Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Studime të organizatave ndërkombëtare dëshmojnë se Shqipëria ka një shkallë të konsiderueshme të informalitetit në ekonomi e cila vlerësohet të jetë mbi 50%. Megjithëse informaliteti nuk është një fenomen i ndeshur vetëm në Shqipëri apo në vendet në tranzicion, mund të themi se jemi ndër të vetmet vende ne rrajon, ku mungojnë ose janë të padukshëm hapat konkrete për ta luftuar atë dhe për të marrë rezultatet e duhura.
Shkalla e informalitet është refleksion edhe i modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, ku bujqësia zë vendin kryesor në ekonomine e vendit dhe pjesa më e madhe a popullsisë janë të punësuar në të, i cili njihet si sektori me shkallën më të lartë të informalitetit.
Nga ana tjetër, disa nga treguesit kryesorë që identifikojnë sipërmarrjet informale kanë të bëjnë me madhësinë, statusin e regjistrimit apo njohjes së sipërmarrjes nga një agjenci qeveritare, kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara, forma ligjore e organizimit të sipërmarrjes dhe natyra e llogarive financiare; të drejtat ligjore dhe ato të pronësisë, të cilat shfaqin mangësi që mund të lënë hapësira dhe të nxisin informalitetin.
Në rastin e Shqipërisë faktorët konkretë që nxisin informalitetin lidhen me sistemin tatimor, cilësinë e institucioneve, aksesin në financim, masat ndëshkimore si dhe indiferentizmin e shoqërisë.
Pavarësisht reklamimit që i bëhet luftës kundër informalitetit, mund të themi se në të vërtetë nuk ka patur asnjë ndërgjegjësim për domosdoshmërinë dhe përfitimet që mund të gjenerojë në afat të gjatë formalizimi i ekonomisë.
Pjesa më e madhe e bizneseve e konsiderojnë më shumë kosto se përfitim të qënit informal. Megjithatë edhe të qenit me përfitim shikohet më shumë në afat të shkurtër e nxitur nga konteksti aktual ligjor dhe administrativ, ndërsa pranohet se ka më shume kosto që lidhen me pagesat nën dorë, sigurinë e biznesit dhe frikën nga kontrollet tatimore.
Ka një mungesë besimi nga bizneset tek instistucionet publike në përgjithësi dhe ato të administrimit fiskal në veçanti. Korrupsioni dhe ndikimi politik janë faktorë që kanë gjeneruar shkallën e lartë të informalitetit. Ka shqetësime nga bizneset mbi procedurat e njohjes së shpenzimeve të tyre nga ana e administratës tatimore dhe mungesa e kapaciteteve të kësaj të fundit për të kuptuar procese të caktuara teknologjike. Reagime të shumta nga bizneset, por edhe nga ekspertët fiskalë ka në lidhje me ekzistencën e një administrate tatimore jo profesionale që nuk i përgjigjet intensitetit dhe profesionalizmit që kërkon reforma kundër informalitetit.
Sistemi tatimor përbën një nga shtyllat kryesore që nëse funksionon siç duhet lehtëson formalizimin e ekonomisë, por edhe bën më atraktive klimën e biznesit. Lufta kundër informalitetit në të gjitha transaksionet ekonomike do të sillte shmangien e dy standardeve në pasqyrat financiare dhe bilancet e kompanive. Në këtë mënyrë biznesi do të përfitojë konkurencë të ndershme dhe mbi të gjitha konsumatori do të ketë mallra me cilësi të standardizuara e që nuk i dëmtojnë jetën apo shëndetin.
Formalizimi i ekonomisë sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë efekte pozitive në buxhet, të cilat përkthehen në investime publike duke ndihmuar të gjithë shoqërinë me sistem shëndetësor të përmirësuar, infrastrukturë, rrugë, ujësjellës e kanalizime të përmirësuara, një ushtri e polici funksionale, gjykata etj.
Lufta kundër informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme dhe duhet të zbatohet ndershmërisht në të gjitha segmentet e ekonomisë dhe biznesit, gjë që krijon besueshmëri në sytë e publikut, që reformat janë të ndershme dhe zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë.
Taulant Koçia
Ne nje deklarate per shtyp, Kryetari i LDE – Partia per Liri...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi u kapën në sh...
Nuk ka ndihmë ekonomike, rritje pagash e pensionesh dhe ulje...
Pronari i UET, Henri Çili mësohet të jetë ndarë nga ish-part...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e komentoi ...
Shërbimi sekret amerikan ka punuar për vite të tëra me radhë...
Situata politike dhe kërcënimet për terrorizëm kanë lënë ind...
Plot 22 prokurori rrethesh, bashkë me Krimet e Rënda kanë ng...
Pas përfundimit të votimeve, ku Britania vendosi largimin ng...
Profesori i socialistëve, Servet Pëllmubi u shpreh dje gjatë...
Paundi zbret në nivelin më të ulët të 30 viteve pas revoltës...
Sa vjen dhe shtohen telashet për kabinetin e qeverisë “Rama”...
Britania e Madhe është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian....
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në afërsi të komu...
Mjerimi duket se është ulur këmbëkryq në rrugët e Korçës.Siç...
Shtetasit anglezë kanë marrë pjesë sot në një referendum lid...
Një nga edukatoret e kopshtit privat “Diren” ka pranuar dhun...
Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar nga Anjeza Shabani, administr...
Plot 22 prokurori rrethesh, bashkë me Krimet e Rënda ngrenë ...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka falenderuar deputetët Be...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...