web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaloi mallra kontrabandë/ Arrestohet 52-vjeçari, procedohet doganieri

13 Korrik 2016, 10:01, Aktualitet CNA

Krimi Ekonomik dhe Financiar ka zbuluar një rast të kalimit të mallrave kontrabandë duke arrestuar autorin dhe nisur procedimin penal për një doganier.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Astrit Stafa, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij tip ?Volkswagen? me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iju nënshtruar procedurave doganore, duke mos i’u bindur urdhërit të punonjësit të policisë kufitare.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A.L, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, pranë Doganës Bllatë, pasi më datë 12.07.2016, në Bllatë, dyshohet se me mosveprimet e tij nuk ka kryer procedurat doganore.

Materialet proceduriale do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale ?Kontrabanda me mallra të tjerë ? dhe ?Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik?





Lajmet e fundit nga