Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Gjergji Koja
Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit dhe njëheraz Kryetar i LSI-së, duket se ka zgjedhur të luajë me aleatin e tij kryesor të koalicionit qeveritar, Edi Rama.
Duket se mes dy politikanëve kryesorë të së majtës ka nisur një lojë nervash mbi atë që konsiderohen si kushte dhe tolerime përsa i takon vijimin të bashkëpunimit. Brenda pak javësh Ilir Meta ka ndryshuar dy herë qëndrimin përsa i takon aleancës së tij me Edi Ramën.
Në prag të reformës në drejtësi paralajmëroi daljen nga koalicioni dhe krijimin e një qeverie teknike. Më pas u tërhoq nga ky vendim, duke e argumentuar vijimësinë e qeverisjes me Ramën si një detyrim ndaj zgjedhësve që në 2013 mandatuan këtë koalicion për të qeverisur vendin.
Por ajo për të cilën Meta duket se nuk ka hequr dorë janë kushtet ndaj Edi Ramës. Ky i fundit prej muajsh ndodhet nën presionin e aleatit të tij, presione që nisin jo vetëm me ndryshimet në Qeveri, por edhe me përcaktimin e atyre që duhet të jenë ministra. Kushti kryesor i Ilir Metës ndaj Edi Ramës është që Sajmir Tahiri të mos jetë ministër i Brendshëm, sikundër Damian Gjiknuri mos të jetë ministër i Energjitikës. Të dy ministrat aktualë konsiderohen si personat që qëndrojnë pas sulmeve direkte apo indirekte ndaj Kryeparlamentarit Meta. Listës mund t?i shtohet edhe Ditmir Bushati, kreu i diplomacisë shqiptare, i cili konsiderohet nga LSI, si politikani që ka sulmuar dhe akuzuar Ilir Metën në çdo kancelari ndërkombëtare, duke dëmtuar imazhin e Kryetarit të Kuvendit.
Në anën tjetër, Ilir Meta i imponoi Edi Ramës të pranojë në Qeveri, Ylli Manjanin, një ndër kritikët më të fortë të Kryeministrit gjatë kohës që ai ishte në opozitë. Madje Manjani ishte një ndër politikanët për të cilin në 2013, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Rama dhe Meta, nuk do të hynte në kabinetin qeveritar, si parakusht i vendosur nga socialistët.
Tashmë, LSI përmes disa figurave në nivel qendror po jep sinjalet se do të vazhdojë koalicionin me socialistët, ndërsa taktikat elektorale janë të fundit në agjendën e kësaj force politike. Në anën tjetër strukturat e LSI në bazë e kanë të qartë se koalicioni me socialistët nuk do të vazhdojë gjatë dhe nuk mungojnë përplasjet, kontestimet deri edhe në akuzat e ndërsjellëta mes tyre dhe socialistëve.
Zgjedhjet në Bashkinë e Peshkopisë për postin e Kryebashkiakut, pasqyrojnë më së miri këtë zhvillim. Ilir Meta deklaroi se kemi të bëjmë me zgjedhje lokale dhe vendimet për mbështetjen e një kanidati i takojnë degës lokale. Me pak fjalë, Ilir Meta largoi përgjegjësinë e strukturave qendrore të LSI-së, për çdo vendim që do të merret nga dega e saj në Peshkopi, edhe pse dihet sesi funksionojnë partitë politike në Shqipëri.
Referuar përplasjeve që ka mes LSI dhe PS në këtë qark, vështirë se dy partitë në rang lokal do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar dhe mbështetur një kandidat të propozuar nga PS, më saktë nga një prej deputetëve socialistë të Qarkut të Dibrës. Kjo do të thotë se çdo vendim që do të marrë dega e LSI-së, që me shumë gjasa nuk do të angazhohet për të punuar për një kandidat të propozuar nga PS, do të mbetet thjesht një vendim lokal, për të cilin PS në qendër nuk mund të akuzojë apo fajësojë LSI në qendër, në një humbje të mundshme më 11 Shtator.
Kjo edhe për vetë faktin se kandidati socialist që përflitet për postin e Kryebashkiakut është një figurë lokale, ndërkohë që përballë tij kandidon Sherefedin Shehu, një politikan karriere, intelektual dhe që ka mbajtur poste edhe në ekzekutivin shqiptar.
Nisur nga sa më sipër duket se Ilir Meta ka nisur lojën ngriva-shkriva me Edi Ramën. Ku herë e paralajmëron se mund t?i rrëzojë qeverinë, herë i jep garanci se mandati qeverisës do të përmbyllet dhe herë jep sinjalet se koalicioni nuk funksionon.
Kjo situatë duket se ka çuar Kryeministrin drejt një zgjidhjeje tjetër, duke ofruar në Qeveri PDIU, e cila pret të marrë poste qeveritare gjatë rikonfigurimit të Kabinetit, duke synuar rritjen e peshës së kësaj force politike, e cila sot numëron 5 deputetë.
Duket se loja e Ramës nuk është ajo e disa muajve për të përmbyllur një mandat qeverisës, për të cilin Ilir Meta thotë se i ka ofruar dy apo 3 deputetë, që qeveria mos bjerë nëse LSI largohet nga koalicioni, por ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deri atëherë Kryeministri mund të jetë i detyruar të shohë lojën e Metës, herë duke ngrirë dhe herë duke shkrirë raportet mes dy partive që bashkëqeverisin prej 3 vitesh. /citynews/
Policia e Vlorës arrestoi një peshkatar nën akuzën e plagosj...
Nga Artan FugaJa une shoh qe neper ministri ka borde e komis...
Një i mitur vetëm 16 vjec u arrestua nga policia e Tiranës m...
Dhërmiu, Jala, Lalzi, Shëngjini, Pogradeci dhe Korça, duket ...
Dy persona u plagosën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shk...
Policia e Fierit arrestoi dy persona me akuzën e posedimit d...
Rreth 2800 rrënjë kanabis u asgjesuan nga policia në Tepelen...
Pas shumë orësh, policia dhe zjarrfikësit kanë vënë nën kotr...
Kjo shtëpi mahnitëse prej gurëve në Los Anxhelos raportohet ...
Mbrëmjen e djeshme, një i ri humbi jetën në Tiranë si pasojë...
...
Policia dhe ekipet zjarrfikëse nuk kanë mundur edhe pas më s...
Një 30 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident rru...
Një turist italian është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit...
Deputeti i PD-së Flamur Noka i është përgjigjur reagimit të ...
Ministri i Emigracionit të Kanadasë John McCallum ka deklaru...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komen...
Një 28 vjecar humbi jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë si paso...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve të cilët ...
Sherri i ndodhur tek tregu i Medresesë mes policëve bashkiak...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...