web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Byroja Kombëtare e Hetimit/Kriteret dhe rregullat për oficerët që do të përzgjidhen

24 Korrik 2016, 18:01, Aktualitet CNA

Byroja Kombëtare e Hetimit është një nga strukturat që do të vihet në funksionim në kuadër të reformimit total të sistemit të drejtësisë.

Për të qenë pjesë e BKH janë përcaktuar rregulla të forta, ndërsa trajnimet do të kryhen nga FBI, e cila ka marrë përsipër ngritjen e një strukture të tillë, që konsiderohet si kyçe në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, apo lidhjeve të krimit me pushtetin.

Kandidati për hetues në Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë këto kritere:

është shtetas shqiptar;

ka arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet apo arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një universitet vendas apo të huaj;

ka një përvojë më shumë se 1 vjeçare pune në polici, në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë ku kërkohen njohuri specifike;

plotësimi me sukses i kritereve të përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Të gjithë punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit me detyra hetimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duhet të kryejnë me sukses të gjitha fazat e mëposhtme të përzgjedhjes:

plotësimin e një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t?u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

një provim me shkrim e me gojë ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;

një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e këndimit;

një intervistë nga një panel që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t?i komunikuar idetë me efiçencë;

një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;

një test të poligrafit për integritet dhe motivim;

një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale. /citynews/

 





Lajmet e fundit nga