Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
12 Gushti është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Rinisë nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999. Tema për vitin 2016 është rruga drejt 2030: zhdukja e varfërisë dhe rritja e konsumit dhe prodhimit të qendrueshëm.
Në kuadër të kësaj dite, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim më Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, UNFPA, OSCE, Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe partnerë të tjerë të shoqërisë civile, organizuan aktivitetet maratonë në të gjithë Tiranën dhe rrethe.
Pedalimi me bicikleta ishte aktiviteti I parë që bashkoi të rinjtë të veshur me bluza me mesazhe për ditën e rinisë me qëllim objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm, për të vazhduar në ëorkshopin me të njëjtën temë.
?Sot është një nga ato data që duhet të dëshmojmë se jemi në të njëjtën axhendë më Bashkimin Evropian, me vendet e Kombeve të Bashkuara dhe me të rinjtë në të gjithë botën që ngrenë zërin për problematika të ndryshme që shqetësojnë rininë. Sot 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë, kthen në vëmendje edhe një herë një temë e cila flitet në mbarë botën: zhdukja e varfërisë dhe rritja e prodhimit të qëndrueshëm. Problematika të cilat ne si MMSR po përpiqemi t?i luftojmë në të gjitha drejtimet dhe do duhet shumë të kemi mbështetjen e rinisë, ne si Ministri po përpiqemi të ngremë rrjetin e të rinjve në të gjithë Shqipërinë që për problematika si kjo e sotmja të kemi një zë mbarëkombëtarë.? ? tha Ministri Klosi.
Ndërsa për objektivat e këtij viti dhe vitit të ardhshëm, Ministri Klosi tha: ?Do duam shumë që organizatat rinore të na mbështesnin dhe së bashku me strukturat partnere, të nisim fushatën mbarëkombëtare kundër dhunës. Dhunës ndaj fëmijëve, ndaj grave, në familje. Përpjekja jonë ka shumë nevojë për zërin e rinisë, që nuk do ngelet brenda konferencave por në terren, pranë rasteve, ndaj duam shumë të marrim raportime, pika kontakti nga lëvizje rinore në mënyrë që të kemi mundësinë e përthyerjes së tyre me aksione institucionale.?
Gjithashtu, pjesë e aktiviteteve ishte dhe Flash Mob pranë parkut Rinia, aktiviteti letrat ?Vishu me Dije? dhe Koncerti me të rinjtë shqiptarë në Amfiteatrin e Liqenit Artificial.
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit:
Shumë faleminderit të gjithë ju që zgjodhët të jeni pjesë e këtij aktiviteti, aktivitet i organizuar edhe nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Ministrinë e Rinisë të Kosovës dhe i dërgoj falenderimet më të vecanta Ministrit të Rinisë së Kosovës, me të cilin kemi edhe një axhendë të përbashkët, e cila nuk është vetëm e jona por edhe e 6 Ministrave të tjerë të rinisë të Rajonit. Kemi firmosuar një marrëveshje dhe shumë shpejt në Tiranë, do të shpalosim një axhendë të përbashkët rajonale të organizatave dhe të strukturave rinore, të cilat do të bëjnë të mundur që rinia shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ata janë, të jenë pjesë e një axhende evropiane rinore.
