Foto dite/Gazetarët lumturohen kur takojnë lali Erin
Festa e organizuar me rastin e 25 vjetorit të Partisë Social...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Kryeministri i Malit të Zi, z. Milo Gjukanovic me të cilin vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit, z. Meta theksoi se progresi i Malit të Zi është edhe një interes i veçantë i Shqipërisë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve tona po kthehet në një bashkëpunim të ngushtë vëllazëror që karakterizohet nga një mirëbesim reciprok të plotë.
Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin e tyre institucional në kuadër të proceseve integruese euro-atlantike si dhe të punojnë më ngushtë për avancimin e projekteve madhore infrastrukturore dhe energjetike rajonale, sic janë Korridori Blu dhe shtrirja e gazsjellësit TAP përmes Malit të Zi e më tej.
Meta dhe z. Gjukanovic biseduan edhe mbi problematikat, që prekin pakicën autoktone shqiptare të Malit të Zi duke rënë dakord, që vullneti i mirë i autoriteteve malazeze duhet shfrytëzuar për të gjetur zgjidhje konkrete në shërbim të nevojave komunitare lokale dhe në shërbim të forcimit demokratik të Malit të Zi. Në këtë kuadër, Kryeministri Gjukanovic shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që pakica shqiptare ka luajtur në të gjithë sukseset e shtetit të Malit të Zi.
Kryeministri Gjukanovic shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme e të pakufizuar të autoriteteve shqiptare ndaj progresit demokratik të Malit të Zi dhe e falënderoi Kryetarin Meta për ratifikimin e shpejtë dhe konsensual të protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior në Kuvendin e Shqipërisë më 23 qershor.
Kryeministri Gjukanovic dhe Kryetari Meta ndanë bindjen e përbashkët se Procesi i Berlinit ka sjellë një cilësi të re në integrimin e Ballkanit dhe në këtë drejtim duhen përshpejtuar projektet e ndërlidhjes rajonale. Ndaj dhe dy parlamentet do të mbështesin përpjekjet e të dy qeverive në funksion të axhendës zhvillimore rajonale në bashkëpunim edhe me strukturat e BE.
Meta dhe z. Gjukanovic biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe nënvizuan se Shqipëria dhe Mali i Zi e kuptojnë qartë përgjegjësinë që kanë në rajon për sa i përket stabilitetit dhe sigurisë, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi mes tyre do të jetë në funksion të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të të gjithë vendeve të rajonit tonë.
Gjithashtu, z. Ilir Meta i dorëzoi Kryeministrit të Mali të Zi, z. Gjukanovic ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar? akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani me propozim të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta gjatë një ceremonie të veçante zyrtare në Podgoricë.
?Dekorata e Flamurit Kombëtar?, si dekorata më e lartë që i jepet personaliteteve të huaja, iu akordua Kryeministrit Gjukanovic ?për kontributin e veçantë e të çmuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, për forcimin e miqësisë midis dy popujve, për përkujdesjen ndaj pakicës shqiptare dhe për kontributin e rëndësishëm për paqen dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit?.
Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri i Malit të Zi, z. Milo Gjukanovic shprehu mirënjohjen e tij të thellë për këtë nder që i bëhet nga Presidenti i Shqipërisë dhe e falënderoi Kryetarin e Kuvendit Meta për propozimin e tij për këtë dekorim. Kryeministri Gjukanovic u shpreh i prekur nga ky dekorim që i bëhet, të cilin e cilësoi si tregues të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe miqësisë së sinqertë mes dy popujve tanë.
Ndërkaq, gjatë vizitës zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë dhe në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Vujanovic me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi.
Festa e organizuar me rastin e 25 vjetorit të Partisë Social...
Ka rezultuar tragjike kjo e mërkurë për një grua ende të pai...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së...
Një grua me dy fëmijë u përplas në mes të rrugës nga një au...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është diskutuar m...
Pas propozimit të Partisë Demorkatike për largim të ndërkomb...
Ndryshe nga Kongresi i mbajtur pak muaj më parë, kur Edi Ram...
Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankë...
Kryeministri Edi Rama, njëherëz edhe Kryetar i PS-së, në fja...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure ...
Dritan Panxhi 37-vjeç i kërkuar për veprën penale të ‘Vrasje...
Partia Demokratike ka refuzuar edhe draftin hibrid mbi refor...
Një 58 vjeçar nga Leskoviku është vënë në prangat e policis...
Krimi Ekonomik dhe Financiar ka zbuluar një rast të kalimit ...
Ish-kandidatja për deputete, Arnida Capi, tregon anën tjetër...
Bypassi Gastrik, tendenca e re dhe mundësia më e mirë për të...
Tashmë në Shqipëri fiaskot e bujshme përsa i përket fushave ...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim dosjen ...
Fox News, një nga mediat më të mëdha dhe kryesore në SHBA dh...
Një tjetër deputet socialist pritet të shkëputet nga Grupi P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...