“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Reagime për daljen e Britanisë nga BE, vijnë edhe nga Tirana zyrtare. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për gazetaren Ilva Tare vlerëson se ky referendum e vë Britaninë e Madhe por edhe vetë BE në pozita të vështira dhe se për të dyja sot është një ditë e keqe.
Intervista e plotë
Tare: Zoti.Bushati Brexit ndodhi, çdo të ndodhë tashmë me BE dhe këtë divorc të vështirë që pritet të bëjë me Britaninë e Madhe?
Bushati: Brexit shënon fundin e një marrëdhënie të vështirë dhe të komplikuar brenda BE me Mbretërinë e Bashkuar. Dihen vështirësitë që Mbretëria e Bashkuar ka pasur në këtë udhëtim, roli i De Golit në historinë e komunitetit europian dhe një lloj qëndrimi i tij konseguent për të mos e lënë Mbretërinë e Bashkuar për t?iu bashkuar BE me termat e saj. E dyta, raporti them ka qenë i vështirë dhe komplikuar sepse ka qenë një raport ?sui generis?, ku Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë pjesë e disa prej nismave të BE dhe ka përdorur të drejtën e dërgimit. Tashmë duhet të fokusohet çdo gjë rreth termave të ndarjes. Ndarja sipas traktatit të BE do të duhet të ndodhë në një afat jo më shumë se dy vjet, por pikëpyetje do të ketë mbi raportin e ardhshëm që do të ketë vetë Mbretëria e Bashkuar me BE. Në radhë të parë me tregun e përbashkët, sepse është investitore por edhe përfituese. Në radhë të dytë me çështje të sigurisë dhe besoj se do të lindë nevoja për ridimensionimin e mëtejshëm të NATO-s si një aleancë ku Mbretëria e Bashkuar tanimë jo anëtare e BE dhe SHBA gjithashtu në një kontinent tjetër do të lozin një rol edhe më të rëndësishëm në raport me pjesën tjetër të Perëndimit. Së treti, raporti që vetë Mbretëria e Bashkuar do të ketë me institucionet e BE, portofolet, kuotat, politikat dhe projektet e përbashkëta që ekzistojnë.
Tare: A tregon ky rezultat që përpjekja për të identifikuar një identitet të përbashkët europian është një iluzion?
Bushati: Europa është duke kaluar disa vështirësi të mëdha dhe Brexit ka qenë vetëm një prej linjave ndarëse që sot për sot gjallon në kontinent.Para pak kohësh u fol për Grexit, tashmë flitet për Frexit, Negxit, kemi një krizë të madhe të zonës Euro, e cila përjetohet më shumë në jug të Europës. Kemi një ndarje jo thjesht veri-jug por edhe lindje-perëndim dhe për fat të keq vazhdon dhe thellohet hendeku mes vendeve që u anëtarësuan në 2004 në BE dhe vendeve si puna e Shqipërisë dhe vendeve të tjera aspirante, duke qenë se edhe fondet e solidaritetit dhe fondet strukturore dhe politika e BE përkundrejt këtyre vendeve nuk e ka zvogëluar këtë hendek. Dhe kemi një rikombëtarizim të BE, natyrisht që është shumë e vështirë të jesh optimist në këto kushte ku një prej dy shinave kryesore të proçesit të integrimit europian apo projektit të Europës duket se ka marrë një goditje shumë të rëndë nga Brexit.
Tare: Nga Merkel,Junker, Schulz, Tusk, e kanë konsideruar si një ditë të keqe për BE, një ditë të trishtuar. Po për ju si Ministër i Jashtëm dhe për Qeverinë shqiptare si është?
Bushati: Normalisht që është një ditë e trishtuar për BE. Mos të harrojmë se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet kryesore të BE, një vend që vend që mban të drejtën e vetos së përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të mos folur për fuqinë nukleare, fuqinë ushtarake dhe peshën që ajo ka në arenën ndërkombëtare. Besojmë se ka humbur Mbretëria e Bashkuar, por ka humbur dhe vetë BE.
Tare: Po Shqipëria në këtë rast?
Bushati: Shqipëria rrugën për anëtarësim në BE besoj se e ka të lidhur kryesisht me interesin e saj kombëtar, me reformat që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen dhe zhvillimin ekonomik dhe social dhe besoj se ajo çka po ngjet me Europën duhet të jetë një apel dhe për përqasjen politike në Shqipëri dhe për institucionet në Shqipëri për të pas më pak retorikë dhe për të bashkëpunuar më shumë në funksion të përmbushjes së disa prej reformave që janë kyçe dhe në fakt nuk kanë të bëjnë shumë me Europën, por kanë të bëjnë në radhë të parë me atë çka ne do të duam të jetë Shqipëria e së nesërmes, anëtare në BE.
