web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosjet e CIA/ Ja cilat ishin qëllimet e SHBA në Shqipëri, Enver Hoxhës ju vunë 2 kushte për njohjen e regjimit

26 Qershor 2016, 06:37, Aktualitet CNA

Zbardhet plani i plotë që kishte CIA për rrëzimin e regjimit komunist. Në dokumentin e deklasifikuar të 15 qershorit 1949 jepen detaje shumë të imta mbi gjithë skemën që do ndiqej deri në eliminimin e regjimit. SHBA tregon se qëllimi i saj në Shqipëri ishte për shkak të pozicionit strategjik, pasi u duheshim në rast lufte. Plani ishte përqendruar në 10 pika, ku më kryesorja ishte që të rekrutoheshin dhe të ndihmoheshin armiqtë e regjimit në diasporë. Mes personave janë një sërë emrash të njohur si Ernest Koliqi, Mehdi Frashëri, etj. Një rol të madh do kishte dhe ?Zëri i Amerikës? përmes propagandës. Ky ishte plani që agjentët e CIA në vend i dërgonin qendrës, pasi shihej me rrezik shtrirja e Bashkimit Sovjetik.

Synimet e SHBA

Siç është deklaruar më 1947, politika e Shteteve të Bashkuara në lidhje me Shqipërinë ka si qëllim mbrojtjen e pavarësisë së vendit dhe të sigurojë lirinë e popullit shqiptar për të kryer punët e tij pa ndërhyrje nga shtet apo grup-shtetet e huaja. Nga ana tjetër, është deklaruar gjithashtu se ?influenca politike e Shqipërisë, burimet ekonomike, ushtarake janë të pakta sa i përket sigurisë së SHBA. Domethënia e saj strategjike qëndron vetëm në vendndodhjen e saj, si bazë e mundshme operacionesh, si hyrje në detin Adriatik dhe si hyrje në Greqi nga veriu. Pra, interesat e SHBA në Shqipëri janë vetëm rrjedhime të interesave në Itali, Adriatik dhe Greqi. Pozita e marrë nga President Wilson kundër propozimeve për ndarjen e Shqipërisë në konferencën e Paqes në Paris më 1919 siguroi mbijetesën e pavarur të vendit. Në vazhdim të kësaj tradite të caktuar tashmë Shtetet e Bashkuara nuk njohën aneksimin e Shqipërisë nga mbretëria italiane dhe rrjedhimisht pushtimin e saj në prill 1939, por e konsideruan Shqipërinë si një viktimë të aksit të agresionit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore SHBA ka inkurajuar dhe mbështetur rezistencën  vendase kundër forcave naziste e fashiste. Më 10 dhjetor 1942 Sekretari i Shtetit  Hull deklaroi rivendosjen e Shqipërisë së pavarur sipas parimeve të Kartës Atlantike. SHBA nuk ka njohur regjimin e Hoxhës. Më 8 maj 1945 një mision informal shkoi në Shqipëri për të vëzhguar kushtet dhe zhvillimet për njohjen e mëpasshme të regjimit të Hoxhës.

