web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Rama promovon kryebashkiakët Rroshi dhe Veliaj për Rilindjen Urbane

19 Gusht 2016, 08:19, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë Kryebashkiakët Elvis Rroshi dhe Erjon Veliaj, përmes projekteve që i quan Rilindja Urbane.

Elvis Rroshi, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, ndodhet në arrest shtëpie dhe një ditë më parë, Citynews, duke iu referuar burimeve të tij, pasyroi mënyrën sesi ai drejtonte këtë institucion.

Në rrjetet sociale, Rama shkruan se Kavaja ka njohur një transformim të jashtëzakonshëm falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, pas dy dekadash rrënim, gropa e pluhur kudo ku hidhje sytë.

Ndërkohë, në një tjetër postim, Kreu i Qeverisë, shkruan se 23 kopshte e 31 çerdhe të rindërtuara mbi gërmadhat e trashëguara vetëm një vit më parë, janë fytyra rrezatuese e Rilindjes në Tiranë.

?Pas katër vjet rrënimi e pluhurosjeje të përgjithshme, që ishte fytyra kuptimplotë e boshllëkut të vizionit, ideve, aftësisë së kryebashkiakut të ikur siç hyri, sot kryeqyteti ka rigjetur drejtimin e duhur.

Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Rilindje, qentë le të lehin karvani do të ecë përpara?, shkruan Rama në rrjetet sociale. /citynews/

 





07:28 Aktualitet

Lushnje/Kapet hajduti

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën ...

Lajmet e fundit nga