Misteri i Piramidës së Helinikonit
Seria: Mistere të pazgjidhur nga lashtësiaDuket e çuditshme ...
Misteret ? Një grup misteresh e bëjnë jetën tonë të përditshme jo plotësisht të qartë, ndërsa disa pyetje nuk kanë mundur të marrin përgjigje pavarësisht se sa mijëvjeçarë, shekuj e dekada kanë kaluar?
Filozofia mund të eksplorojë më tej problemet që shkenca nuk mundet. Filozofët prej shekujsh kanë spekuluar mbi disa probleme njerëzore duke na bërë të pyesim veten se si ka mundësi që nuk e kemi zgjidhur ende një dilemë apo një mister. Ja cilat janë pyetjet që edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje nga njeriu.
Përse ekziston diçka në vend të asgjëje?
Prania jonë në univers është diçka shumë e çuditshme për t?u thënë me fjalë. Përditshmëria na bën ta marrim ekzistencën tonë për të mirëqenë, por me raste ne hyjmë në një gjendje të vetëdijes dhe pyesim ?Përse janë këto gjëra në univers dhe përse qeveriset pikërisht nga këto ligje? Përse ekzistojmë ne të gjithë??
Asnjë fakt fizik nuk mund të shpjegojë përse kemi këto ligje në vend të ligjeve të tjera. Duke vëzhguar universin, filozofët shpesh pyesin përse ndodh kjo gjë në vend të diçkaje tjetër dhe përse ne të gjithë ekzistojmë në vend të asgjësë që na rrethon.
A është universi ynë i vërtetë?
Kjo është një pyetje klasike. Nga ta dimë se ato që na rrethojnë janë të vërteta dhe se ne nuk jemi përfshirë në iluzionin e sjellë te ne nga një forcë e padukshme. Pyetja i ka çuar studiuesit në analizimin e trurit dhe kërkimin e pjesëve që mund të stimulojnë.
Një tjetër pyetje më e thellë është nëse universi i stimuluar është i përfshirë gjithashtu në një stimulim, një lloj superkompjuteri. Mbi të gjitha ne mund të mos jemi ata që mendojmë. Pyetje të tilla e bëjnë njeriun të duket shumë injorant përpara kaq shumë të panjohurave.
A kemi vullnet të lirë?
E ashtuquajtura ?dilema e vendimit? është ajo që na bën të mendojmë se veprimet tona janë të kontrolluara nga një zinxhir shkakor i ngjarjeve, apo nëse jemi ne ata që i marrim vetë këto vendime.
Filozofët kanë debatuar prej kohësh për këtë çështje dhe kanë argumentuar se vendimmarrja ndikohet nga shumë rastësi, ndaj për këtë arsye, ne nuk kemi vullnet të lirë. Por nga ana tjetër, mendohet se janë veprimet tona të rastësishme ato që sjellin rrethanat e përditshmërisë. Kërkimet në neuroshkencë kanë treguar se truri merr vendime edhe përpara se ne të jemi të ndërgjegjshëm për këto veprime.
A ekziston Zoti?
E thënë thjesht, ne nuk mund ta dimë nëse Zoti ekziston apo jo. Si ateistët dhe besimtarët e kanë gabim kur shpallin njërën apo tjetrën ide. Por agnostikët kanë të drejtë. Njeriu nuk di shumë rreth mënyrës se si funksionon bota dhe ai vetë. Për këtë arsye, shumë njerëz i kthehen neutralizmit ? mendimit se universi funksionon sipas një procesi autonom ? por që nuk përjashton ekzistencën e një projektuesi të madh që e ka vënë të gjithën këtë në lëvizje.
A ka jetë pas vdekjes?
Ne nuk kemi informacione që të mbështesin teorinë e jetës pas vdekjes si për ta provuar dhe as për ta hedhur atë poshtë. Materialistët supozojnë se nuk ka jetë pas vdekjes, një supozim që nuk mund të provohet. Po të shqyrtojmë botën përmes objektivit klasik njutonian/ajnshtajnian, ose përmes mekanikës kuantike, shohim se nuk ka arsye për të besuar se kemi vetëm një shans në jetë.
Besimi i metafizikës te ciklet e universit i bën njerëzit të mendojnë se një person është përherë gjallë në një pjesë të universit.
Mund të përjetojmë diçka me objektivizëm?
Ka një ndryshim midis kuptimit të botës objektivisht dhe përjetimit të gjërave nga pikëpamja objektive. Ky është një problem filozofik që e bën njeriun të gjendet përherë përballë pyetjes nëse njeriu përbëhet nga një grup procesesh që ia bëjnë atij të pamundur të diferencojë se çfarë është apo jo objektive.
Me anë të nënndërgjegjes, ne gjithmonë e përjetojmë botën si unike, por ne nuk e dimë se si është ajo në të vërtetë, pa perceptimin subjektiv që karakterizon njerëzit.
Cili është sistemi më i mirë moral?
Në thelb, ne nuk mund ta kuptojmë kurrë dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Në pjesë të caktuara të historisë, njerëzit kanë pretenduar se kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të matur veprimet njerëzore dhe për të vendosur një kod të së drejtës.
Por kjo nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Jeta është e komplikuar dhe askush nuk mund të vendosë se ç?është e drejta dhe e gabuara. Për shkak se interesat i bëjnë njerëzit të shpjegojnë sjelljen e tyre sipas çastit dhe duke parë të mirën e përveçme, krahasuar me atë të përgjithshme, nuk mund të thuhet se dihet me saktësi se cila është e mira dhe cila është e keqja në disa raste.
Çfarë janë numrat?
Ne të gjithë i përdorim numrat, por ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë ato, pavarësisht se janë shumë të vyer për të shpjeguar universin dhe për të rregulluar jetën tonë të përditshme. Strukturat matematikore janë thelbësore për të zgjidhur shumicën e problemeve njerëzore./Gazeta Shqip
Seria: Mistere të pazgjidhur nga lashtësiaDuket e çuditshme ...
Artisti korean, Seung Mo Park, është i njohur botërisht për ...
Pak do ta besonit nëse do ju themi se Hobittën kanë ekzistua...
Një fotograf irlandez ka hedhur dritë për atë se çfarë ndodh...
Ave Maria Grotto është një park i madhësisë prej 16,000 m2, ...
Në ditët e sotme gati të gjithë janë mësuar të realizojnë fo...
Për shumicën e njerëzve ata janë modelë se si duhet kujdesur...
Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan, në provincën japoneze Yaman...
Natyra, jo vetëm që është artisti më i mirë, por ajo është n...
Anëtarët e organizatës së çiklistëve të Holandës, Mijl Van M...
Farat e lirit janë mrekullibërëse nëse përdorimi i tyre ësht...
Në Youtube qarkullon një video tronditëse që tregon momentin...
Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë p...
Në një video YouTube demonstron fuqinë e fuqishme të lazerit...
Kur vjen fjala për të fotografuar fëmijët, prindërit mundohe...
Magji e zezë? Ekstazë kolektive? Jo, Vudu ka më shumë të bëj...
Forma e jetës që mund të popullojë hipotetikisht Titanin, hë...
Zbulimi – Në ditët e sotme është një nga ato pak mrekulli ng...
Asnjë njeri nuk ka vënë këmbë në sipërfaqen e Hënës, që kur ...
I nxitur nga një ëndërr që i kishte prishur gjumin, një mara...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...