Kushtet për Enver Hoxhën

Megjithëse marrëdhëniet tona informale me autoritetet shqiptare u përkeqësuan pas vendosjes së marrëdhënieve me BRSS, ne vazhduam të kërkojmë mirëkuptim sipas linjave tona të propozimit për njohjen e regjimit. Ishte parashtruar plotësimi i dy kushteve për njohjen; e para mbajtja e zgjedhjeve të lira, dhe së dyti qëndrimi në fuqi i traktateve në fuqi mes Shqipërisë dhe SHBA prej prillit 1939. Kushti i parë u plotësua me mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor 1945 kurse kushti i dytë po zvarritej nga autoritetet, kohë gjatë së cilës misioni amerikan në Shqipëri po bëhej objekt trajtimesh jo-miqësore, të pasjellshme dhe dyshuese. Më në fund, më 13 gusht, 1946, nëntë muaj pas ofertës amerikane për njohje, regjimi shqiptar sinjalizoi pranimin e traktateve dhe marrëveshjeve multilaterale ku Shqipëria dhe SHBA ishin pjesë, por nuk pranoi marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve. Duke mos marrë këto garanci nga regjimi, SHBA tërhiqi misionin e saj më 14 nëntor 1946. Një tjetër çështje lindi mes Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA dhe lëvizjes guerile komuniste në Greqi, teksa kjo e fundit po mbështetej nga Shqipëria, Jugosllavia dhe Bullgaria. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aventurë, si dhe pengimi i Shqipërisë, i punës së komisionit të veçantë të OKB për Ballkanin, janë kritikuar disa herë nga Shtetet e Bashkuara. Më 1948 Departamenti i Shtetit informoi lidhjet e tij në Ballkan se objektivat amerikane në lidhje me vendet satelite të BRSS ishin identifikimi i vende demokratike që nuk siguronin të drejtat e njeriut për popullin e tyre dhe vendet që diskriminonin kundër interesave të SHBA dhe shteteve të tjera miqësore. Në direktiva thuhej se megjithëse SHBA pranonte pjesëmarrjen e Shqipërisë në marrëveshjet e përgjithshme rajonale e Ballkanike për mirëqenien e shteteve, ne do të kundërshtonim aderimin e saj në federata bilaterale apo grupime të gjera shtetesh që krijonin unione ideologjike, pasi një zhvillim i tillë ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar.

Konkluzionet

1. Pengesat sovjetike për aksesin e SHBA në Shqipëri nuk kanë shkaktuar disavantazhe strategjike apo ushtarake të rëndësishme. Burimet ekonomike të vendit kanë vetëm avantazhe lokale të kufizuara. Aksesi në terren, i cili është një bregdet i gjerë parësor në Ballkan, në rast konflikti madhor do të ishte gjithashtu i parëndësishëm për arsye të mungesës së porteve të përshtatshme, pistave ajrore dhe komunikimeve të dobëta në vend. Po ashtu, kontrolli sovjetik ndaj Shqipërisë i jep asaj vetëm një avantazh të dobët në rast konflikti madhor. Burimet ekonomike të vendit nuk mund të arrihen me rrugë tokësore, dhe zhvillimi i tyre do të kërkonte investime të mëdha në njerëz dhe makineri, që do të ishin jashtë proporcioni në lidhje me përfitimet, prandaj edhe BRSS nuk mund t?i kryejë. Megjithëse përdorimin i bazave të avancuara së nëndetëseve apo aeroporteve të përshtatshme do të kishte avantazhe në kohë lufte, vendet e mundshme për to janë të kufizuara në numër dhe kapacitet, dhe do të ishin të papërdorshme përballë një force ushtarake superiore ajrore apo detare. Dhe në fakt, rëndësia e Shqipërisë për Fuqitë e Mëdha është kryesisht negative dhe përbëhet nga mundësitë për përdorim si bazë guerile për ngacmime ushtarake në operacionet e mëdha.

2. Kontrolli sovjetik i Shqipërisë duket se është kompletuar. Ai ushtrohet kryesisht prej komunistëve shqiptarë dhe nga personeli sovjetik aty, në rast konflikti të brendshëm qeveria sovjetike, duke mos pasur akses direkt në Shqipëri, do të mendonte të shpëtonte personalin e saj ushtarak, pasi nuk do të mund të bënin më shumë pa rrezikuar të nisnin një konflikt të përgjithshëm.

3. Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin pa ndihmë nga jashtë Shqipërisë. Nuk ka alternativë tjetër përveç regjimit të Hoxhës në Shqipëri, dhe e vetmja mundësi vjen nga grupet jashtë Shqipërisë.

4. Asnjë qeveri apo pushtet në Shqipëri nuk mund të ekzistojë pa ndihmën e një apo disa fuqive të mëdha. Standardet aktuale ekonomike e sociale nuk janë të favorshme për funksionimin e një demokracie, në sensin perëndimor të fjalës. Një regjim jo-komunist duhet patjetër të ndjekë forma demokratike të veprimit dhe të sigurojë të drejtat e njeriut në vend.

