshe pranë dy kullave të mëdha shembet. Nuk ishte goditur nga asnjëri prej dy avionëve të rrëmbyer. Teoritë konspirative mbi 11 shtatorin thonë se u shkatërrua qëllimisht, sepse kishte dokumenta kompromentues në zyrat e CIA, Departamentit të Mbrojtjes dhe Shërbimit të Fshehtë, që ndodheshin në ndërtesë.
12 SHTATOR 2001
Menjëherë pas 11 shtatorit, doli në pah një teori konspirative sipas të cilët qytetarë izraelitë dhe hebrenj ishin parlajmëruar që të qëndronin larg nga ajo zonë nga një person që kish patur dijeni paraprake për sulmet. Historia, që ishte e pavërtetë, e pati burimin në Beirut, shumë shpejt u përhap në Lindjen e Mesme dhe u shfrytëzua nga faqet antisemite të internetit në të katër anët e botës.
10 NENTOR 2001
Presidenti Bush për herë të parë i kundërvihet përhapjes së teorive konspirative mbi 11 shtatorin. Duke folur në selinë e OKB në Nju Jork, ai tha: ?Ne duhet të flasim të vërtetën për terroriizmin. Le të mos tolerojmë asnjëherë teoritë e tmerrshme konspirative në lidhje me sulmet e 11 shtatorit; gënjeshtra dashakeqe që përpiqen të largojnë fajin nga terroristët, që janë fajtorët e vërtetë?.
PRANVERE 2002
Gazetari francez Thierry Meyssan boton librin ?11 shtatori: Gënjeshtra e madhe dhe Pentagate?. Eshtë rrëfimi i tij për 11 shtatorin, ku thotë se avioni i Fluturimit 77 të American Airlines nuk u rrëzua në Pentagon.
MAJ 2002
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave nxjerr raportin e saj mbi shkaqet e shembjes së ndërtesave në Nju Jork në 11 shtator 2001. Kapitulli 5 përshkruan shembjen e Ndërtesës numër 7 të Qendrës Botërore të Tregtisë, që sipas Agjencisë është shkaktuar prej zjarrit të zgjatur i cili dobësoi kolonat që mbanin ndërtesën.
DHJETOR 2002
Botohet raporti i komisionit të përbashkët hetimor të Kongresit në lidhje me dështimet e shërbimeve të inteligjencës para 11 shtatorit. Më shumë se 30 faqe të versionit të botuar janë redaktuar më herët nga qeveria, për shkak të shqetësimeve që lidheshin me sigurinë kombëtare.Më vonë është marrë vesh se shumica e faqeve të redaktuara kishin të bënin me veprimtarinë e dy rrëmbyesve të parë në San Diego si dhe lidhjet e tyre të mundshme me nënshtetas sauditë që jetonin atje. Bashkëdrejtuesi i komisionit, senatori Bob Graham mendon se vecanërisht FBI nuk dorëzoi prova në lidhje me veprimtarinë e dy rrëmbyesve që jetuan në San Diego.
22 KORRIK 2004
Botimi i Raportit të komisionit të 11 shtatorit i ofron publikut versionin më gjithëpërfshirës të asaj cfarë ndodhi atë ditë, por zbulimet e tij nuk arrijnë gjithësesi të ndalin rrjedhën e teorive konspirative.
MARS 2005
Revista amerikane, Popular Mechanics boton një investigim të titulluar ?Zbërthimi i legjendave mbi 11 shtatorin?. Më vonë, artikulli zgjerohet dhe botohet si një libër.
PRILL 2005
Loose Change, një fil m i prodhuar nga regjisori debutues Dylan Avery del në internet. Ai shpërdnahet kryesisht në rrjet dhe shumë shpejt shndërrohet në një fenomen mbarëbotëror, i parë dhjetëra milionë herë. Loose Change merret me shumë aspekte të versionit zyrtar mbi 11 shtatorin, duke përfshirë shembjen e Kullave Binjake dhe Kullës Nr. 7, rënien e avionit në Pentagon dhe atë të avionit në Pensil;vani. Eshtë më popullori i një numri filmash në internet që merren me sfidimin e versionit zyrtar mbi ngjarhjet e asaj dite. Të tjerë shembuj të zhanrit përfshijnë ?Misteret e 11 shtatorit? dhe ?Terrorstorm?.
