Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 15?28 qershor 2016, për të zhvilluar diskutime për shqyrtimin e tetë të Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF) për Shqipërinë.
Në përfundim të vizitës, zonja Tuladhar mbajti këtë deklaratë: ?Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet e Shqipërisë mbi politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e tetë të EFF-së. Programi ekonomik i vendit po ecën përgjithësisht në drejtimin e duhur, duke shënuar ecuri të mirë në çuarjen përpara të reformave strukturore në fusha si legjislacioni për falimentimin dhe duke përmbushur të gjitha kriteret sasiore të performancës të përcaktuara nga programi. Megjithatë, rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në qeverisjen qendrore, kryesisht në projektet e investimeve publike, paraqet një sfidë kryesore. Po ashtu, ka pasur vonesa në miratimin e planit të ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
?Ekipi i Fondit pret që rimëkëmbja ekonomike të forcohet, duke parashikuar që, për vitin 2016, rritja e PBB-së të arrijë në 3,4 për qind, mbështetur nga një fluks i madh investimesh të huaja të drejtpërdrejta në sektorin energjitik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme, ndërkohë që politika monetare vijon të jetë lehtësuese. Inflacioni pritet të mbetet në nivele të ulëta, duke u rritur gradualisht gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016, për të shënuar 1,8 për qind në fund të vitit, orientuar nga një rimëkëmbje graduale të çmimeve të naftës dhe ushqimit.
?Buxheti i vitit 2016 synon të arrijë një sufiçit primar prej 0,3 për qind të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet ishin në përputhje me objektivat e vendosura gjatë pesë muajve të parë të vitit 2016, pavarësisht çmimeve jo të qëndrueshme të naftës dhe inflacionit të ulët, duke reflektuar pjesërisht rezultatet e para të përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e të ardhurave nga tatimet. Sidoqoftë, performanca e dobët e taksave vendore thekson se sa urgjente është vendosja e tatimit mbi pronën bazuar në vlerën e saj. Për të siguruar një konsolidim të vazhdueshëm fiskal, do të jenë me rëndësi përpjekjet për zgjerimin e bazës tatimore si edhe forcimi i administratës tatimore. Po kështu, qeveria duhet të rrisë përpjekjet Fondi Monetar Ndërkombëtar Washington, D.C. 20431 USA 2 për të parandaluar grumbullimin e detyrimeve të reja të prapambetura dhe për të përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e investimeve.
?Qëndrimi i Bankës së Shqipërisë për politikë monetare lehtësuese mbetet i duhuri dhe është në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Zbatimi i shpejtë i strategjisë për zgjidhjen e çështjes së kredive nën standart do të jetë me rëndësi për fuqizimin e huadhënies për sektorin privat, edhe nëpërmjet përmirësimit në ekzekutimin e kolateralit. Sektori bankar mbetet tejet likuid dhe i kapitalizuar mirë.
?Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e tetë në gusht 2016. Aprovimi i shqyrtimit do të mundësonte lëvrimin e 28,65 milion SDR (rreth 35,94 milion euro). Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014.
Fotot e kryera në nëntorin e 2003 tregojnë një koleksion kuk...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ministrit t...
Parlamenti Europian ka miratuar sot rezolutën për daljen e B...
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Gjermania të shteta...
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krujës dhe ka d...
Gjatë një konference për shtyp, në mbyllje të misionit të FM...
Për policinë italiane, Ariton Shaskaj, rezident në Itali që ...
Ish-deputeti Mark Frroku ka thënë gjatë seancës së sotme gjy...
Kreu i Kuvendit, njëkohësisht kryetari i LSI, Ilir Meta, iu ...
Sipas vendimit të Qeverisë më 22 qershor, është akorduar fon...
A ja keni bërë ndonjëherë këtë pyetje vetes?Përgjigja rutinë...
Shtetasi Jurxhin Kulla, 31 vjeç, u toruturua përpara disa di...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar s...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet soci...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i ka dhënë 48 orë të r...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, tha sot se shpresat për t...
Deputeti demokrat Genc Pollo ka sulmuar Ambasadorin e Shtete...
Kuvendi ka mbetur pa energji elektrike për rreth 20 minuta. ...
Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për oficerët e policisë...
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat” pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...