Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në vitin 2015, ndërmarrjet e administruara ose të drejtuara nga femrat zënë 31,3% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, sipas INSTAT. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5%.
Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5% të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët, 5,6% është në Qarkun e Kukësit.
Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Megjithatë femrat drejtojnë 20.4% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.
Gjithsej, sipas të dhënave të INSTAT janë rreth 47.7 mijë ndërmarrje që kanë pronare, ose administratore femra. Nga këto, vetëm 337 kanë mbi 50 punonjës, ndërsa 44.4 mijë kanë 1-4 punonjës.
Qarku me numrin më të madh të ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës që kanë administrator, ose pronare femra, është Shkodra, me 27% të totalit, ose 90 të tilla, e ndjekur nga Tirana me 67 kompani. Më pas renditen Durrësi, Elbasani e Vlora.
Rriten gratë pronare
Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKR-së, vitin e kaluar, gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.
Në të njëjtën periudhë, bizneset e hapura prej tyre zunë 34.2% të totalit të sipërmarrjeve fillestare, në po të njëjtën periudhë.
Numri më i lartë i ndërmarrjeve të reja të hapura në vitin 2015 ishte në Qarkun e Vlorës, me 42.2% të totalit në atë qark, i ndjekur nga Fieri me 40.3% dhe Gjirokastra 39.7%. Përqindja më e ulët ishte në Kukës, me 28%.
Objektivi, në fund të 2020-s 35%, e sipërmarrjeve do të drejtohen nga gratë
Gratë sipërmarrëse do të mund të drejtojnë 35% të sipërmarrjeve në vitin 2020. Ky është objektivi i përcaktuar në dokumentin e politik të përfshirjes sociale për periudhën 2016-2020. Në të përcaktohet barazia gjinore në tregun e punës, si një nga synimet kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe që do të arrihet përmes ndryshimeve legjislative për paga të barabarta, nxitja e masave të diskriminimit pozitiv në sektorët ku gratë janë të nënpërfaqësuara dhe përmirësimi i qasjes në kredi dhe mbështetja e bizneseve.
Strategjia thekson nevojën për promovimin e bizneseve sociale, por edhe për hartimin e programeve mbështetëse me qëllim forcimin e aftësive të tyre për drejtimin e biznesit.
Në këtë fushë, një rol të rëndësishëm mund të luajë ngritja e kooperativave dhe sipërmarrjeve sociale, duke ndjekur shembujt e suksesshëm që janë zbatuar në vende të tilla si Italia Veriore dhe vende të tjera në Europë.
?Masa e nënpërfaqësimit të grave është më e lartë në sektorin privat jobujqësor, ku vetëm 33.4% e punonjësve janë gra, ndërsa shifra në sektorin publik është 48%.
Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara në organizatat e shoqërisë civile, vetëm 18,2% e të cilave drejtohen nga gra. Një përqindje e ngjashme e menaxhereve të bizneseve private janë gra. Shumica e bizneseve të regjistruara të drejtuara nga gra gjenden në Tiranë (31%) dhe Elbasan (30%). Ndonëse rreth 70% e grave që jetojnë në zonat rurale punojnë në bujqësi, vetëm 6% e fermave janë në pronësi ose nën menaxhimin e tyre. Përveç kësaj, shumë gra në zonat rurale punojnë në punë të papaguara familjare, çka rrit rrezikun që ato të jenë në një gjendje të cenueshme shfuqizimi dhe varësie ekonomike?, thuhet në dokument./monitor
Pronarët e makinave të cilët kanë më shumë se 10 vjet që nuk...
Tani që Britania ka votuar për të dalë nga Bashkimi Evropian...
Zv.Ministri i Drejtësisë Arben Isaraj ka shpërthyer ndaj Min...
Presidenti i fundit i ish-Jugosllavisë, Stjepan Mesiq, në nj...
Pas shokut të Brexit fillon menaxhimi i krizës: Ministrat e ...
Kengetarja Linda Morina është rikthyer në një intervistë në ...
Për llogari të autoriteteve shqiptare është arrestuar në Gje...
Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, kreut të Departamentit p...
Mediat japin lajmin se vajza dhe dhendri i Sali Berishes e k...
Blushi i quan britanikët “europianët më inteligjentë”. Në të...
Një 56-vjeçare është mbytur në det aksidentalisht në vendin ...
Paniku që përfshiu tregjet financiare të premten, pas votës ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Shefi i Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kor...
Banorët e Londrës u gdhinë sot një realitet të ri. Disa janë...
Ka rezultuar alarm fals një çantë e gjetur pasditen e sotme ...
Një alarm për bombë është raportuar pasditen e sotme në Amba...
Analisti Kastriot Myftaraj komenton në këtë intervistë pasoj...
Një automjet ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Burimet b...
Humoristi dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka komentuar zhvillimin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...