I qelbet mendja/ Mero Baze: Protestuesit janë budallenj
Sulmet e vazhdueshme ndaj protestuesve, me gjuhe fyese dhe...
Sulmet e vazhdueshme ndaj protestuesve, me gjuhe fyese dhe...
Sot Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas ?JO?-së vetëdiskredituese të PD-së, pas daljes hapur të Bashës, se hallin e ka me ndërkombëtarët dhe jo me qeverinë, pas refuzimit edhe të mundësisë së fundit që zv/ sekretarja e shtetit Nuland la në Tiranë, kryeministri ka dalë kryelartë përpara kamerave për të treguar me gisht ata që i tremben drejtësisë së vërtetë.
Me pak fjalë qëndrimi i shefit të qeverisë ka qenë, ai i njeriut që ka fituar betejën publike. Ai i atij që e sheh kundërshtarin në kuotat më të ulta të besueshmërisë, ai i atij që e ka kapur rivalin duke gënjyer, e madje duke pasur si dëshmitar për këtë edhe faktorin ndërkombëtar.
Nga ky piedestal që opozita i fali me naivitet dhe bujari, ai u rrek të bënte edhe tolerantin. Ai i rihodhi dorashkën rivalit të tij Basha me një ftesë të fundit për reflektim.
Në pamje të parë sot ishte dita e tij.
Edi Ramës i?u vërtetua teza se Berisha nuk e do me asnjë cmim reformën. Se PD-ja gjen sebepe për të gënjyer ndërkombëtarët. Se pavarësisht nga lëshimet që ka bërë shumica, opozita qe e vendosur për për ti thënë ?JO? mbikqyrjes dhe vendimmarrjes së Brukselit dhe Uashingtonit, për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Se deklaratat e Berishës dhe Topallit për një vend sovran ishin vija reale politike e PD-së, kundër asj që predikonte Basha.
Për të gjitha këto Rama duket në të drejtën e vet.
Frika e paraardhësit të tij se mund të përballej me precedentë si ato të Kroacisë dhe Rumanisë, i bëri atij një dhuratë të cmuar.
Por, pavarësisht nga ky mirazh mashtrues, Edi Rama ka sot pak arsye për të thirrur fitore.
Sepse përpara se të bëjë njeriun që del në tribunë për të treguar se kishte të drejtë, ai duhet të japë përgjigje për disa pyetje që i dalin menjëherë pas dështimit të mundshëm të reformës në drejtësi.
Nëse kjo, ashtu sikurse duket, ndodh, a do të vazhdojë ai të qeverisë sëbashku me LSI-në? A ka kuptim që ai të mbajë në këmbë të njëjtin koalicion, kur dihet se Meta ka qenë po aq rrefuzues dhe kundërshtues sa Berisha dhe Basha për reformën?
Po edhe nëse e prish këtë qeveri, ashtu sic ka paralajmëruar, a ka kuptim të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme duke ruajtur koalicionin me LSI-në?
A do të vazhdonte ai të pretendonte se do ta reformojë këtë vend duke bërë një kabinet gjysma e të cilit do të ishin sërish armiq të reformës.
Në këtë kuptim, megjithëse sot duket si dita e fitores së tij, ky është casti kur kreu i socialistëve është më në udhëkryq se kurrë.
Sepse nga njëra anë ai s?ka moral të tregojë me gisht PD-në si armike të drejtësisë dhe të vazhdojë të mbretërojë me votat e Metës që është aleat i Berishës për cështjen e reformës.
Ndërsa, nga ana tjetër, nëse vendos të luajë të virgjërin dhe ndahet me të gjithë politikanët anti reformë, ai rrezikon jo vetëm pushtetin, por edhe gjithë regjimin e tij kleptokratik që sundon Shqipërinë vetëm për të vjedhur.
Pikërisht për këtë dilemë Rama gjendet në udhëkryq. Sado që të thërrasë fitore, ai është më në hall se kurrë. (Lapsi.al)
Shqipëria është një ndër vendet me cilësinë e ajrit më të më...
Arben Malaj pritet të jenë një nga anëtarët e Këshillit Mbi...
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha në përfun...
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga seanca ku do të votohet dr...
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, i ci...
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen online të bi...
Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë në dyqani...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas përfun...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj, Kryetar...
Festa e organizuar me rastin e 25 vjetorit të Partisë Social...
Ka rezultuar tragjike kjo e mërkurë për një grua ende të pai...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së...
Një grua me dy fëmijë u përplas në mes të rrugës nga një au...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është diskutuar m...
Pas propozimit të Partisë Demorkatike për largim të ndërkomb...
Ndryshe nga Kongresi i mbajtur pak muaj më parë, kur Edi Ram...
Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankë...
Kryeministri Edi Rama, njëherëz edhe Kryetar i PS-së, në fja...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure ...
Dritan Panxhi 37-vjeç i kërkuar për veprën penale të ‘Vrasje...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...