web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga aksidenti/ Ndërron jetë gruaja, jashtë rrezikut fëmijët

13 Korrik 2016, 12:34, Aktualitet CNA

Ka rezultuar tragjike kjo e mërkurë për një grua ende të paidentifikuar në kryeqytet e cila u përplas për vdekje nga një automjet.

Nena e dy fëmijëve 37 vjeçarja me inicialet Dh. P po kalonte rrugën së bashku me dy fëmijët L.P dhe S.P  e u hodh për ti mbrojtur kur pa makinen te afrohej. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije së dy fëmijët ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që 37 vjeçarja nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra në të gjithë trupin.

Autori që shkaktoi aksidentin tragjik në mes të kryeqytetit është shpallur në kërkim nga policia pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtesi.

Policia bën me dije se se automjeti është tip ?Benz? ngjyrë gri me targë AA 467 GL ne pronësi të një personi me inicialet  Dh.O i cili nuk dihet nese eshte autori.

Ngjarja ndodhi në rrugën Jordan Misja pranë Arkivës së Shtetit në kryeqytet rreth orës 11:30 minuta të kësaj të mërkure.

 





Lajmet e fundit nga