“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kjo po që është Qeveri solidare!! Të gjithë ministrat ?janë vënë në rradhë për të marrë në mbrojtje Ministren e Arsimit.
Këtë bëri edhe Ministri Beqaj i cili sinqerisht duhet t?i kërkonte dorëheqjen koleges së tij, e jo ta komplimentonte. Dhe Ministrja e Arsimit t?ja kthente nderin duke i kërkuar dorëheqjen.
Sepse njëri ka shkatërruar shëndetësinë.
Dhe tjetra ka shkatërruar Arsimin!!
?Po le t?i kthehemi aktit normativ për ndryshimet në buxhetin 2016?
Akti normativ për Buxhetin 2016 vjen sërish si ?plaçkë lufte? e pushtetit. Në sektorët jetikë, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetesën e qytetarëve, janë shkurtuar afro 40 përqind e fondeve.
Vjedhja brenda shtetit ?kalon? ekskluzivisht nga paradhoma kryeministrore. Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes është temë donimuese në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve: DASH, BE, PE, BB, më i fundit fare i Transparency International i cili edhe pse I tëri I hartuar nën influencën e qeverisë, nuk shpëton dot pa përmendur një fakt tronditës: Raporti vlerëson se korrupsioni ka lidhje të drejtpërdrejtë me lulëzimin e krimit të organizuar: ?një vlerësim i vitit 2015 për krimin e organizuar në Shqipëri e vendos nivelin e lartë të korrupsionit në polici dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit si një nga arësyet kryesore që e lejon krimin të lulëzojë.?
Në këtë kuadër duhet parë edhe buxheti i prezantuar nga Qeveria si gjithnjë pothuajse në ilegalitet e fshehtësi të plotë. Shëndetësia është sektori i shpartalluar nga korrupsioni i dy basketbollistëve; njëri Kryeministër në detyrë, tjetri me mandatin e ?koordinatorit të korrupsionit?.
Në kujdesin parësor janë shkurtuar 35 përqind e fondeve, ndërkohë që miliona euro janë dhënë për aferën më të madhe, atë të ?Check-up?, për të cilën ka dyshime të forta se familjarë të hetuesve shantazhohen në institucionet shëndetësore për të mbyllur dosjen në prokurori.
Në vitin e dytë të implementimit, pas skandaleve të njëpasnjëshme, qytetarët e kanë braktisur CHECK-UP-in e Ramës dhe Beqes që u ka shkaktuar shkaktuar shumë kokëcarje, kosto jo vetëm financiare por edhe stres psikologjik e mendor?. Check up ka dështuar!! Ka dështuar ashtu si ne e kishim parashikuar dhe paralajmëruar?.të vetmit që përpiqen ta bëjnë të duket mirë për të justifikuar 120 mln Eurot dhënë mikeshës Vilma, janë ata të dy: Rama dhe Beqaj??
Mjekët e Qendrave SHendetësore tregojnë se numri I qytetarëve që bëjnë check up, (pavarësisht manovrave të Beqes) është ulur ndjeshëm këtë vit. Të kesh një hall e të shkosh në një qendër shëndetësore, me urdhër të Beqes, nuk të shërbehet pa bërë check up. Të duhet të marrësh patentë, e shkon në qendër shëndetësore për të bërë analizat, nuk t?I bëjnë?duhet më parë të bësh check up? po s?e bërë check up, mbetesh pa patentë, e nëse mbetesh pa patentë?rrezikon minimalisht gjobë nga policia?
Shteti e ka rrethuar ?qytetarin??ai s?bën dot asgjë pa kryer më parë atë cfarë qeveria e detyron se duhet të bëjë me hir apo pahir. Nuk është më Qeveria në shërbim të qytetarit, por qytetari në shërbim të interesave të qeverisë?
Dështimi I check up, ka krijuar panik te Rama dhe Beqaj ndaj edhe janë vënë në lëvizje javët e fundit:
? Kanë dërguar ekipe nga Fondi I Sigurimit te Detyrueshem Shendetesor dhe ministria në cdo Qendër SHëNDETëSORE që si toga të zeza po ushtrojnë presion ndaj drejtuesve dhe ndaj mjekëve të familjes
Ministri Beqaj po investohet personalisht duke thirrur në Ministri drejtuesit e Qendrave SHëndetësore si dhe mjekët me ?performancë? të ulët në check up në Tiranë?