5. Nga fqinjët e Shqipërisë, Jugosllavia gjithnjë e më në vështirësi me Kremlinin dhe Cominform, duket se po krijon probleme për regjimin e Hoxhës. Ato vijnë në formën e sulmeve guerile, sanksioneve ekonomike dhe propagandës. Për sa kohë në Shqipëri do të ketë një regjim si i Hoxhës, qeveria e Titos nuk do të mund të tentojë përmbysjen e regjimit pa rrezikuar të goditet nga sovjetikët nga Veriu dhe Lindja. Nëse regjimi komunist në Shqipëri bie nga shkaqe të tjera, situata apo koha do të përcaktonte nëse Kremlini do të kundërshtonte tentativat e Titos për të avancuar aty. Prandaj në rast të zhvillimeve anti-Hoxha duhet shikuar me kujdes rrethanat e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Titos e Kremlinit, si dhe ato mes Titos dhe botës jo-komuniste. Veprimet për përmbysjen e Hoxhës do të kishin avantazh për ne vetëm nëse situata është e tillë që Tito nuk mund të hyjë në Shqipëri, apo nëse mund të influencohet të mos e bëjë prej dëshirës për të konsoliduar regjimin e tij.

6. Greqia nuk ka avancuar me pretendimet e saj territoriale në Shqipëri dhe as të neutralizojë rezistencën kundër pretendimeve me bazë në Greqi. Do të kishte nevojë për presion diplomatik për të bërë që Greqia të mos ndërhynte në Shqipëri në rast të ndonjë krize të brendshme.

7. Italia aktualisht nuk ka pretendime, ndërsa është Shqipëria që ka pretendime ndaj Italisë. Italia ka dënuar dhe madje ka mbështetur aktivitete kundër regjimit të Hoxhës, veçanërisht kur është nxitur nga SHBA.

8. Po përgatitet situata për një bashkim të kujdesshëm të grupeve anti-komuniste të emigracionit, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve. Disa të emigruar kanë krijuar komitete për aktivitete anti-regjim nga jashtë Shqipërisë dhe në lidhje me rezistencën e brendshme. Por ato kanë nevojë për mbështetje monetare dhe mjetesh. Ato do të pengoheshin nëse merrte pjesë personalisht Mbreti Zog, ashtu siç nuk do të funksiononte nëse merrnin pjesë anëtarët e grupeve

VATRA apo Shqipëria e Lirë

9. Përmbysja e regjimit Hoxha prej anti-komunistëve shqiptarë dhe vendosja e regjimit anti-komunist në Shqipëri, do të kishte një efekt të rëndësishëm psikologjik në ngritjen e moralit të grupeve të rezistencës, si dhe te vendet e tjera komuniste nën dominimin sovjetik, në Ballkan dhe në Evropën Lindore.

10. Politika aktuale e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë duhet rishikuar për të përfituar nga situata aktuale në Shqipëri dhe Ballkan.

11. Instrumentet në zotërim të SHBA për ekzekutimin e politikës në Shqipëri janë të pamjaftueshme për zbatimin e politikës së dëshiruar. Prandaj nevojitet dhe duhet fituar bashkëpunim i plotë me qeverinë britanike, qeverinë franceze dhe agjencitë e tyre. Në faza të mëvonshme mund të merret në konsideratë bashkëpunimi edhe me qeverinë turke.

Rekomandime

1. Politika e SHBA në lidhje me Shqipërinë ripërcaktohet si më poshtë: “Politika aktuale e SHBA në lidhje me Shqipërinë ka si objektiv rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e politikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t?i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë te kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia është e mundshme. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të reduktohet nëse merren masa kundër krijimit të vakuumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval me zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes ë planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjeneralin Van Fleet.

2. Kontakte të fshehta duhet të krijohen me grupet e ndryshme të emigracionit me pikësynim organizimin e një fronti të bashkuar të gjithë anti-komunistëve shqiptarë, pa dallime politike. Grupi i Ballit Kombëtar me në krye Mit?hat Frashëri duket si më i kualifikuari për të marrë drejtimin e Frontit të Bashkuar. Grupe të tjera duhet të ftohen për bashkëpunim dhe të pranojnë lidershipin e Frashërit në përpjekjen për çlirimin e Shqipërisë nga dominimi i komunistëve. Selia e komitetit kombëtar duhet të krijohet në qytetin e duhur, mundësisht Trieste, dhe degë të tjera të krijohen në New York, Paris, Cairo e mundësisht në Athinë. Në kohën e duhur të informohen qeveritë e Athinës dhe Romës për qëllimet tona dashamirëse në drejtim të komitetit të bashkuar shqiptar, me qëllim për të ndaluar ndërhyrjet e tyre në aktivitetet e komitetit.

