Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndërsa vapa përvëluese e verës në Shqipëri po dynd një pjesë të madhe të pushuesve drejt plazhit, lugina e Valbonës dhe kalimi drejt Thethit mund të ofrojnë alternativën ndryshe dhe adrenalinën e një risie të freskët nën peizazhin fantastik të Alpeve, për turistët aktivë.
Kalimi Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Jeni në kërkim të një aventure të re dhe dëshironi të sfidoni traditën verore të ekspozimit për disa orë në rrezet e diellit buzë një plazhi? Ajri i freskët i malit dhe peizazhi i thyer që kombinon rrëmbimin e kaltër të lumenjve me gjelbërimin e Alpeve dhe majave ende të bardha nga dëbora, mund të jetë një opsion i shkëlqyer.
Rrugëtimi drejt luginës së Valbonës ndërthur këndshëm udhëtimin me autobus dhe traget, por edhe shëtitjet në këmbë me të mbërritur në destinacion.
Ju mund të udhëtoni deri në Koman me autobus ose makinë dhe të kaloni liqenin me traget për dy orë e gjysmë, kohë gjatë të cilës do të mahniteni nga bukuria e natyrës përreth dhe do të mund të shijoni atmosferën e gëzuar të pasagjerëve.
Liqeni i Komanit. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Tingujt e muzikës vendase dhe vallja e Tropojës ? nëse jeni me fat ? do të lidhin në valle pasagjerët deri në atë çast të panjohur me njëri-tjetrin dhe shumë shpejt miqtë e rinj do të fillojnë të ndajnë përjetimet e tyre për zonën dhe më gjerë.
Me të zbritur nga trageti në Fierzë, rruga për në qytetin e Bajram Currit merr rreth 30 minuta me makinë. Ndalimi për një kafe të shkurtër ose për të konsumuar një drekë të shpejtë në lokalet e vogla, por mjaft mikëpritëse, do t?ju ofrojë mundësinë të shihni jetën e qetë dhe të përditshme të vendasve.
Me të vazhduar rrugën drejt Valbonës nën shoqërinë e lumit me të njëjtin emër, që cilësohet se ka ujërat më të pastër në Shqipëri, do t?ju duhet edhe rreth 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionin e parë, Valbonë.
Valbona, një zonë turistike mjaft tërheqëse e cila vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e turizmit malor në vend për pushuesit shqiptarë dhe ata të huajt, është një copë e parajsës së qetësisë, ajrit të pastër, bukurisë natyrore dhe mirësisë njerëzore të banorëve të luginës.
Rrjedha e lumit të Valbonës. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mundësitë e akomodimit janë të shumta. Ato variojnë nga kampingu në natyrë me çadra te bujtinat dhe hotelet më luksoze.
Nëse keni ndjekur itinerarin e mësipërm ? i kushtëzuar nga orari 9 dhe 12 i tragetit në Koman ? do të mund të mbërrini në Valbonë pasdite, ç?ka do të thotë se mund të konsumoni në freskinë e klimës malore një birrë ose raki ndërsa muzikantët vendas, të veshur me kostume malësore argëtojnë turistët duke u rënë daulleve, duke kërcyer vallet krenare të veriut dhe duke kënduar me çifteli vargjet kuptimplota që rrëfejnë historinë e zonës.
Ushqimi i freskët dhe i çastit do ta bëjë eksperiencën tuaj edhe më të plotë. Menyja e produkteve varion nga llojet e mishit të pjekur në furrë ose në prush deri te flija e famshme ? receta e thjeshtë e brumit të lagur nga gjalpi dhe ajkë që piqet në saç me prush.
Nëse dëshironi t?i jepni pushimeve tuaja verore një element më aventuror dhe më aktiv, atëherë përgatituni shpirtërisht për ecjen 6:30 minuta për kalimin Valbonë-Theth.
Për të përfituar sa më shumë nga dita dhe për të shmangur pikun e diellit, është e këshillueshme që ta lini kabinën tuaj të drurit në bujtinë në orën 5 ose 6 të mëngjesit, gjithnjë pas konsumit të vaktit me gjalpin e shijshëm, recelët e ndryshëm, vezët, djathin dhe qumështin e freskët.