Raportohet se i nervozuar, me arrogancën e parasë dhe pushtetit të pamerituar, ministri Beqaj ka kërcënuar mjekët e familjes se nëse nuk rrisin numrin e qytetarëve që bëjnë check up, në shtator do t?i pushtojë nga puna. Dhe duket se ?viktima? e parë është shënuar? është shkarkuar një nga drejtuesit e QSH në Tiranë për tu zëvendësuar nga një njeri me precedentë penalë. Prezantimi I tij zyrtar po vonon sepse është shumë I angazhuar me vjedhjen e votave në Dibër?
Po kush ja jep guximin dhe autoritetin Ministrit të Shëndetësisë që të shantazhojë mjekët kur ata nuk kanë kontratë me të por me Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore??
?Përderisa nuk e ka këtë autoritet, atëherë qartazi dhe haptasi, ai po punon për llogari të Vilmës?.
Nga kush dhe si vleresohet performanca e mjekëve të familjes?? Apo Check up tashmë është kthyer në të vetmin indikator performance??
?Po si mund t?I shantazhosh mjekët të cilët I ke lënë të punojnë në kushte mizerabël e I ke vënë përballë dëshpërimit të pacientëve e familjarëve të tyre?? Në vend që t?I incentivojë me shpërblime e paga shtese?kur ju ka mohuar rrogën e 13 që e merrnin cdo qershor?? Apo me keq, i ke ulur pagat me 30-40 mijë lekë secilit (pasi ka gjetur si artificë numrin e banorëve për cdo mjek).
PD është e vendosur për të ndjekur të gjitha rrugët institucionale e ligjore në mënyrë që të bëhet transparencë e plotë në lidhje me këtë skandal të Rames e për të mbrojtur deri në fund të drejtat e bluzave të bardha të Qendrave Shëndetësore.
E ndërkohë që Ministri, vazhdon i jep tendera kompanisë së tij INTECH+ (i fundit para një muaji 520 mln lekë nga Ministri i financave për disa shërbime kompjuterike?) ka lënë pa kurim fëmijët me leucemi. Muaj të tërë fëmijët e vëgjël rrezikonin cdo ditë jetën e tyre se Ministri as kishte nge e as dëshirë të merrej me ta? muaj të tërë lutjet dëshpëruese të nënave binin në vesh të shkurdhër?
Vetëm frika e diskretitimit, pas thirrjeve të shoqërisë civile, pas denoncimit dhe presionit të deputetëve të opozitës në QSUT, e gjeti madje brenda natës ilacin? Krimi në këtë rast është akoma më i madh, sepse Ministri Beqaj e paska pasur mundësinë ta gjente prej muajsh?por thjesht ka neglizhuar ?
përtej lajmit të mirë të sigurimit të ilacit për fëmijët me leucemi deri në fund të vitit, Pyetjet sigurisht janë të shumta. Si e siguroi ministri ilacin? Cfarë procedurë tenderi përdori?? Cila është kompania që fitoi tendërin?? Si u fut ilaci në shqipëri??? Shpresoj që ministri të ketë përgjigje për këto pyetje sot, pasi drejtoresha e qsut i dha urdhër vartësve që të mos na jepnin asnjë lloj informacioni mua dhe koleges Deda? duke shkelur kështu ligjin për statusin e deputetit?
