Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se qeveria teknike nuk është një opsion, duke mohuar në këtë mënyrë deklarimet e bëra po prej tij rreth dy javë më parë se me miratimin e reformës në drejtësi vendi do ketë një qeveri teknike.
Deklarata e Metës erdhi pak momente pasi kreu i PD-së Lulzim Basha vlerësoi rolin e Kryetarit të Kuvendit në procesin e reformës në drejtësi, ndërsa shprehu qeverinë teknike si një kusht për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Një ditë më parë, Meta zhvilloi një takim dy orësh me ish-Presidentin Rexhep Meidani, më pas në mbrëmje takoi për disa minuta Kryeministrin Edi Rama, ndërsa iu rikthye takimeve dhe qëndrimit për disa orë me ish-deputetin Koço Kokëdhima.
Që koalicioni mes PS dhe LSI ndodhet shumë pranë çarjes kjo është një gjë evidente dhe e pohuar nga të dy partitë kryesore në qeveri. Por duket se Ilir Meta po shfrytëzon më së miri këtë pozitë, duke ushtruar nga njëra anë presion ndaj Kryeministrit, dhe në anën tjetër duke mbajtur me shpresë PD-në se mund të largohet nga Qeveria dhe të krijojë një krizë politike në mazhorancë.
Në këtë mënyrë Meta ka vendosur veten në një pozicion lakmues, ku si Rama ashtu edhe Basha po e shikojnë si njeriun që do të vendosë balancat ose pro PS ose pro PD-së.
Loja e Kreut të LSI nga dita në ditë po bëhet edhe më e lexueshme, për faktin se në momente të caktuara është ai që në mënyrë indirekte jep sinjalet sa në njërin kamp ashtu edhe në kampin tjetër.
Kështu ndodhi edhe dy ditët e fundit, kur nga stafi i tij, u njoftua për takimin ose më saktë për drekën me ish-Presidentin Meidani, i cili do të ndërpriste pushimet në Pogradec dhe do të udhëtonte drejt Tiranës. Që ish-Presidenti nuk ka ndërprerë pushimet për të ngrënë një drekë me Metën kjo është shumë më e besueshme, sesa varianti që Kryeparlamentari paraqiti para mediave se dreka ishte lënë prej kohësh.
Nëse kjo do të ishte një drekë private, pra thjesht mes miqsh socialistë, sikundër do të shprehej Koço Kokëdhima, atëherë nuk kishte pse dy ditë para saj, të qarkullonte lajmi se ish-Presidenti është një kandidat për Kryeministër në Qeverinë teknike dhe kjo të pasohej nga një sulm në mediat e kontrolluara apo shumë pranë Kryeministrit ndaj figurës së Meidanit. Ish-Presidenti kishte kohë që ishte tërhequr nga politika aktive dhe nuk kishte arsye sepse ai të vihej nën shënjestrën e mediave, nëse më parë nuk do të shitej lajmi se Meta do të takonte Meidanin.
Por, duket se kjo situatë ku palët shahen dhe përplasen i intereson vetëm Ilir Metës i cili shfaqet si njeriu i konsensusit , si politikani mbi palët, që në momente kritike është çelësi i zgjidhjes së problemit. Këtë bëri për reformën në drejtësi, më pas bëri shoë kur me nxitim u përhap lajmi se meqë konsensusi për 7 pr/ligjet e reformës në drejtësi rrezikohej të prishet ai ndërpreu vizitën në SHBA dhe erdhi në Tiranë, për të garantuar konsensusin.
Por mos u çudisni, kur në një tjetër moment Meta të mërzitet me pozicionin e njeriut konsensual osembi palët dhe të nisë sulmin ndaj dy partive, PS dhe PD, duke i cilësuar si parti të vjetra që duan vetëm konfliktet dhe të kujtojë rastet kur ai ka garantuar stabilitetin dhe konsensusin.
Kjo mund të jetë kostoja që mund të paguajnë Rama dhe Basha me terrenin e lirë që i lanë Metës gjatë javëve të fundit për reformën në drejtësi, ku ai nuk sillej si një bashkëdrejtues i një qeverie të dështuar, por si një President që qëndronte mbi palët dhe që s?kishte interes tjetër veç uljes së tensionit politik. /citynews/
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin,...
Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Bashkisë së Peshkopis...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima zhvilloi n...
Marina italiane bëri publike video që tregojnë disa operacio...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu shprehet se mbështet opsi...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në li...
Duke e konsideruar një “djall” kundërshtaren e tij Hillary C...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherazi Kryetar i LSI-së, n...
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mje...
Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 persona dhe deklara...
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Shukri Xhelilit për lirim...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Njihet si rruga e qelqtë! Rruga kalon mbi një humnerë 1400 m...
Bain ishte shpallur fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të f...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Kr...
Kryetari i Kuvendit, njëherëz edhe Kryetar i LSI-së, Ilir Me...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv me shkurre dhe p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...