Fusha e Gjësë, nisja në mëngjes herët. Foto: Ivana Derivishi/BIRN.
Ngjitja në shtigje fillon nga Fusha e Gjësë dhe falë sinjalistikave ekzistuese mund të kryhet edhe individualisht, përveçse me një grup të organizuar. Gryka e Valbonës, në lartësinë 1815 metra do të jetë pika më e lartë e udhëtimit tuaj të ngjitjes dhe mund të kërkojë rreth 3 orë ecje për t?u arritur.
Burimet e shumta të ujit dhe lokalet e vogla përgjatë rrugës do t?jua bëjnë ndalesat më të lehta, ndonëse niveli i vështirësisë së këtij kalimi përcaktohet si mbi mesataren. Këpucët e malit janë gjithashtu të rekomandueshme për shkak të terrenit shkëmbor dhe zbritjes së rrëshkitshme në disa pjesë.
Lodhja do t?ia vlejë kur të mund të shihni një pjesë të mirë të luginës së Valbonës nga 1800 metra lartësi në jug-lindje dhe malin më të lartë të Alpeve Shqiptare, Jezercën (në veri-verilindje të luginës. Zbritja për në drejtim të Thethit e cila merr gjithashtu disa orë do t?ju shpërblejë me hije të pemëve të Parkut Kombëtar të Thethit.
Nëse keni fat, pikat e mëdha dhe të nxehta të shiut veror do t?jua bëjnë udhëtimin më interesant dhe do t?ju zbrehin tensionin e padurimit për të mbërritur në destinacion. Në këtë shteg do të hasni aventurierë të të gjitha kombësive dhe moshave, të cilët përshëndeten miqësisht dhe i urojnë njëri-tjetrit një rrugë të lehtë në vazhdim.
Fshati Theth duket përgjatë zbritjes së kalimit Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Thethi, fshati në veri të luginës së Shalës, kërkon të paktën një ditë për të vizituar bukuritë natyrore të ujëvarës apo Syrin e Kaltër të Thethit. Ecja për në këto pika tërheqëse natyrore do të marrë rreth një orë e gjysmë, por që janë të domosdoshme për t?u vizituar. Në brendësi të fshatit ju do të mund të njiheni me historinë e zonës, të vizitoni kullën e ngujimit apo të akomodoheni në një nga disa bujtinat dhe hotelet e zonës.
Ushqimet e freskëta dhe recetat vendase me nga një përbërës ?sekret?, shoqëruar me ujin e lehtë dhe të freskët të burimit që shërbehet falas dhe me kana mund t?ju shuajnë urinë dhe etjen e rrugës. Një gjumë i mirë në bujtinë dhe një shëtitje në pikat më të bukura të Thethit të nesërmen në mëngjes, do ta përmbushin plotësisht kënaqësinë e një eksperience të freskët malore në sezonin e nxehtë veror.
Infrastruktura mund të mos jetë pika e fortë e kësaj zone, por banorët do t?jua justifikojnë si çmimin që duhet paguar për ruajtjen të paprekur të fshatit.
Udhëtimi i radhës?
Përse jo një rrugëtim disa-ditor me biçikleta përreth Alpeve Shqiptare?/ BIRN
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook, ambasada amer...
Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona pasi rezultuan se dr...
Nga data 1 korrik kanë hyrë në fuqi normat e reja të shkarki...
Përfshihet nga skandalet kryeministri Edi Rama dhe ministrat...
Skandal me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë. Kalv...
Shërbimi sekret amerikan, bashkë me Greqinë dhe Jugosllavinë...
Sulmet nga militantë islamikë paraqesin kërcënimin më të mad...
...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se një krim i s...
Britania duket se mund të ketë së shpejti një grua në postin...
Një grua amerikane u arrestua në Spanjë për shkak se ka kërc...
Kreu i ri i Talibanit u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuar...
Imigrimi për në Britaninë e Madhe duhet të kufizohet – kjo i...
Ish-kryeministri francez Michel Rocard, ka ndërruar jetë në ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet Zyrës ...
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, u taku...
Sot, në orën 11:06, citynews publikoi një lajm në lidhje me ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda është shprehur se burokratë...
Ish-kryeministri i Sali Berisha, ka postuar në rrjetet socia...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...