web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi,  Darko Pajović

23 Qershor 2016, 10:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi z. Darko Pajovi? me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe ranë dakord për intensifikimin e konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy parlamenteve në funksion të integrimit evropian të të dy vendeve dhe avancimit të projekteve strategjike rajonale.

Gjatë takimit, dy kryeparlamentarët Meta dhe Pajovi? vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë një model i shkëlqyer i fqinjësisë së mirë për të gjithë rajonin.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi z. Darko Pajovi? ndodhet sot në Tiranë me rastin e ratifikimit të Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për Aderimin e Malit të Zi në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare, ku z. Pajovi? do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.





Lajmet e fundit nga