Vriten 75 veta në Bagdad
Shpërthimi i një makine bombë, vrau të dielën në një zonë tr...
Eja Motër. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd. Eja eja. Këtu ka aq dhembshuri, mall, dashuri, punë, aq emocione, aq të papritura, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht. Vetëm në Tiranë dhe vetëm “Te Brryli” ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostoievskit as në filmat e Pasolinit. Aq intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mëndja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, gëzime, krime, qëllime, premtime, shpresa, zhgënjime, dështime, realizime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull. Eja Motër. Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin.
Ata janë të gjitha Tigra e Luanë. Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, po i shpërdorojnë. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë. Eja Motër eja. Bota i ka bukuritë nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të mrekullohesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar. Për këto e të tjera këtu ka djem e vajza që bëjnë udhëtime epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prej ku shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e Çudisë; Është Dimër je diku, kthen kokën, të rrënqeth Pranvera. Hedh sytë, të mbush Vjeshta. Hedh hapin, të deh Vera . Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra . Mbi Rozafë, Mari’. Mbi Nëmërçkë, mretëreshë. Mbi Tomorr; Perëndeshë. Eja Motër, se “më dridhet Shpirti porsi fleta”. Mos ngurro, mos kij frikë, eja. Duart e ashpra dhe mëndja e freskët e shqiptarit do ta eksplorojnë trupin dhe shpirtin tënd, “porsi me flakë prej rrufeje”.
Ato duar do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë por jo Ty. Ato duar do t’i ndezin miliarda qelizat e trurit tënd miliona herë më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, më mëshirshëm, më rrënqethshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë. Eja Motër, eja, “në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”. Vëllai që do njohësh këtu, Ai i ashpëri, ai i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbutësh, i habitur si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar, me Ballin mbi Tamthat e Tu, do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”. Eja Motër. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një. Eja Motër, eja “prej hapësirës së pamatë”. Eja thuaji moshatares së këtushme se zyra ku punon nuk është Pasarelë Mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta.
Eja thuaju miqve e mikeshave se, për asnjë faj gabim apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash sado fatlume, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i errët i mediokritetit social. Eja Motër, eja, eja. Jo si atje që paguani të dy. Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë dhe do ta fali përgjithmonë, nga rrëza në majë, krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të bardhë dhe më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai kafsha që rri tre orë në Floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra ju vizatua përpikmërisht si e tjetrës shtazë, yllit të tij të preferuar të telefilmave. Eja Motër, “po të thërras me llaftarë”. Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria. Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e groposur të bukurën Shqipëri. Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do mësojë të skuqet, do nisë të ketë turp. Polici do jetë më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nisi të heshtë. Shkarrashkruasi i gazetave do t’a thyej penën dhe do ta shpjerë në muze’. Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do të dalë më kurrë prej andej. Eja Motër, eja. Ah po erdhe; “ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamje e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi?.
Shpërthimi i një makine bombë, vrau të dielën në një zonë tr...
Projekti i Bashkisë së Tiranës “Qyteti lexon” ka vijuar edhe...
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy persona për shkak ...
Fahri Balliu ka filluar sulmin e tij për të futur nën kontro...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 35-vjeçar pasi ka ...
Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka arrestuar dy shq...
Turqia përballet me një rënie prej të paktën 40% të mbërritj...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në fshatin Dhrovj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar kr...
Marrja në pyetje e saj ka të bëjë me e-mailat që ajo kishte ...
Gazeta britanike “Express” i ka kushtuar një artikull Shqipë...
Prokuroria ka depozituar pranë Gjykatës së Krujës kërkesën p...
Rrjeti social Facebook ka përcaktuar disa rregulla të reja p...
Një rrahje barbare ka ndodhur disa ditë më parë gjatë drekës...
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi në lidhje me grabitje...
Pas kësaj Bledi Mane në mënyrë cinike i kujton Çanit se bota...
Nga Arjan ÇaniPo vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë re...
Nga Arjan ÇaniPo vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë re...
Ndërsa vapa përvëluese e verës në Shqipëri po dynd një pjesë...
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook, ambasada amer...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...