Po këtë nuk do ta arrinim dot pa mbështetjen e partnerëve tanë strategjik, Kombeve të Bashkuara me të cillët realizojmë edhe aktivitetin e sotëm apo prezencës së OSBE-së në Tiranë, të cilët na kanë dhënë mundësinë që këto përpjekje të përbashkëta të mos jenë vetëm për familjen tonë por në të gjithë botën. Sot është një nga ato data që duhet të dëshmojmë se jemi në të njëjtën axhendë më Bashkimin Evropian, me vendet e Kombeve të Bashkuara dhe me të rinjtë në të gjithë botën që ngrenë zërin për problematika të ndryshme që shqetësojnë rininë. Sot 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë, kthen në vëmendje edhe një herë një temë e cila flitet në mbarë botën: zhdukja e varfërisë dhe rritja e prodhimit të qëndrueshëm. Problematika të cilat ne si MMSR po përpiqemi t?i luftojmë në të gjitha drejtimet dhe do duhet shumë të kemi mbështetjen e rinisë, ne si Ministri po përpiqemi të ngremë rrjetin e të rinjve në të gjithë Shqipërinë që për problematika si kjo e sotmja të kemi një zë mbarëkombëtarë. Edhe në kuadër të implementimit të Strategjisë Rinore dhe Planit të Veprimit për Rininë 2015 ? 2020 të kemi aktivitetet të përbashkëta. Jemi në 6 objektiva për 6 muaj për rininë dhe një nga objektivat që kemi më shumë për zemër është dhe vullnetarizmi. Rritja e strukturave rinore të cilat në mënyrë vullnetare japin kontributin e tyre aty ku ka probleme, aty ku ka të rinj të varfër, me aftësi të kufizuar, me nevojë për mbrojtje shoqërore, etj. Ne si Ministri kemi disa aksione shumë të rëndësishme që do të marrin jetë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe në fillimin e vitit të ardhshëm. Reforma e Ndihmës Ekonomike, projekt I madh ku kërkojmë mbështetjen e organizatave rinore që të na ndihmojnë për familjet në nevojë, për t?I mësuar si të aplikojnë, si të kërkojnë të drejtën e tyre duke na ndihmuar ne për të targetuar varfërinë më mirë. Do duam shumë që organizatat rinore të na mbështesnin dhe së bashku me strukturat partnere, të nisim fushatën mbarëkombëtare kundër dhunës. Dhunës ndaj fëmijëve, ndaj grave, në familje. Përpjekja jonë ka shumë nevojë për zërin e rinisë, që nuk do ngelet brenda konferencave por në terren, pranë rasteve, ndaj duam shumë të marrim raportime, pika kontakti nga lëvizje rinore në mënyrë që të kemi mundësinë e përthyerjes së tyre me aksione institucionale.
Një aksion tjetër i madh për ne, do të jetë reformimi i Institucioneve të përkujdesit. Na duhet shumë që një paketë e tërë ligjore që kemi bërë, si urdhri I psikologut, punonjësit social, ndërmarrjet sociale, ndihma shoqërore, etj., të implementohen. Na duhen padyshim në të gjitha këto levizje, përkrahja e rinisë, të cilave do t?u ofrojmë PR e përbashkët dhe advokacinë tonë, por dhe konkretizimin e punë së tyre me rastet konkrete në jetën e përditshme.
Prandaj në kuadër edhe të kësaj dite, ditë shumë e rëndësishme, ne do duhet shumë të përgatisim aksione të vazhdueshme dhe veprime të përbashkta, me të rinjtë shqiptarë kudo jetojnë, për të prekur ngjarje të vërteta problemesh. Ne jemi pothuajse në fund të një aktiviteti me Ministrinë e Diasporës, intershipi për të rinjtë pranë administratës shqiptare dhe kosovës dhe kuptuam se ka një energji të pashtershme të rinjve shqiptarë nëpër botë dhe do duhet të rrisim akoma këtë rrjet te rinjve shqiptarë nëpër botë, të rinj me potencial të madh për të na ndihmuar me lëvizjet tona institucionale dhe shoqërore.
Suksese të gjithëve në projektet dhe lëvizjet tuaja e dua t?ju garantoj mbështetjen time personale, të Ministrisë së Rinisë por edhe partnerëve tanë për t?ju ndihmuar që zëri juaj të ngrihet për t?u dëgjuar edhe më fort.
Faleminderit!
Pasditen e sotme rreth orës 18:30, nê lagjen “1 Maj” Fier, n...
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan ne rrjetet sociale se ...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiak...
Pandeli Majko pritet të jetë nja nga emrat që do jetë pjesë ...
Qeveria nuk do ju shpëtoje ndryshimeve. Pak ditë më parë kre...
Drekat sportive te Rames dhe Metes vazhdojne te jene gjithmo...
Policia sot ne mesdite mori nje njoftim se ne ish komunen Le...
Votimi në bllok nga shumica parlamentare i njërit prej ligje...
Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar dreka mes kryeminist...
Sonte në këtë banak me të ftuarit Shtupa, Garuzhdja, Dhia, D...
Forca të shumta policie kanë shkuar në ish-Komunën e Lekasit...
Perplasjet per territoret e droges dyshohet se kane sjelle v...
Dy te vrare dhe disa te plagosur ne Lekas te Korces. Ngjarja...
Po lexoja rrefimin e nje gazetareje e cila bashke me kolege ...
Policia u arrestua shtetasi Altin Allmuça, 35 vjeç, banues n...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë...
Partia Demokratike denoncon në një deklaratë për mediat se k...
Një sasi kokaine me vlerën 2 milionë euro ka vënë në pranga ...
14 të vdekur dhe 51 të plagosur është bilanci i një aksident...
Turist në Suedi. Pas një turneu turistik që nisi në Danimark...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...