Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Çdo muaj të kësaj vere, dhjetëra fluturime çarter me më shumë se 150 njerëz në bord ulen në aeroportin e Tiranës, vetëm me turistë nga Ukraina.
?Nga mesi i majit deri në shtator na vijnë tre nga këto çarter çdo dhjetë ditë sepse turistët ukrainas tani po zbulojnë Durrësin, Vlorën, Sarandën dhe Ksamilin,? thotë Tetiana Bajraktari, pronare e agjencisë së udhëtimit Aler Travel, që synon t?i njohë pushuesit ukrainas, rus dhe folësit e tjetër të rusishtes me bukuritë e Shqipërisë.
Bajraktari erdhi nga Kievi në Tiranë nëntë vite më parë për t?u martuar. Në Ukrainë miqtë dhe familjarët e saj ishin të shqetësuar për jetën e saj të re me një burrë shqiptar si rezultat i imazhit stereotip që kishin në mendje.
?Përpara se të vija, dëgjova se Shqipëria ishte një vend fanatik mysliman me kriminalitet të përhapur dhe pa shumë gjëra për të ofruar,? tha ajo për BIRN.
?Ajo që gjeta ishte një realitet krejt i ndryshëm dhe misioni im u bë i qartë; duhej t?i tregojna njerëzve në Ukrainë se gaboheshin,? shtoi ajo.
Me atë ide në mendje dhe me synimin për të filluar një biznes të mirë në vendin e saj të ri, Tetiana krijoi agjencinë e saj turistike në vitin 2013.
Pas pak, mundimet e saj filluan të shlyhen dhe grupet e para të ukrainasve filluan të tregojnë interes në Shqipëri.
Vendi që ngjan perfekt në pankartat promocionale, me opsione më të lira se Mali i Zi dhe Greqia fqinje dhe ofertat fillojnë nga vetëm 300 euro për 11 ditë në bregdet.
Por ndërsa Tetiana dhe agjenci të tjera udhëtimi po sjellin gjithnjë e më shumë turistë për herë të parë në Shqipëri çdo vit, telashet e vendit me infrastrukturën turistike ? rrugët, linjat e fluturimeve dhe akomodimin ? mbeten të pazgjidhura.
Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit raportoi se pati 4.1 milionë turistë vendas dhe të huaj në Shqipëri në 2015.
Brunilda Licaj, një eksperte në turizëm dhe profesoreshë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës i tha BIRN se ttë gjithë treguesit sugjerojnë se numri do të jetë edhe më i lartë këtë vit.
?Shifrat e turistëve nga Ukraina, Polonia, Suedia, Gjermania dhe Zvicra po rriten këtë vit në Shqipëri. Besoj se faktori kryesor ka qenë pjesëmarrja e vendit në shumë ekspozita turizmi kohët e fundit,? tha ajo.
Një tjetër faktor, sipas Licaj është numri në rritje i kroçierave dhe jahteve private që po ndalojnë në portet e vendit.
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit, ËITTC, një autoritet global për kontributin social dhe ekonomik të turizmit, në raportin e vet të fundit vlerësoi se kontributi direkt i turizmit në Shqipëri për 2015 ishte i barasvlefshëm me 6 për qind të PBB-së, një shifër që pritet të shkojë në 7.9 për qind deri në 2026.
Raporti gjithashtu theksoi se në 2015, turizmi dhe udhëtimet mbështetën direkt 51,000 vende pune në Shqipëri, 5.5 për qind të punësimit total.
?Kjo pritet të rritet me 3.4 për qind në 2016 dhe dhe të shkojë në 7.4 për qind të punësimit total në 2026,? thotë raporti.
Megjithatë, ndonëse qeveria deklaron se është plotësisht e angazhuar në mbështetjen e sektorit turistik në vend, agjencitë dhe operatorët përballen me vështirësi pafund dhe mungesë të ndihmës nga shteti.
Pengesa më e madhe në rritjen e turizmit në Shqipëri konsiderohet infrastruktura e keqe, publike dhe private.
?Ne donim të fillonim sezonin turistik veror këtë vit në fillim të prillit, por në Sarandë dhe zona të tjera turistike, rrugët ishin ende në rikonstruktim,? vërejti Bajraktari.
Ajo pa një tjetër vështirësi madhore në faktin se industria e hotelerisë në Shqipëri nuk është e organizuar. ?Ne ende nuk kemi një sistem të standardizuar për vlerësimin e hoteleve,? tha ajo.
Brunilda Licaj e quan ?ofertën e fragmentizuar turistike? një problem real për Shqipërinë, ndonëse vendi ka avantazhin e plazheve të bukura në jug dhe çmimeve më të ulëta krahasuar me Turqinë. ?Neve na mungojnë ende paketat me gjithçka të përfshirë,? theksoi ajo.
Një tjetër pengesë është çmimi i lartë i biletave të fluturimit në Shqipëri dhe mungesa e fluturimeve direkte.
Më shumë duhet bërë gjithashtu te shërbimi i klientit, një fushë që vende si Greqia, Mali i Zi dhe Turqia e kanë përsosur.
?Një tjetër problem për ne është se Shqipëria ka vetëm një grup të vogël njerëzish që flasin gjuhët ish-sovjetike, ndaj shumicën e kohës duhet të punësojmë njerëz nga Ukraina për ta bërë këtë, gjë që shton kostot tona,? tha Bajraktari.
Agjencia e saj tani po peshon idenë e sjelljes në Shqiëpri të turistëve rusë përmes një linje çarter.
Por për tani pengesat e vjetra mbeten në vend. ?Po ngadalësojnë planet tona, pasi duhet të jemi të kujdesshëm? Në këtë industri, kemi shprehjen: Më mirë pa turistë sesa me një turist të zhgënjyer?, përfundoi ajo. /BIRN/
Udhëtarët që i shpëtuan shpërthimit të avionit në aeroportin...
Përplasja prej disa muajsh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kr...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, dhe ka nisur pro...
Rastet e vjedhjeve në këto ditë të nxehta vere janë rritur ...
Ministria e Energjetikës, në javën e fundit, lajmëroi ndërti...
Pas një konflikti për motive të dobëta me një 49 vjeçar një ...
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, bën “...
Në kuadër të rishikimit të buxhetit 2016, ministria e Financ...
Policia e Vlorës ka publikuar fotot e skafeve të sekuestruar...
Krijohet në Rusi “JunArmija”, organizim ushtarako-patriotik ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua në Bratislavë me Zv.K...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar përmes një postimi ...
Kryeminsitri Rama ka zgjedhur bregdetin e jugut pëqr të kalu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet ...
Një sherr me thika ka shkaktuar panik në tragetin e linjës ...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet duke promovuar projektet e ...
Ministria e Energjetikës në javën e fundit lajmëroi ndërtimi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...