Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Andi Bushati
Ka gati një ekzaltim midis shumë prej hierarkëve të PS-së dhe mediave pranë së majtës për prishjen e Edi Ramës me Koço Kokëdhimën.
Disa kanë shpresë se më në fund partia do të çlirohet nga pashai i Jugut. Disa të tjerë se nuk do të kenë më mbi kurriz atë hotelin pa leje në Qeparo, që u dukej sikur u prishte të gjithë fasadën e aksioneve për rivendosjen e shtetit. Disa ndihen më të lehtësuar kur e shohin Kokëdhimën në krahët e Metës, duke pretenduar se tashmë ?të gjitha plehërat? e koalicionit janë më në fund jashtë radhëve të Rilindjes.
Po t’u shtosh këtyre ndjenjave të përziera edhe çlirimin nga xhelozia për njeriun që shitej si guruja i shefit të tyre, edhe frymëmarrjen se Rama shpëtoi nga një tjetër njollë, edhe zemërdridhjen se tashmë është hapur një vend në paradhomën e kryeministrit, përmasa e ngazëllimit bëhet më e prekshme.
Por, përpos faktit se titujt e gazatave për dy dashnorët politikë që nuk do të plaken sëbashku në Vuno vazhdojnë të shesin, asgjë e re nuk ka ndodhur.
Prishja Rama- Kokëdhima nuk është një ngjarje politike. Ajo nuk mund të trajtohet as si shpëtimi i kryeministrit nga kthetrat e së keqes dhe as si ndarje me të shkuarën e tij të errët.
Vërtet që Koço Kokëdhima ka qenë një nga njollat e shumta në biografinë politike të Ramës. Që kur ish ministri i Kulturës i fali në mënyrë krejt abuzive gazetën ?Sporti Popullor?; që kur ish kryebashkiaku i Tiranës i dha me dhjetra leje ndërtimi dhe eksluzivitetin e billbordeve të reklamave në kryeqytet; që kur kryeministri aktual, vendosi të arrestojë mbledhësit e antikuarëve dhe ikonave të vjetra, i dhuroi menaxhimin e Albpetrolit, i toleroi ndërtimet në buzë të detit dhe e bëri një lloj shpërndarësi okult të vendeve të punës në shtet, Kokëdhima është vizatuar si pjesa e errët në një çift me projekte dhe biznese të përbashkëta.
Aq e fortë dhe e kudoprekshme ka qenë kjo lidhje sa që tek shumëkush qe krijuar ideja se një divorc me këtë dashuri të hershme, do ta bënte Ramën më të mirë.
Në fakt nuk është aspak kështu.
Po të shohësh se si po sillet kryerilindasi ndaj përpjekjeve të dyshes Kokëdhima- Meta për të bashkuar votat me opozitën dhe për ta rrëzuar atë, e kupton më lehtë se e keqja nuk mund të mbajë siglën ?2K?. Fatkeqësisht i keqi është vetëm 1 dhe i përhershëm.
Të gjitha infot thonë se Rama në tentativën për t’u zvarritur në pushtet po shkon poshtë dhe më poshtë.
Këtë e tregon përpjekja e tij sfilitëse për të siguruar 71 votat përballë aleancës së re Meta- Basha- Kokëdhima.
Ai sapo ?ka blerë? nga PD të vetmin deputet që për një kohë të gjatë socialistët e vendosnin në krye të të gjitha listave të procesit të dekriminalizimit. Ai ka ripërtërirë plotësisht mardhënien me Tom Doshin. Ai ka filluar pazaret e tregut çam duke shitur drejtorë doganash në këmbim të votave në parlament.
Pra shkurt, në vend që ta pastronte, ashtu siç shpresonte shumëkush, thyerja me bashkëudhëtarin e tij të vjetër, vetëm sa ka shërbyer për të nxjerrë në pah anën më të errët të Edi Ramës. Ajo ka treguar se ai heq dorë nga një e keqe, vetëm nëse lidhet me një të keqe më të madhe. Se ai është i gatshëm të prishë një aleancë të pavirtytshme vetëm në emër të përfitimit të një lidhje edhe më të pamoralshme. Se ai mund ta shesë një të fortë me kostum, vetëm kur ka siguruar mbështetjen e një banditi të armatosur.
Aleancat e tij me Ilir Metën, me Koço Kokëdhimën, me Tom Doshin, me Mark Frrokun, me Arben Ndokën, me Armando Prengën me Elvis Roshin, nuk janë rastësi. Ato janë e vetmja rrugë që ai di të ndjekë në politikë.
Ndaj dhe ata që entusiazmohen nga çdo dovorc i ri i Ramës e kanë të kotë. Në shtratin e tij do futet një përdhunues edhe më i keq. /Lapsi.al/
Vendosja e një sasie lënde plasëse në banesën e H.L nga fsha...
Nafta ka rënë të henën në mëngjes, duke përmbysur fitimet më...
Presidenti amerikan, Barack Obama autorizoi një mision ushta...
Gjergj Cukali i njohur ndryshe si “i forti” i Myslym Shyrit ...
Moti i ngrohtë mund të ju shtyjë që të mbani ushqimin tuaj s...
Sa shpejt harruat ju thashe… kur lendimet nga shperthimet ne...
Policia e Tiranës ka kyer një tjetër goditje kundër trafikim...
Gazmir Daci i cili ishte shënjestra e atentatit në burgun e ...
Policia shqiptare po vrojton ditët e fundit grupe të shtuara...
Çdo drejtuesi automjeti mund ti ketë ndodhur që kur parkon k...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se qeveria teknik...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Bashkisë së Peshkopis...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima zhvilloi n...
Marina italiane bëri publike video që tregojnë disa operacio...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu shprehet se mbështet opsi...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në li...
Duke e konsideruar një “djall” kundërshtaren e tij Hillary C...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...