2. Qeveria britanike duhet të informohet, fillimisht informalisht, për t?u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe programin e përgjithshëm të politikave. Duhet të merret besimi për bashkëpunim më të ngushte në vazhdim të veprimeve.

3. Qeveria franceze duhet të informohet, fillimisht informalisht për t?u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe për ta informuar mbi krijimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar. Duhet të përcaktohet masa e përfshirjes së qeverisë franceze, kryesisht në operacionet e fshehta, nëse lind nevoja.

4. ?Zëri i Amerikës? duhet të nisë programe të përditshme për Shqipërinë. Komiteti shqiptar duhet të caktojë një zyrtar lidhjeje për informacione mbi përgatitjen e programeve për Shqipërinë.

5. Pas formimit të Komitetit Kombëtar ai duhet të kryejë këto aktivitete: Komiteti të ngrejë dhe të operojë një gazetë të përditshme, me fonde të dhëna fshehtësish nga ne. Të organizohet shpërndarja e fshehtë e gazetës në Tiranë dhe në qytetet kryesore si Durrës, Vlorë e Shkodër. Nuk duhet bërë përpjekje të veçanta për forma të tjera propagande, pasi masa e analfabetizmit në vend është e lartë dhe rreziqet janë të mëdha.

6. Operacionet klandestine të inteligjencës nga agjencitë britanike e amerikane duhet të vazhdojnë në Shqipëri, dhe të mbahen të veçuara nga operacionet e tjera, në mënyrë që të kontrollojmë informacionet e marra nga komiteti dhe agjencitë e tij.

7. Në kohën e duhur, të përcaktuar nga ne dhe aleatët britanikë e francezë, komiteti duhet të nisë përgatitjet për veprim me qëllim përmbysjen e regjimit në Shqipëri. Masa dhe natyra e forcave të armatosura që do të nevojiten do të varen nga situata në kohën e organizimit të operacionit.

Në kohën e duhur dhe me aprovimin tonë, Komiteti duhet të hartojë planet për marrjen në dorë të administratës qeveritare në Shqipëri, të hartojë plane për përfshirjen e grupeve të rezistencës dhe të drejtuesve guerilë, për eliminimin e komunistëve nga administrata dhe krijimin e një force efektive policie police etj. Mbështetja të jepet e kushtëzuar me plotësimin e detyrimeve të Komitetit ndaj nesh; pra sapo të arrijë në Shqipëri dhe në konsultim me ne, të shpallin veten qeveri të përkohshme, për të kryer zgjedhjet e reja të parlamentit dhe të shkruajnë Kushtetutën. Një referendum të mbahet për çështjet institucionale. Pas shpalljes së qeverisë së përkohshme Shqipëria do të njohë marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të 7 prillit, 1939; të njohë kufijtë e Shqipërisë që mbeten si ato që ishin më 7 prill 1939. Projekte të detajuara të zhvillohen dhe të koordinohem me stabilimentin ushtarak, në mënyrë që  ambientet të përdoren për pritjen e armëve dhe municioneve. Nuk do të dërgohet haptazi personel ushtarak amerikan apo britanik në Shqipëri, deri në formimin e qeverisë së përkohshme nga Komiteti.

8. Pak përpara ose në të njëjtën kohë me veprimet në paragrafin e mësipërm, të merren hapa me anë të kanaleve diplomatike amerikane dhe britanike, për premtimin që Greqia të mos ngrejë pretendimet e saj territoriale për jugun e Shqipërisë dhe të mos ndërhyjë në asnjë lloj forme gjatë krizës që mund të ndodhë.

9. Departamenti i Shteti duhet të nisë planet për mbështetje të plotë ndaj Komitetit pas ardhjes në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk duhet të ketë marrëdhënie të hapura të Departamentit me Komitetin. Në plane duhet të përfshihet dhe krijimi i stafit kompetent i Misionit Amerikan në Tiranë, si dhe masa për anëtarësimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera ndërkombëtare./SOT





Lajmet e fundit nga