web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Calvin Harris publikon hitin e ri në bashkëpunim me Rihannën

17 Qershor 2016, 13:31, Lifestyle CNA

Dy javë pasi u nda nga dj Calvin Harris, Taylor Swift ka filluar të shoqërohet me aktorin anglez Tom Hiddleston.

Këtë e vërtetuan fotot e shkrepura nga paparacët, ku dukeshin Taylor me aktorin në një takim romantik në plazh.

Megjithatë, dj i ka lënë mënjanë romanticizmat dhe ka filluar të përqendrohet në karrierën e tij muzikore.

Ditën e djeshme ai publikoi hitin e ri, ??This is what you came for??, në bashkëpunim me Rihannën.

Në klip ai shfaqet shkurtimisht, në formën e një fantazme që qëndron pas këngëtares.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë me Harris dhe Rihannën, pasi ata kanë bashkëpunuardhe për këngën ??We found love?? ne vitin 2011.





Lajmet e fundit nga