Ndërkohë, vetëm pak ditë nga ky skandal, shpërthen një tjetër histori korrupsioni. Në Spitalin e trajtimit të sëmundjeve tumurale, pacientët në kimioterapi dalin me krevate në lulishte. Urdhri i ministrit Beqaj, pa asnjë konsultë, studim apo analizë, pa pyetur mjek apo profesionistë, në mungesë të në kundërshtim me opinionin e mjekëve, përgjysmoi në mënyrë absurde shtretërit për pacientët që iu nënshtrohen operacioneve, kimiterapisë dhe rrezatimit, në një kohë që nr I pacientëve më këto sëmundje, sipas statistikave zyrtare të ISHP, vitet e fundit ka një trend të frikshëm. Mjekët që e kundërshtuan u përballën me kërcënimin se mund të humbisnin vendin e punës. Onkologjiku është kthyer në ferr për pacientë e të afërm të tyre? pajisje kobalti që ju rrezikojnë jetën dhe janë ende në përdorin, mungesë kurash e barnash, persekutim të stafit mjekësor e tani edhe përgjysmin shtretërish? të zë trishtimi sa herë të duhet të shkosh në QSUT. Duke i inkurajuar dhe falenderuar për këtë rezistencë dhe shërbimin human të tyre, jam e sigurt se shumë shpejt do të dëgjojnë drejtësinë duke vepruar, edhe pse edhe ata shantazhohen cdo ditë nga shefi i ministrit.
Të nderuar kolegë,
Para disa ditësh, në një kronikë të montuar, u shfaq Kryeministri Rama te trauma. Kaq shumë kanë devijuar në norma sa Kryeministri te ortopedia na shiste për arritje e privilegj sigurimin e protezave?.Kjo z Rama,z. Beqaj nuk është arritje!!! Është minimumi i normales që duhet të bënit?. Po vallë aq budalla e dini këtë popull??? po si mund tu thuash shqiptarëve që kemi kursyer 2 mln dollarë nga TVSH për protezat? Po atyre që për kaq e kaq muaj mungesë i kanë blerë duke shpenzuar edhe qindarkën e fundit cfarë do ju thoni?? A kanë kursyer ata?? Me të drejtë një qytetar e pyeste Ramën në statusin e tij në fb: nëse do ja kthente paratë që kishte harxhuar së fundi për të blerë protezat.
Dhe si qershia mbi tortë vjen edhe procedura e tenderimit të protezave. A e dini kush e ka fituar tenderin??? Përgjigja dihet: Vilma. A e dini me cfarë cmimi i ka blerë Ministria këto proteza?? Me cmim sa dyfishi i atyre që shiten të spitalet private (bashkë me shërbimin). Ja pra, kjo është vërtetë arritje!!! Të orientosh buxhetin e shëndetësisë me të gjitha mënyrat dhe format drejt shoqes dhe sponsores. Plot 210 tendera në vlerë 1.76 mld lekë deri në korrik për firmën farmaceutike të saj? pa përmendurt paratë që i shkojnë nëpërmjet check up, prokurimeve për kancelari, mobilje, one stop shop etj etj
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri e qeverisjetë koruptuar dhe antisociale. Shqiptarët janë më mirë pa Edi ramën. Ndaj 11 shtatori do shënojë fillimin e fundit të kësaj qeverisjeje.
Dibra do të jetë si dallëndyshja e parë në pranverën shqiptare!!
Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 8 Shtator 2016
Indrit HOXHAKa një vit që drejtues të shkollave të mesme i k...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se Pre...
Lufta në Siri zhvillohet gati pa praninë e opinionit publik ...
Në fakt, nuk jam anëtar i komisionit të Veprimtarive Prodhue...
Kandidati republikan për president Donald Trump thotë se ame...
Emisioni Investigativ “Fiks Fare” vazhdoi edhe mbrëmjen e s...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim ditën e ...
Dy fjalë lidhur me buxhetin:Me shkurtime ne buxhet, ju keni ...
Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se një avion i saj luftar...
Policia në Francë ka ndaluar një çift tjetër në lidhje me nj...
Transparency International publikon analizënpër Shqipërinë: ...
Qyteti i Çikagos u trondit gjatë fundjavës që i parapriu Dit...
GJERGJ THANASIPas tre vite qeverisje të “Rilindjes” varfëria...
Dritan Hila, ish-zv minister i mbrojtjes ne qeverine Rama ne...
Me ane te nje postimi ne facebook, Kryetari i LDE – Partia p...
Në fund të fjalimit të tij të fortë në parlament, pasi i më...
Donald Lu është rikthyer edhe një herë të flasë për temën e ...
Deputetja e Partisë Demokratike ka folur lidhur me situatën ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...