Tare: Megjithatë, pavarësisht axhendës së brendshme dhe përpjekja që po bën klasa politike shqiptare, a do të ketë më në axhendë zgjerimin BE në këto kushte?
Bushati: Fokusi kryesor sot për sot i BE për fat të keq është menaxhimi i krizave.Kjo është dhe një konsideratë personale nga takimet që ne bëjmë çdo semestër si Ministra të Jashtëm të vendeve anëtare dhe të vendeve kandidate dhe natyrisht që do të jetë për një kohë të gjatë në axhendë edhe termat e divorcit britanik. Natyrisht që nuk pres që të ketë një fokus të qartë tek çështjet e zgjerimit, prandaj mendoj që ne na duhet dyfish punë në raport me zgjerimin e madh të 2004 për të bindur vendet anëtare të BE dhe institucionet e BE që proçesi i zgjerimit duhet të vazhdojë jo thjesht si një proçedurë burokratike dhe më e komplikuar por duhet të vazhdojë në radhë të parë në shpirtin e tij dhe në frymën e tij pozitive.
Tare: Sot është 2 vjetori i marrjes së statusit kandidat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Shanset për negociatat në vjeshtë shuhen bashkë me Brexit?
Bushati: Më kujtohet, ju keni qenë një ndër gazetarët që ditën që ne kemi marrë statusin kandidat keni thënë që pak a shumë sfidat kanë të bëjnë me negociatat dhe ndoshta do të jetë një kohë e gjatë deri ditën që ne do të ulemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim. Unë besoj dhe dëshiroj të mendoj që koha e mbetur në dispozicion me përfundimin e detyrave të shtëpisë, kryesisht në lidhje me reformën në drejtësi, do të përmbushet nga klasa politike, nga të gjithë aktorët kryesorë politikë në vend, në mënyrë që ti japim mundësinë në radhë të parë Komisionit Europian të shprehet me një rekomandim për Shqipërinë dhe më tej vendet anëtare të kenë mundësinë në vjeshtë të vendosin për kandidaturën tonë. Jetojmë në një periudhë paksa eksperimentale, ku BE do ti duhet të vendosë më shumë rregull në shtëpi, do ti duhet të operojë me më shumë unitet dhe vitin tjetër do të përballet me disa sfida edhe më të mëdha sepse do të jenë zgjedhjet presidenciale në Francë, së shpejti janë zgjedhjet në Holandë, do të jenë gjithashtu zgjedhjet në Gjermani. Të gjitha këto proçese në një mënyrë apo një tjetër do të reflektojnë humorin e qytetarëve europianë. Prandaj zënkat tona natyrisht që nuk e ndihmojnë kandidaturën e Shqipërisë në këtë proçes.
Tare: E ka vullnetin BE për të reflektuar për një rithemelim të tij dhe kush do ta ketë rolin e liderit, Gjermania?
Bushati: BE ka filluar një proçes reflektimi në nivelin e gjashtëshes themeluese, në nivelin e Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave.Ka një diskutim në radhë të parë për të nxjerrë disa mësime, por edhe për të shkuar më tej.Në kushtet aktuale e shoh të vështirë që BE të jetë sa më i unifikuar në përballimin e krizave me të cilat përballet sepse duket qartë edhe nga mënyra sesi u menaxhua kriza e refugjatëve në Europë, ka një ndarje të thellë jo thjesht në kuptimin politik por edhe në filozofinë e të menduarit mes vendeve që janë kyçe apo bërthama e BE dhe vendeve të tjera të cilat pretendojnë edhe për shkak të konselacionit të BE që të kenë zërin e tyre në këtë proçes.
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj është shprehur se so...
Britania i tha jo Europës së Bashkuar. Në fakt Europa i pati...
PërshkrimiOpenCon është një platformë për gjeneratën e ardhs...
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka deklaruar ...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka...
Specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit në Komisaria...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument, sip...
Nga Beqir LlaniShqiperia! Ky vend i legjendave dhe burrave t...
Një trajler transporti është përmbysur ditën e sotme në Korç...
Kuvendi ka përgatitur Kalendarin për periudhen 4-22 korrik,...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e 10.000 rrënj...
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka reaguar lidhur me ...
Zyra Kombëtare Interpol Tiranë ka kryer transferimin e të dë...
Specialistët e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policis...
Edhe pse deputetja Mesila Doda është larguar nga PD, duket s...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Nga Alban DaciAnglia permes nje referendumi ka vendosur te d...
Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian, por ...
Sapo ke zbritur nga avioni dhe ke marrë trenin për ato pak k...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...