web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Vendet që meritojnë më shumë turistë, sipas “National Geographic”

3 Gusht 2016, 22:55, Aktualitet CNA

Janë disa vende që kanë një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, por për disa arsye, siç mund të jenë izolimi prej diktaturave apo pushtimet e njëpasnjëshme e luftërat politike, nuk preferohen prej turistëve, të cilët kanë frikë të shkojnë dhe të vizitojnë këto destinacione. Megjithatë, ?National Geographic? ka bërë një përmbledhje të 10 vendeve të cilat tani janë mjaft të sigurta dhe shumë të rekomandueshme për t?u vizituar.

Armenia
Edhe pse Armenia ka qenë një vend me konflikte që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, tanimë ky vend është i qetë dhe i sigurt për t’u vizituar. Armenia ka qenë vendi i parë në botë që ka adoptuar kristianizmin si fe, ndaj dhe aty mund të gjeni disa nga kishat më të vjetra. Gjithashtu, përveç kishave mund të vizitoni parqe të mëdha me lloje bimësh të pazakonta. Nëse vendosni të vizitoni Armeninë, mos lini pa parë nga afër tempujt Garni. Duke qenë se kufiri me Azerbajxhanin ende nuk është stabilizuar plotësisht, përpiquni të mos shkoni në zonën Goris apo Tatev.

Nikaragua
Shpesh këtë vend e lidhin me krimin, konsumimin e lëndëve narkotike dhe jetës jo të qetë, por kjo sepse Nikaragua është vendi më i varfër i Amerikës Jugore, sepse nëse i referohemi statistikave Kosta Rika dhe Panamaja kanë shifra më të larta për sa u përket këtyre fenomeneve. Kohët e fundit qeveria ka investuar shumë në infrastrukturë dhe ju mund të gjeni disa nga plazhet më të bukura të botës në këtë vend. Mos harroni të provoni kuzhinën tradicionale të vendit, sidomos ushqimin e quajtur “vigeron”. Sigurisht, si në çdo vend tjetër që është i varfër duhet të bëni kujdes nga ndonjë vjedhje e rastit, por kjo nuk duhet kthyer në arsye se pse mos të shijoni pushimet tuaja.

Nepal
Industria e turizmit në këtë vend është prishur kryesisht nga dëmet natyrore si tërmetet. Megjithatë duhet thënë se situata tani është mjaft e qetë. Edhe pse disa nga vendet më të bukura për t’u vizituar janë dëmtuar gjatë tërmeteve, ju keni mundësi të vizitoni tempuj që prej shekullit V, që i kanë rezistuar kohërave. Nepali është vendi i duhur për ata që pëlqejnë aventurën dhe çmimet janë vërtet të ulëta. Përpiquni që të futeni në traditën vendase dhe të jetoni si vendasit, pasi do ta shijoni më shumë.
Janë disa vende që kanë një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, por për disa arsye, siç mund të jenë izolimi prej diktaturave apo pushtimet e njëpasnjëshme e luftërat politike, nuk preferohen prej turistëve, të cilët kanë frikë të shkojnë dhe të vizitojnë këto destinacione. Megjithatë, ?National Geographic? ka bërë një përmbledhje të 10 vendeve të cilat tani janë mjaft të sigurta dhe shumë të rekomandueshme për t?u vizituar.

Iran
Irani ka qenë për një kohë të gjatë një vend mjaft me rrezik për turistët. Megjithatë, duke qenë se situata shfaqet shumë më e qetë, edhe turistët nga Amerika janë duke marrë viza elektronike, çka e bën shumë më të lehtë procesin. Nëse doni të prekni nga afër historinë, Irani është një nga ato vende që ua lejojnë këtë. Gjithashtu kuzhina dhe mikpritja iraniane janë dy veçori që duhet me patjetër t’i provoni të paktën një herë në jetë. Zona e quajtur Yazd është perfekte për të kaluar muajin e mjaltit, sepse është një nga vendet më romantike në botë. Diçka që duhet të keni parasysh është kodi i veshjes së femrave, pasi ndiqet kodi mysliman për të ecur në rrugë.

Kosova
Vendi më i ri në Europë nuk ka qenë shumë i preferuar nga turistët për shkak të konfliktit të bujshëm me Serbinë. Por gjithsesi tashmë që lufta ka marrë fund, Kosova është një nga vendet më të bukura dhe ekonomike për të vizituar në Europë. Prishtina dhe Prizreni janë dy vende mjaft interesante për t’u parë pasi mund të vini re kulturën e trashëguar nga Perandoria Osmane të ndërthurur me modernizimin e ditëve të sotme. Lagjet e vjetra dhe kuzhina e pasur janë elemente më tepër për t?ju bërë të vizitoni Kosovën. Nëse pëlqeni alpinizmin dhe aventurat në male, ky është vendi i duhur.

