SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Kreu demokrat Lulzim Basha ka ndryshuar disa herë qëndrime në lidhje me reformën në drejtësi, duke ndryshuar kushtet herë pas here.
Së fundmi PD ka shprehur rezerva për rolin ekzekutiv të ndërkombëtarëve në institucionet e Vetingut, edhe pse 4 muaj më parë ishin vetë disa deputetë të PD-së që në emër të kësaj partie bënë një propozim të tillë.
Madje në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar ka patur debate mbi këtë propozim të PD-së, duke i kërkuar Bashës sqarime sesi mund të implementonte në Kushtetutë diçka të tillë, ndërsa përgjigjia e dhënë ishte mbi garancitë që jepnin ndërkombëtarët për moskapjen e institucioneve dhe mbarëvajtjen e procesit.
Sot që SHBA kanë propozuar një formulë të tillë, PD ka ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që ndërkombëtarët të kenë vetëm rol monitorues dhe jo ekzekutiv. Ndoshta ky është një qëndrim që përputhet me Kushtetutën, por pikëpyetja që lind është sepse PD do të propozonte vetë 4 muaj më parë një variant të tillë dhe çfarë ka ndryshuar në këto muaj që ka çuar në ndryshimin e qëndrimit nga PD.
Por ndryshimet e qëndrimeve nga Basha përgjatë gjithë procesit të diskutimeve kanë qenë të shpeshta.
Në fillimin e diskutimeve mbi draftin e drejtësisë, një nga kushtet e PD-së ishte miratimi i ligjit të dekriminalizimit.
Pas miratimit të këtij ligji, demokratët vunë theksin në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht atyre që kishin të bënin me mandatet e deputetëve që kishin shkelur ligjin duke përfituar fonde publike, si në rastin e Koço Kokëdhimës. Paralelisht me këtë, PD kushtëzoi qëndrimin me ndryshimin e ligjit për Komisionet hetimore parlamentare.
Gjithashtu, reformën në drejtësi, demokratët e kanë kushtëzuar edhe me atë zgjedhore. Por më pas ky kusht nuk është përsëritur më.
Në vijim PD e drejtuar nga Basha përcaktoi si kusht për qëndrimin e saj në raport me reformën në drejtësi, mandatin e deputetuit Armando Prenga dhe moskthimin e tij në Kuvend, sikundër për disa ditë me rradhë demokratët bojkotuan çdo veprimtari parlamentare, pasi Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Por veç kushteve të mësipërme, që kanë një karakter politik, PD përcaktoi edhe disa kushte teknike që nisnin me votimin me shumicë të cilësuar prej 2/3 për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, mosndërprerjen e mandatit të Kryeprokurorit.
Më pas PD përcaktoi si kusht vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë, veçanërisht për Vetingun. Për këtë kusht të ri, Basha iu referua amendamentit nr 88 të Komisionit të Venecias .
Së fundmi demokratët kanë dalë me tezën që ndërkombëtarët të mos kenë rol ekzekutiv përsa i takon institucioneve të Vetingut, por vetëm rol monitorues, edhe pse më parë kishin kërkuar garancinë e ndërkombëtarëve, veçanërisht të SHBA në lidhje me këtë proces.
Pra përgjatë debateve në lidhje me reformën në drejtësi, referuar gjithë kushteve që janë vendosur dhe kanë ndryshuar, Basha ka treguar jo vetëm inkoherencë në qëndrimet e tij, por duket se pas çdo varianti të propozuar ka nxjerrë një pretekst të ri, duke vendosur pikëpyetje të shumta në raport me ndërkombëtarët.
Ndoshta ky ndryshim qëndrimi nga “Po” në “Jo” apo anasjelltas, me të drejtë ka habitur jo vetëm Ambasadorët, por edhe palët e interesuara në këtë proces, të cilët kanë drejtuar gishtin për mosbërjen e reformës tek kreu demokrat, Lulzim Basha. /Citynews/
Është festuar dje përvjetori i 25 i PS-së. Në të, vec të tje...
Qeveria e Vjenës ka hartuar kuadrin ligjor për të marrë pron...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku për paso...
Sot Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas “JO”...
Shqipëria është një ndër vendet me cilësinë e ajrit më të më...
Arben Malaj pritet të jenë një nga anëtarët e Këshillit Mbi...
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha në përfun...
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga seanca ku do të votohet dr...
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, i ci...
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen online të bi...
Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë në dyqani...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas përfun...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj, Kryetar...
Festa e organizuar me rastin e 25 vjetorit të Partisë Social...
Ka rezultuar tragjike kjo e mërkurë për një grua ende të pai...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së...
Një grua me dy fëmijë u përplas në mes të rrugës nga një au...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është diskutuar m...
Pas propozimit të Partisë Demorkatike për largim të ndërkomb...
Ndryshe nga Kongresi i mbajtur pak muaj më parë, kur Edi Ram...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...