Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Qeveria franceze e miratoi reformën e tregut të punës. Por ligji i ri është më shumë një tigër pa dhëmbë dhe nuk e justifikon të gjithë angazhimin e bërë, mendon Barbara Wesel. E Majta franceze duhet të modernizohet.
Muaj protestash në rrugë, muaj grindjesh brenda politike tek qeveria socialiste, bllokadë nga opozita – e në fund u mbars mali ligjvënës e polli një mi. Madje edhe kjo është e ekzagjeruar: Sepse ajo që doli në fund pas përpjekjeve kaotike për reformimin e tregut të punës të ngurtë, ishte thjesht një plesht. Një ndryshim ligjor i vogël, që as nuk krijon vende të reja pune dhe as hap shanse të reja.
Sindikatat franceze kanë kërcënuar që nga pranvera me greva, pamë edhe protesta të dhunshme për të frenuar presidentin Hollande. Të gjitha këto vetëm sa i dhanë goditjen e fundit tentativës së paguximshme për reforma. Pjesën kryesore të reformës e eliminoi vetë partia qeverisëse, krahu i majtë i së cilës këmbënguli aq shumë për ndryshime, saqë reforma jo u zbut, po u qullos e gjitha. Por edhe pas kësaj presidenti ishte i detyruar ta fuste reformën pa miratim në parlament. Kjo është e mundur në bazë të ligjit francez, por një shenjë dramatike e dobësisë së qeverisë. Tani javës 35 orëshe të punës në Francë i shtohen edhe ca orë, mbrojtja ligjore për vendin e punës zbutet disi, edhe ca ujdi tarifash brenda firmave bëhen pak a shumë të mundura. Kaq.
E majta franceze
Pas reformës gjysmake të tregut të punës fshihet një problem më i thellë. Sindikatat e majta franceze nuk njohin partneritetin social, por vetëm luftën, dhe këtë për anëtarët e tyre. Vërtet prej kohësh ato përfaqësojnë vetëm një minoritet, por ende kanë aq fuqi sa ta trembin qeveritë. Retorika e tyre klasore të kujton vitet 20-të të shekullit të kaluar. Por ende ata kanë përkrahje tek krahu i majtë i socialistëve.
Të dyja palët kërkojnë rrugën më të rehatshme. Në vend që të vrasin mendjen se si të pajtohet globalizimi dhe trysnia e konkurrencës me standarte të mira sociale, ato luftojnë për qëndrimin “Përpara si dikur”. Nëse nuk ka vende të mjaftueshme pune, sindikatat i drejtohen qeverisë të krijojë të reja. Nëse shërbimi publik i tejfryrë nuk ka më fonde, atëherë le të bëhen më shumë borxhe – po pastaj? Kjo pyetje nuk merr përgjigje nga dogmatikët.
Socialistët eliminojnë vetveten
E majta tradicionale në Francë po eliminon vetveten këto kohë. Në zgjedhjet e ardhshme ajo do të pësojë një goditje rrënuese, sepse qeveria e Hollande kishte mandatin të reformonte vendin, dhe nuk ia doli dot. Kjo ka të bëjë edhe me grindjet brenda kësaj partie e luftën e brendshme. Realitetmohuesit brenda partisë po i çojnë socialistët në vetëvrasje politike nga frika e vdekjes. E njëjta gjë vërehet tek Partia Laburiste në Britaninë e Madhe.
Francois Hollande është një president i dobët, edhe sepse nuk ia doli dot të bashkonte partinë. Në zgjedhjet e ardhshme timonin do ta marrë e djathta, dhe Franca mund të jetë me fat, nëse në krye dalin Republikanët konservatorë dhe jo Front National. E majta franceze ka tani ndoshta shansin e fundit të modernizohet ose të fundoset. E në këtë rast nuk ndihmon dot as britaniku Jeremy Corbyn dhe as Bernie Sanders nga Maerika. Burrat e së djeshmes për fat keq nuk japin dot përgjigje për problemet e të sotmes./DW
Një debat i ndezur dhe i paparashikueshëm po zhvillohet në S...
Riskut të helimimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperat...
Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara do të mbajë përgja...
Ja një renditje e dhjetë fuqive ushtarake më të mëdha të bot...
Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Turqisë...
Mbretëresha nuk mund të ketë vlerësuar Prince William teksa ...
Organet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në is...
Një ngjarje interesante po qarkullon në internet, ku thuhet ...
Në kohën kur Hillary Clinton pret zyrtarimin e nominimit si ...
Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar gazetari Enk...
Gjigandi i telekomunikacionit “Verizon Communications” ka rë...
Pas evidentimit të 4 vatrave me dermatozë nodulare në fshatr...
Një alarm për bombë ka mbjellë frikë sot në qytetin italian ...
Ivi Kaso është një nga emrat në kupolën e Partisë Demokratik...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e v...
Ministria e Transportit njoftoi që një kompani Turke do të b...
Gazetari Italian Roberto Saviano, i fokusuar prej vitesh në ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona ndërsa ka sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...