DHJETOR 2005
James Fetzer, një profesor filozofie në pension themelon rganizatën ?Akademikët për të vërtetën e 11 shtatorit? një lëvizje e cila është përkushtuar për ?ekspozimin e falsiteteve dhe zbulimin e të vërtetave? mbi ngjarjet e 11 shtatorit 2001.
16 MAJ 2006
Filmime të Pentagonit jepen përpara Judicial Watch, një fondacion me qendër në Uashington që mbron llogaridhënien dhe transparencën në qeverisje. Filmimet nga dy kamera sigurie tregojnë një objekt që nuk duket qartë i cili i afrohet ndërtesës dhe pasohet menjëherë nga një shpërthim shumë i madh. Por cilësia e filmimit është shumë e dobët dhe prova jo e plotë. Më vonë, Judicial Watch siguron filmime të marra nga kamera të tjera sigurie nga FBI. Por këto pamje, që janë marrë nga kamera të një pike karburanti aty pranë dhe një hoteli nuk kanë detaje të mjaftueshëm për të kënaqur skeptikët.
31 KORRIK 2006
Botohen në internet prova të procesit kundër Zacarias Moussaoui. Në vitin 2005, Moussaoui u shpall fajtor për komplotim me rrëmbyesit e avionëve. Një pjesë e madhe e provve lidhen me ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë fotografi të vendeve të përplasjes së avionëv e si dhe dokumenta që u përkisnin rrëmbyesve.
25 TETOR 2006
Departamenti i Shtetit hap një faqe interneti me titull ?Teoritë kryesore konspirative të 11 shtatorit?, si pjesë e faqes së vet të internetit me titull ?Identifikimi i Keqinformimit?.
12 SHTATOR 2006
Inspektori i Përgjithshëm i Pentagonit deklasifikon një dokument që vlerëson performancën e ushtrisë së SHBA ditën e 11 shtatorit. Inspektori zbuloi se anëtarë të ushtrisë kishin keqinformuar Komisionin e 11 shtatorit në lidhje me ngjarjet në mëngjesin e sulmeve, por që kjo kish ndodhur për shkak të mënyrës së keqe të mbajtjes së të dhënave dhe burokracisë. Inspektorët shkruanin se nuk kishte prova që ushtria ish përpjekur të keqinformonte qëllimit komisionin në lidhje me ngjarjet e asaj dite. /bota.al
15 vjet nga shembja e Kullave BinjakeMohammed Atta në një mo...
Deputeti socialist, nënkryetari i grupit parlamentar të PD, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë. ...
Komisioni Qendror i gjedhjeve informon te dhënat e marra nga...
Ne nje njoftim zyrtar Policia e Shtetit raporton se “nga të ...
Pseudobektashizmi Meta, në gerrhamat e fundit/ Nga: Agron Pr...
Një rast i pasqyruar sot në media, tregon se akuzat se PS po...
Numerimi i votave per bashkine Diber, pritet te filloje pas ...
Nje nga deputetët e PD-së braktisi fushatën e kandidatit Sh...
Organizata nderkombëtare e monitorimit të zgjedhjeve FM (Mon...
Kisha në periferi të kryeqytetit italian pritet të përfundoj...
Shitësi Tiberio Bentivoglio i mbijetoi një sulmi me armë, dy...
Një biznesmen me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze ësh...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Biznesmeni Fadi Mitri, i rrahur barabarisht të shtunën, ndod...
Rrëfimi i 12 vjeçares E.Y në policinë e Fierit është shokues...
Vrasja e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun në O...
FM (Monitoring Foundation)organizata nderkomebtare e cila po...
Pjesemarrja ne votimet e sotme per bashkine e Dibres ka shku...
Sipas dy referencave në ueb faqe të cilat përcjellin pa ndër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...