Uzbekistani
Uzbekistani është një nga ato vende që për një kohë të gjatë ka vuajtur izolimin nga diktatura të ndryshme dhe ka qenë një vend ku terrorizmi ka qenë prezent. Megjithatë, tani Uzbekistani është një nga vendet më të qeta për turistët. Bukuria arkitekturore dhe monumentet historike do t’ju bëjnë të doni të ktheheni sërish në këtë vend. Provoni kuzhinën orientale të ndërthurur me atë moderne për një shije që nuk do ta gjeni askund tjetër. Edhe pse vendi tanimë paraqitet i stabilizuar mirë është që mos të komentoni me vendasit mbi problematikat e tyre të mëparshme sepse ndjeshmëria e tyre është e lartë.

Shqiperia
Për dekada me radhë, Shqipëria ka qenë një vend i izoluar dhe nuk mund të vizitohej si pasojë e diktaturës komuniste. Megjithatë, tani që Shqipëria ka implementuar demokracinë gjithçka është shumë më e lehtë. Një sërë qytetesh mbrohen nga UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra, të cilat janë vende që duhet t’i vizitoni patjetër. Riviera bregdetare shqiptare është një perlë, ndaj mos ngurroni të zbuloni sa më shumë plazhe të paprekura nga dora e njeriut. Ushqimi është një nga elementët më të mirë të turizmit shqiptar, pasi është lirë dhe BIO. Shqiptarët janë mjaft mikpritës dhe do t’ju ndihmojnë të gjeni gjithçka që kërkoni të vizitoni, madje ka raste kur ata ju shoqërojnë personalisht dhe ju ftojnë edhe në shtëpitë e tyre.

Timor Lindor
Pjesë e arkipelagut indonezian, ky ishull është një parajsë në Tokë. Duke qenë se ka qenë koloni portugeze për një kohë të gjatë, nuk ka qenë i aksesueshëm nga turistët. Megjithatë, pas pavarësisë ky vend është mjaft i qetë dhe i stabilizuar. Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas bukurive natyrore dhe që nuk janë prekur nga dora e njeriut, ky është vendi i duhur. Notoni dhe zbuloni disa nga peshqit më të rrallë në botë. Çmimet janë mjaft të lira dhe mund të provoni disa ushqime vërtet ekzotike. Duke qenë se ky është një vend ku infrastruktura nuk është ende e stabilizuar kini kujdes në rrugët që ndiqni se mund t?ju çojnë në destinacionin e gabuar.

Gjeorgji

Ka pasur revolucione, kaos, luftëra dhe për shumë vite një vend aspak i rekomandueshëm për t’u vizituar. Megjithatë tanimë ai është një vend jo vetëm i qetë, por që po përparon shumë shpejt. Ju mund të prekni nga afër trazirat e dikurshme të vendit, pasi disa objekte të rrënuara janë lënë të tilla me qëllim për turistët. Përveç tyre, pjesa tjetër është mjaft inovative dhe moderne. Pijet alkoolike dhe koktejet janë të rekomandueshme por sigurisht duhet të keni kujdes me masën.

Tunizi
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Egjipti, Libani dhe Siria, ky vend ka qenë gjithnjë më i qetë, por duke qenë i rrethuar nga vende mjaft problematike duket se turistët kanë pasur frikë të vizitojnë Tunizinë. Ju mund të prekni kulturën islamike dhe të zbuloni një panoramë tjetër të saj, krejt ndryshe nga ajo që përpiqet të jepet në media kur i referohen islamizmit për sulmet terroriste. Mos lini pa vizituar zonën Djerbahood, në të cilën mund të shikoni artin e rrugës, që është mjaft i veçantë në këtë vend.
anë disa vende që kanë një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, por për disa arsye, siç mund të jenë izolimi prej diktaturave apo pushtimet e njëpasnjëshme e luftërat politike, nuk preferohen prej turistëve, të cilët kanë frikë të shkojnë dhe të vizitojnë këto destinacione. Megjithatë, ?National Geographic? ka bërë një përmbledhje të 10 vendeve të cilat tani janë mjaft të sigurta dhe shumë të rekomandueshme për t?u vizituar. /citynews/





Lajmet e fundit nga