Protestat para Kryeministrisë/ Berisha: Mbështesim të drejtën e çdo qytetari për të protestuar
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Një ish-punonjës i shoqërisë që administron aeroportin ?Nënë Tereza? ka denoncuar publikisht Erjon Veliajt si personin që ka ndikuar në shkarkimin e tij nga puna.
Publikimi i imazheve të biletave të prera nga Veliaj dhe bashkëshortja e tij për një udhëtim busines class në Sri Lanka. Vizita e Veliajt në Sri Lanka bëri jo pak bujë një vit më parë, kjo pasi ai u largua nga vendi në një kohë kur Tirana ishte tërësisht e përmbytur.
E ndërsa i hipi avionit për tu larguar përmes zyrës së tij të shtypit ai propagandonte se ishte në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve, banesat e të cilëve ishin nën ujë. Përpjekjet e Veliajt për tu shfaqur si hero dështuan pasi mediat publikuan faximilet e biletave që dëshmonin se në momentet që Veliaj në datat që shfaqej si në krye të detyrës në të vërtetë nuk ndodhej në Tiranës por në Sri Lanka.
Përmes një letre drejtuar Eliajt, Minaroli tregon se si kompania ku ai ishte i punësuar e pushoi nga puna në shkelje të kontratës dhe kodit të punës për shkak të presioneve nga ana e Veliajt, megjithëse Minarolli nuk kishte asnjë përgjegjësi në publikimin e faximileve të biletave të flöuturimit për Sri Lanka.
(Letra e plotë e Minarollit drejtuar Veliajt)
I nderuar z. Kryetar i Bashkisë,
Unë quhem Denis Minarolli. Jam babai i një vajze të vogël, e cila sapo ka mbushur 1 vjeç.
Kam punuar për 8 vite rresht si supervizor stacioni pranë shoqërisë së fluturimeve ajore, ?Austrian Airlines?, pjesë e grupit ?Lufthansa?, në aeroportin ?Nënë Tereza? ? deri kur, më datë 31 tetor 2015, për arsye ristrukturimi kjo shoqëri vendosi të përfundojë marrëdhënien e punës me mua dhe disa kolegë të mi.
Pak ditë më vonë, konkretisht, më datë 4 nëntor 2015, nisur nga përvoja ime pranë ?Austrian Airlines?, shoqëria Tirana International Airport Shpk (e cila administron aeroportin ?Nënë Tereza?) vendosi të më punësonte; fillimisht për një periudhë 2-mujore (deri më 31 dhjetor 2015), gjithsesi, me perspektivë për të vijuar më tej marrëdhënien e punës. Më 1 janar 2016, kontrata në fjalë u ripërtëri për një periudhë 1-vjeçare.
Gjithçka në familjen tonë të re ishte në binarët e jetës normale, aq sa mund të quhet e tillë përditshmëria plot përpjekje, e herë-herë telashemadhe, në vendin tonë; deri kur, më datë 5 shkurt 2016, punëdhënësi im i rivendosi t?i jepte fund marrëdhënies së punës, në shkelje të hapur, të qëllimshme dhe çnjerëzore, të dispozitave të Kodit të Punës.
Them çnjerëzore, pasi në sfond dhe në thelb të kësaj vendimmarrjeje, nga ana e Tirana International Airport Shpk, qëndron paragjykimi, paranoja dhe bazuar mbi to, hakmarrja juaj politike.
Më konkretisht, kjo gjueti shtrigash e ka zanafillën tek mashtrimi i paturpshëm, mendjelehtë dhe pervers, publik, i yti lidhur me udhëtimin tënd në Sri Lanka në janar të këtij viti, ndërsa Tirana përmbytej.
Atëbotë, më datë 5 janar, ti shfaqeshe ekraneve të televizioneve si ?superman? në krye të detyrës, duke vëzhguar nga afër zonat e përmbytura, por në të vërtetë ? siç u dëshmua me foton e biletës elektronike të shpërndarë nëpër media ? ti, gjithnjë në rolin e ?superman-it?, po fluturoje drejt Sri Lankës. Ky edepsezllëk, karagjozllëk e fodullëk, amplifikohej edhe më tepër nga tellallhanja për shtyp e Bashkisë së Tiranës, e cila trumpetonte dhe përbetohej me të madhe se ?superman-i? ka fluturuar për në Sri Lanka, të nesërmen, më datë 6 janar.
