Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos vijnë?, thotë drejtuesi i hotel ?Regina? në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-S që duket sikur po mban peng qytetin.
E teksa çdo ditë, mediat ndërkombëtare, tradicionale apo sociale nuk po rreshtin së promovuari Shqipërinë, si destinacioni ende sekret i Europës, falë bukurisë që i ka falur natyra, një tjetër realitet shfaqet kur ?zbret me këmbë në tokë?. Probleme që duket se nuk mbarojnë kurrë, që zvarriten vit pas viti e po zgjasin tranzicionin në turizëm, që është gjithmonë në përpjekje për të gjetur busullën për t?u orientuar.
Pritshmëritë ishin të larta (dhe ende shpresohet) për drejtuesit e njësive akomoduese në zonat bregdetare të vendit, por sot nga goja e tyre nuk dëgjon lajme të mira. Ankohen për ndërprerjet e gjata dhe të stërmundimshme të energjisë (Saranda, por edhe Vlora), për papastërtinë dhe mungesën e infrastrukturës e sinjalistikës (Velipoja), por edhe për plazhet që nuk po monitorohen si duhet.
Ankesa kanë edhe për mungesën e cilësisë dhe profesionalizmit në sektorin e shërbimeve.
Hotelierët shqiptarë po përballen me fenomene të reja siç është menaxhimi i ofertave, i dhomave, i personave, përgatitja për një sezon më të zgjatur, përgatitja dhe menaxhimi i ofertave gjysmë pension apo pension i plotë, marrëdhënia e një forme të re me tur-operatorët shqiptarë dhe të huaj, etj. Kjo reflekton vonesa në shërbime apo pasaktësi të vogla deri sa këta hotelierë të ambientohen me këtë fenomen të ri.
Sokol Hoxha, drejtues i agjencisë turistike ?Shkodra Travel?, thotë se problemet në këtë rajon janë të shumta e ku më shqetësuese është papastërtia, pirgjet e mëdha me mbeturina dhe inerte që nuk po zhvendosen e po ndotin imazhin e një vije bregdetare që llogaritet në 14 kilometra. Sipas z. Hoxha, problematike mbetet edhe situata e infrastrukturës rrugore ku mungon ndriçimi dhe sinjalistika, gjë e cila krijon shqetësim te turistët veçanërisht ata që po e vizitojnë për herë të parë.
Çështja e menaxhimit të plazheve publike është një problem që nuk po merr zgjidhje, duke qenë se sipërmarrjet private po ngurrojnë të investojnë (tarifa për marrjet e plazheve publike me qira është 4,000 lekë/m² në muaj). Sa i përket kërkesës për pushime, z. Hoxha thotë se ato kanë qenë në nivele minimale, ku shifrat kanë qenë veçanërisht negative gjatë qershorit. Drejtuesit e njësive akomoduese parashikojnë njëfarë gjallërimi të kërkesës me përfundimin e muajit të Ramazanit. Ndërsa turistët e nacionaliteteve të ndryshme, sipas drejtuesit të agjencisë ?Shkodra Travel?, numërohen me gishtat e dorës, pritshmëritë për ardhjet e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia janë më të ulëta se një vit më parë.
Në lidhje me ardhjen e rusëve përmes Malit të Zi, z. Hoxha thotë se ata janë kryesisht turistë njëditorë, por që kërkojnë standarde dhe shërbim të lartë, e për të cilët vendi ynë nuk i plotëson kushtet.
Në Vlorë, Radhimë a më tej deri në Sarandë, situata është gjithashtu e vështirë. Energjia elektrike mungon për një kohë të gjatë dhe kjo është bërë shkak që shumë pushues të huaj të ndërpresin pushimet. Drejtuesit e hotel ?Regina? në Radhimë tregojnë sesi grupe me turistë polakë që kishin prenotuar për qëndrime deri në 7 net, qëndruan vetëm 3 (bëhet fjalë për grupe që llogarisin 600-700 turistë). Mungesa e infrastrukturës është gjithashtu një problem shqetësues për hotelierët e kësaj zone.
Sipas tyre, në qershor, shënuan rënie në rreth 50% dhe pritshmëritë për pjesën tjetër të sezonit nuk janë edhe aq të mbara. ?Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos viJnë?, thotë drejtuesi i hotel ?Regina? në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-S që duket sikur po mban peng qytetin. Ai thotë se çmimet nuk kanë ndryshuar, madje në qershor ka pasur oferta edhe me rreth 20 euro për person në natë. Pushuesit vendas e zgjedhin rajonin e Vlorës kryesisht gjatë fundjavës, ndërsa numri i shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë është në rënie. Sipas tij, edhe menaxhimi i planeve nga privatët (si qiramarrës) nuk po funksionon për shkak të pengesave që ka nxjerrë zbatimi i projektit të Lungo Mare-s. Me trishtim, drejtuesi i këtij hoteli thotë se Vlora, vetëm destinacion turistik nuk mund të jetë këtë sezon.
Të shqetësuar janë edhe drejtues të hoteleve në qytetin e Sarandës, të cilët shprehen për ?Monitor? se numri i turistëve të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, ku shkak kryesor është bërë mungesa e energjisë dhe sasia e madhe e mbeturinave inerte të grumbulluara nga rikonstruksionet në infrastrukturën rrugore./monitor
Avokati i Kryeministrit Edi Rama nuk është administratori i ...
Gazetari Artan Hoxha tha në Opinion, në lidhje me transporti...
Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë, tha...
Kolombi provoi se toka është e rrumbullakët.Nëse e bëri diç...
Vetëm pak kohë pasi ishte mbyllur faqja propaganduese e ISIS...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Bashkimi Evropian d...
David Cameron po merr shumë seriozisht kërkesat e Bashkimit ...
Ish-Nëndrejtori i Policisë Erzen Breçani ka folur mbrëmjen e...
Gazetari Spartak Koka është shprehur se një nga pistat për t...
Ndërsa konfirmon votën e tij në unison me Partinë Demokratik...
Nga Alban DaciMe datë 21 Korrrik tashmë është futur në rendi...
Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hanh gjatë fjalë...
Ndonjëherë emigrantët nuk kanë paratë e as nuk dinë kujt t’i...
Xhafaj nënvizoi faktin se reforma është nisur nga PS-ja, gjë...
Kompania American Iron Works është një ndër firmat që po pun...
Ende me uniformat e pastra, në prapavijën e armikut në malet...
Top Channel ka siguruar pjesë nga procesverbali i mbledhjes ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë ...
Gazetari Armir Shkurti ka ‘zbuluar’ të dyshuarin për grabitj...
“Nuk jam në dijeni të kësaj polemike dhe nuk di çfarë ka ndo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...