“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Qyteti i Korçës nga ana juglindore rrethohet nga disa kodra të buta. Kur i shikon nga larg duken si një kodër e madhe e vetme, por kur i shkel ato vëren se janë disa kodra, të ndara nga përrenj, kryesisht të thatë, me përjashtim të rasteve kur bie shumë shi. Kodrat kishin një konfiguracion të tillë që te ato kishte qasje të afërt pjesa më e madhe e qytetit, prandaj ato kanë qenë pjesë e jetës shoqërore të qytetit.
Kodrat kanë emërtime të ndryshme, kryesisht sipas kishave që kanë qenë atje: Shën Thanasi, Shëndëllia (Shën Ilia). Një nga këto kodra, ajo që gjendet në jug të Shën Thanasit, shpatet e së cilës zbresin në drejtim të Fabrikës së Birrës, quhet Kodra e Kenes. Korçarët e quanin thjesht ?Kene/Kenia?. ?Do të shkojmë nga Kenia?, thoshin kur dilnin piknik nga kodrat, një traditë e vjetër korçare kjo, për ta ngrënë drekën në natyrë. Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, mbaj mend se shkonim shpesh për të luajtur te Kenia, që ishte afër lagjes sime.
Ky toponim ?Kene? ishte krijuar për shkak se në krye të kodrës kishte qenë një shtëpi e vetme, ajo e njeriut të quajtur Kene. Emri i tij ishte Kennedy dhe kishte qenë një misionar protestant amerikan i ardhur në Korçë. Korçarët ia shkurtuan emrin në ?Kene? dhe kështu e quanin të gjithë. Shtëpia ekzistonte deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ndonëse banorët e saj u larguan në Amerikë, me nisjen e luftës.
Regjimi komunist ua ndryshoi emrin kodrave duke i quajtur ?Kodrat partizane?, emërtim që që kishte lidhje me sulmin partizan për çlirimin e qytetit, që supozohej të kishte ndodhur nga këto kodra, por askush nuk e përdorte këtë emër. Të gjithë përdornin për kodrat emrat e vjetër, Shën Thanasi, Shëndëllia, Kenia.
Në të vërtetë, siç e dinin të gjithë korçarët e vjetër, për çlirimin e Korçës nuk ishte bërë veçse një ?luftë? dhe kjo ishte për shtëpinë e Kenes. Gjermanët kishin një postbllok në të dalë të qytetit të Korçës, në rrugën që shkonte për në Mborje, te fabrika e birrës. Atje ishin tre ushtarë me një triçikël. Njëri prej tyre që vrojtonte me dylbi përreth, që nga lartësia e fabrikës, pa një njeri disa qindra metra larg në kodër, që ishte duke shkulur dërrasat nga gardhi i shtëpisë së Kenes. Kenia kishte bërë një gardh me dërrasa të punuara bukur, ashtu si ato të filmave amerikanë të kohës.
Kapteri gjerman i postbllokut tha (punonjësit e fabrikës që ishin atje e kanë dëshmuar këtë) se sa të jemi ne këtu nuk do të ndodhin gjëra të tilla dhe urdhëroi që dy ushtarët e tij të niseshin me triçikël për të arrestuar vjedhësin. Dhe të mendosh se Gjermania ishte në luftë me SHBA dhe në ato momente aeroplanët amerikanë ndoshta ishin duke bombarduar qytetin e këtij gjermani në atdheun e tij! Triçikli u nis dhe arriti deri në një pikë të së përpjetës së butë të kodrës, por më tutje nuk mund të shkonte. Kështu që ushtari i cili ishte ulur në kosh ngriti pushkën sniper dhe e qëlloi vjedhësin drejt e në ballë vjedhësin te shtëpia e Kenes.
Partizanët që vrojtonin skenën nga larg, nga një pikë në afërsi të vijës ku kodrat përfundonin në rrëzë të malit të Moravës, pas të gjitha gjasave menduan se shtëpia e Kenes ishte një bazë gjermane, dhe për t? u treguar korçarëve se po bëhej luftë për çlirimin e qytetit, e goditën shtëpinë me mortaja dhe me dy topa malorë italianë që i kishin me vete. Duke qenë se shtëpia goditej me qitje të drejtpërdrejtë nga një largësi e vogël, pothuajse të gjitha predhat ranë në shenjë dhe shtëpia mori flakë e pjesa më e madhe e saj u shemb. Megjithëse Kenia e kishte ndërtuar shtëpinë me gurë të gdhendur nga gurëgdhëndësit më të mirë të Korçës, askush nga banorët e qytetit apo të fshatrave përreth nuk shkoi të merrte qoftë edhe një gur të vetëm nga rrënojat e shtëpisë së Kenes. Ato mbetën atje për shumë kohë deri kur në kodrat u ndërtuan varrezat e dëshmorëve partizanë. Një sekretar i parë partie i rrethit, i cili donte të tregohej kursimtar, tha se për murin rrethues të varrezave, për muret anësore të shkallëve kryesore, si dhe për pllakat me të cilat do të ishte shtruar sheshi kryesor i varrezave, mund të përdoreshin fare mirë gurët e rrënojave të shtëpisë së Kenes dhe pllakat e oborrit të tij. Dhe kështu u bë, ?shtëpia? e dëshmorëve të luftës partizane u ndërtua duke vjedhur shtëpinë e Kenes.
Por një pjesë e rrënojave mbetën dhe aty ne fëmijët luanim lojëra luftërash, me shpata. Kushedi sa herë e kam mbrojtur apo pushtuar shtëpinë e Kenes!
Pas vitit 1990 nuk u kujtua askush për njeriun Kene, përveç disa individëve djallëzorë të cilët madje iu drejtuan Gjykatës me padi, duke pretenduar pronësinë mbi kodrën e Kenes me arsyetimin se Kenia ishte gjyshi i tyre, të cilin e kishin quajtur shkurt ?Kene? e për këtë sillnin dëshmitarë të rremë.
Nuk di që të ketë ndonjë përkujtim zyrtar për Kenen, bamirësin amerikan që bëri aq humë për Korçën. Rruga që iu ngjitet kodrave u quajt në kohën e regjimit komunist ?Konferenca e Labinotit? dhe ashtu quhet edhe sot. A thua se Labinoti gjendet në ato kodra!/Shkruar per citynews.al
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisar...
Pronari i rrjetit të Picerive “Era” dhe botuesi i revistës “...
Ashtu si thuajse çdo simbol ikonik kombëtar këto ditë, shpre...
Më tej, siç bën me dije vetë Thaçi, ai është takuar edhe me ...
Spanjollët votojnë për parlamentin e ri. Por shanset për qev...
E nëse ka organizata të tilla si “Kamorra”, “Ndragheta”, “Sa...
Dy femra në Angli janë verbuar përkohësisht ndërsa shikonin ...
Tronditja pas vendimit të papritur britanik për t’u larguar ...
Një rrugë e re i shtohet infrastrukturës së Tiranës. Mbi 4 m...
Në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuara, nga V...
Policia e Kurbinit ka asgjësuar sot 1850 bimë narkotike kana...
Një aksident i rëndë me motor ka ndodhur mesditën e sotme në...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka denoncuar sot një pjesë...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Shumëkujt i kujtohet rrëzimi i bukuroshes Grida, 3 vjet më p...
Ka ca gjera qe pasi vendosen nuk mund te hidhen ne referendu...
Numri i përdoruesve të substancave narkotike në gjithë Kosov...
Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se “pika 88” e vlerësimeve t...
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ci...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...