Si çdo qytetar i këtij qyteti dhe sidomos, si punonjës i aeroportit, e përbuza këtë gënjeshtër në çastin që mora dijeni për të. Sipas zërave, ky informacion kishte dalë nga sistemi i check in-it të aeroportit. Gjithsesi, unë nuk pata fatin, sepse, kokulur e pranoj që, nuk pata kurajon civile të isha burimi i pretenduar i asaj fotoje demaskuese, të biletës tënde elektronike, që u bë kryelajm në shtyp. Për më tepër, atë ditë nuk kam patur mundësinë të kem akses në sistemin e check in-it, pasi kam qenë pushim.
Mirëpo, duheshin gjetur fajtorët dhe në mungesë provash, mesa duket, vendin e zënë hamendësimet lidhur me pikëpamjet e pretenduara politike. Asnjëherë nuk i kam fshehur bindjet e mia të djathta, por asnjëherë nuk kam qenë proklamues i tyre. Shkurt, kam parë punën time si qytetar dhe si profesionist!
Menjëherë pas publikimit të gënjeshtrës, filluan të qarkullojnë fjalë dhe të artikulohej e proklamohej emri im, nga organi më i lartë i administrimit të aeroportit ? në rolin e hetuesit inkuizitor ? lidhur me ngjarjen në fjalë, derisa u kristalizua ky opinion dhe fajtori, edhe pse jo zyrtarisht, u shpalla unë; kjo falë insistimit dhe presionit tënd për të më larguar nga puna, gjë e cila i është pohuar miqve të mi në takimet me përfaqësuesin e organit më të lartë të administrimit të aeroportit, si dhe gjë e cila më është pohuar edhe mua nga eprorë të ngarkuar me ?hetimin? dhe ekzekutimin e vendimit për largimin nga puna.
Sipas Kodit të Punës, zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës me afat të caktuar bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara. Megjithatë, as në takimin me përfaqësuesit e punëdhënësit dhe as në njoftimin zyrtar për përfundimin e kontratës së punës, nuk u dha asnjë shkak, i justifikueshëm ose jo, për vendimmarrjen në fjalë. Punëdhënësi u mjaftua me një heshtje, i vetëdijshëm se për këtë sipërmarrje nuk kishte asnjë arsye. Për këtë çështje i jam drejtuar gjykatës dhe kam shpresën dhe besimin se ajo do të adresohet ndershmërisht e me paanësi.
Erion, latinët thoshin ?vertias vindictia non est? (e vërteta nuk është hakmarrje); e vërteta është kurajo civile. Sot nuk kam qëllim të hakmerrem ndaj teje, por vendosa të them një të vërtetë të hidhur, skenarin e së cilës e ke shkruar vetë ti. Ndaj, kur flet në emër të fëmijëve të Tiranës, mos harro se mes tyre është edhe ime bijë, e cila falë paragjykimit dhe paranojës tënde (ironikisht të vetëshpallurit hero i fëmijëve) ka një baba të papunë dhe minimalisht, një lodër më pak.
Gjithsesi, vogëlushja ime e ka një baba, i cili ? edhe falë teje ? është më i guximshëm për të thënë të vërtetën në sy e publikisht, pa kurrfarë ndroje e frike! Kompromisi me gënjeshtrën është plaga më e madhe e vendit tonë. Ndjeshmëria prej prindi më thotë se marrëdhënia jote me të vërtetën është turpi që i skuq faqen, gjithnjë e më shpesh, mamasë tënde të nderuar.
Pa konsideratë dhe pa respekt,
Denis Minarolli
Deputeti socialist Eduard Ndocaj ka reaguar ashpër në lidhje...
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar një raport të hollësishëm...
Bashkia e Tiranës nëpërmjet një fondi të posaçëm prej 6 mln ...
“Ky udhëtim për tu mbajtur mend në pjesën më pak të vizituar...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se ngjarja e ndodhura ...
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe ish-Preside...
Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë ”Freedom Party”,...
Partia Demokratike ka publikuar fotot me kanabis të mbjellë ...
Një 39-vjeçar banues në Kabash të Pukës është vënë në pranga...
Partia Demokratike ka reaguar ndaj ministrit të Financave Ar...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me a...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se pas pak ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në rrjetin social de...
Ministria e Kulturës reagoi sot përmes një deklarate për dor...
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e cilësoi hapjen e treg...
Për 58 familje në zona në disa qytete të vendit janë shpërnd...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Shukr...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...