web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta e karteleve të drogës/Policia kreh zonën e Lekasit

31 Gusht 2016, 15:35, Aktualitet CNA

Forca të shumta policie kanë shkuar në ish-Komunën e Lekasit, sot Bashkia Korcë pas një telefonate ku u raportuar për dy të vdekur dhe disa të plagosur.

Burime zyrtare i thanë CityNeës se policia ka shkuar në fshatin Cerje të Korcës por ende nuk ka identifikuar asnjë viktime.

Banorët e zonës i thanë cityneës se se ka pasur krisma me armë afër zonës së fshatit Cerje por nuk japin detaje të mëtejshme.

Zona e Lekasit është një nga vendet ku dyshohet se grupe të ndryshme kriminale përdorin tokat e lira për të mbjellë kanabis. Policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar për ngjarjen dhe do zhvillojë një operacion të gjerë kontrrolli në zonë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga