Kapen 7410 rrënjë kanabis në Tepelenë e Memaliaj/ Kërkohen kultivuesit
Policia vijon aksionin anti-kanabis në mbarë vendin. Këtë he...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvendit, duket se po fiton terren brenda së majtës me figura dhe personalitete të saj ndër vite.
Partia e drejtuar nga Meta tashmë është kthyer në një strehë për socialistët e pakënaqur, nëpërkëmbur, anatemuar, lënë në hije apo përjashtuar nga Partia Socialiste, e cila sot ka si frymë të saj atë që quhet Rilindje.
Meta drejton partinë e dytë më të madhe brenda së majtës, me një rritje nga viti 2004 kur u krijua, duke arritur në rezultatin surprizë të 2013 me 18 deputetë, që janë përcaktues për fatin e mazhorancës së majtë. Një pjesë të konsiderueshme të këtyre votave, Ilir Meta i ka shkëputur nga hambari i votave të PS-së, madje duke nxjerrë shumicën e deputetëve të tij, në ato që quhen bastione të së majtës. Veç kësaj, Meta ka bërë dhe po bën një politikë pragmatiste, duke thithur edhe votat e të lëkundurve, apo personave që shpresojnë të gjejnë një vend pune apo mbarojnë një problem.
Kryeparlamentari ka një situatë tejet të favorshme brenda partisë së tij, e cila e bën komod kundrejt çdo drejtuesi tjetër politik, përfshi këtu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Qoftë Rama ashtu edhe Basha në partitë që drejtojnë nga momenti në moment mund të përballen me grupime apo klane, të cilat herë në mënyrë të hapur edhe herë në heshtje, kanë treguar se nuk mbështesin mënyrën sesi drejtohen këto parti.
Por kjo gjë nuk ndodh me Metën në LSI, i cili ka tërësisht nën kontroll partinë që drejton, aq sa në një moment që ai mund të largohet, bie fjala se mërzitet, kjo parti shkrihet.
Por Ilir Meta e ka të qartë se e gjithë kjo fuqi që ka sot për sot mund të shpërbëhet si ato kalatë e rërës, nëse bie fjala nesër do të kishte një bashkëpunim mes dy forcave kryesore politike, PD e PS, apo nëse Rama dhe Basha, nëse janë kryetarë në partitë e tyre, do të vendosin të bashkëqeverisin.
Nisur nga kjo duket se Ilir Meta po synon krijimin e një federate të majtë, të cilën do të synojë ta drejtojë vetë. Kjo mund të realizohet duke rritur peshën brenda së majtës dhe duke propozuar shkrirjen e partive të majta në këtë Federatë me synimin maksimalizimin e të gjitha votave, përfshi këtu edhe të partive të tilla si PDS, PSD, Komunistë etj.
Ndaj duket se lëvizjet e Metës në drejtim të personaliteteve të së majtës ndoshta nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën e ditës, por me një plan më afatgjatë. Fakti që shumë nga figurat e PS-së ndër vite, kanë gjetur strehë tek LSI apo e shikojnë Metën si politikanin që mund t?I mbrojë nga sulmi i rradhës që i vjen nga Rilindja, tregon se ai po kap ose po thith bazën reale të së majtës, socialistët e vjetër.
Ai e di mirë urrejtjen që kjo pjesë ka ndaj tij që pas hyrjes në koalicion me Berishën, por në anën tjetër ai po përpiqet të minimizojë efektet negative duke ofruar figurat reale të së majtës.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja sepse sot personat më të anatemuar politikisht nga Rilindja e PS-së janë pikërisht këta politikanë që kanë dhënë kontribute ndër vite për partinë më të madhe të së majtës.
Nëse do të analizohen të gjitha lëvizjet brenda së majtës, shihet qartazi që Meta ofron cilindo që për hir të një arsyeje apo një tjetre ikën nga PS, zihet me Ramën apo përjashtohet prej saj.
Të vetmin problem që Kreu i LSI-së ka brenda së majtës janë ato që quhen Rilindas, Mjaftistë apo G 99, të cilët janë kuptuar në PS dhe që herë pas here lëshojnë akuza mbi dhe nën brez, hapur apo indirekt në drejtim të tij.
Por Meta mban balancat me të pakënaqurit nga Rama brenda PS-së, me figurat dhe personalitetet e së majtës të larguara apo përjashtuara, me liderin historik të PS-së, Fatos Nano dhe çdo socialist tjetër të lënë nën hije nga Edi Rama.
Meta e njeh shumë mirë funksionimin e PS-së, duke qenë pjesë e saj nga 1991 deri në 2004, ai e ka të qartë se socialistët më mirë do të mirëprisnin atë sesa çdo Mjaftist apo G99. Kreu i LSI-së e ka të provuar këtë në kohën e katarsisit të nisur nga Nano 15-16 vite më parë, kur megjithëse dukej njeriu më i fortë brenda PS pasi ishte edhe Kryeministër dhe fitoi zgjedhjet e 2001, nuk arriti të fitonte socialistët e thjeshtë përballë liderit historik të së majtës.
Në kushte të tilla, duket se Ilir Meta po bashkon të gjithë faktorët anti-Rilindje brenda së majtës, ndoshta jo për ti anëtarësuar në LSI, as për ti përfshirë në lista deputetësh, por me synimin e qartë, krijimin e një federate të majtë, jashtë së cilës mund të mbeten vetëm Mjaftistë apo G 99. /citynews/
Policia vijon aksionin anti-kanabis në mbarë vendin. Këtë he...
Një 17-vjeçar është ndaluar nga policia pasi teksa udhëtonte...
Në një kohë kur të gjithë maturantët po tentojnë të fitojnë...
Një avion mallrash ka dalë nga pista në aeroportin e Bergamo...
Një 49-vjeçar nga qyteti i Fierit është arretsuar në flgranc...
Petro Koçi, zv.ministër i Mbrojtjes, i ka drejtuar një apel ...
Ngjarjen e ka dënuar edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili de...
Tre ditë para votimit të projektit kushtetues i cili i hapt...
Pas sulmit të mbrëmjes së kaluar në Kuvendin e sotëm, kjo ës...
Mbreti Ahmet Zogu, pas largimit nga Shqipëria me pushtimin e...
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga burgu të grosisti...
Një shpërthim me predha antitank ka ndodhur rreth orës 23:00...
Ish presidenti Rexhep Meidani as nuk e mohon as nuk e pohon...
...
Aktori i njohur Clint Eastwood zgjedh të votojë kandidatin r...
Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një komenti ...
Thelbi i tragjedisë së lashtësisë konsistonte tek “katarsisi...
Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh tek Kuvendi i Koso...
Ndërkohë që për një shumicë njerëzish këto suita janë shumë ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...