web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompania ICTS e sigurisë në Rinas nuk është e avokatit të Ramës

4 Korrik 2016, 23:08, Aktualitet CNA

Avokati i Kryeministrit Edi Rama nuk është administratori i kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit të Rinasit, sepse jane dy te tilla. Kompania ku administrator është Eno Bushi quhet ?ICTS Albania-Integrated Services?, ndërsa operatori i kontraktuar për aeroportin e Rinasit është ?ICTS Albania?. Të dyja subjektet kanë ortak të njëjtë: kompaninë ICTS Europe.

Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste në KQZ dhe avokat i kryeministrit Edi Rama si administrator i kompanisë ?ICTS Albania-Integrated Services?, u akuzua se ishte ai administrator i firmes që ishte kontraktuar për sigurinë e aeroportit ndërkombëtar në vendin tonë. Por në fakt, Eno Bushi është administrator i një kompanie me emer thuajse të njëjte, e cila sot u sqarua direkt ne emisionin  ?Opinion? se ajo nuk merret me sigurinë e aeroportit ?Nënë Tereza?.

Bëhet fjalë për dy kompani të ndryshme cilat kanë ortak të njëjtë, ICTS Europe. Kompania e sigurisë së aeroportit quhet ICTS Albania, ndërsa kompania ku administrator është Eno Bushi quhet ?ICTS Albania-Integrated Services?. Sipas dokumentave të QKR-së, rezulton se dy operatorët ekonomikë kanë të njëjtin ortak, ICTS Europe, pra janë filiale të saj në vendin tonë. Dy kompanitë kanë gjithashtu objekt aktiviteti të ngjashëm. Përfaqësues të kompanisë ICTS Albania ndërhynë në emisionin ?Opinion? të mbrëmjes së sotme ku po diskutohej ?Si u vodhën milionat në Rinas?. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu tha se sipas një mesazhi të ardhur gjatë transmetimit direkt, kompania ICTS Albania kërkonte të sqaronte se avokati i Kryeministrit Rama nuk është administrator i saj. Sipas kompanisë, administrator është një shtetas i huaj, ndërsa operatori është filiali shqiptar i grupit ICTS Europe. Të njëjtin sqarim bëri edhe analisti Artur Zheji, i cili tha se sipas një informacioni të ardhur gjatë emisionit, Eno Bushi nuk ka lidhje me kompaninë e sigurimit të aeroportit të Rinasit. Citynews pasi verifikoi të dyja kompanite sipas deklaratave dhe qendrimeve publike në emisionin ?Opinon”, rezultoi  se avokati Eno Bushi nuk është administratori i kompanisë që merret me sigurinë e aeroportit të Rinasit, por ai administron një kompani që ka të njëtin ortak me kompaninë e sigurisë së aeroportit ?Nënë Tereza?, me emer thuajse të njejte, numer te njejte telefoni dhe aktivitet gati në të njëjtën fushë.

Më poshtë ekstraktet e QKR-së për dy kompanitë me të njëjtin ortak





Lajmet e fundit nga