web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si i lufton sëmundjet Omega-3

12 Qershor 2016, 06:29, Lifestyle CNA

Pse ato janë yndyrna të mira?
Jo të gjitha yndyrnat janë jo të shëndetshme. Acidet yndyrore Omega-3 janë një nga llojet e yndyrnave të “mira”. Ato mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, depresionin, haresën dhe artritin. Trupi nuk mund të bëjë pa to. Ju duhet ti hani ato ose të merrni suplemente.

Njihni 3 llojet e Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 paraqiten në më shumë se një formë. Llojet gjetura në peshk, të quajtura EPA dhe DHA, kanë përfitime të forta shëndetësore. Një formë tjetër e quajtur ALA gjendet në vajrat bimore, farat e lirit, arrat dhe perimet me gjethe me ngjyrë të errët: si spinaqi. Trupi mund të ndryshojë një sasi të vogël të ALA_s në EPA dhe DHA, por jo shumë mirë.

Si lufton sëmundjet Omega-3?
Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë zemrën në disa mënyra. Ato frenojnë inflamacionin në enët e gjakut (dhe në pjesën tjetër të trupit). Në doza të larta ato gjithashtu zvogëlojnë ritmet anormale të zemrës dhe ulin nivelin e triglicerideve. Së fundi, ato mund të ngadalësojnë ndërtimin e pllakave brenda enëve të gjakut.

Nëse keni sëmundje të zemrës
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon 1 gram në ditë EPA plus DHA për njerëzit me sëmundje të zemrës. Ngrënia e peshkut yndyror është dieta më e mirë, por mjeku mund të rekomandojë një kapsul vaj peshku. Nëse keni patur një infarkt në zemër, një recetë për një dozë omega-3 mund të ndihmojë për mbrojtjen e zemrës. Disa studime tregojnë më pak infarkte në zemër dhe më pak vdekje prej sëmundjeve të zemrës midis të mbijetuarve të cilët nxisin rritjen e konsumit të omega-3.

Ndihmoni ritmin e zemrës suaj
Omega-3 duhet të ketë një efekt stabilizues për ritmin e zemrës. Ato mund të ulin rritmin e zemrës dhe të ndihmojë në parandalimin e arithmisë (ritmit të parregullt të zemrës). Disa burime të zakonshme të omega-3 janë peshku, arra, brokoli, dhe soja e gjelbër.

Ndërprerje e triglicerideve
Omega-3- DHA dhe EPA mund të ulin trigliceridet, një yndyrë në gjak që lidhet me sëmundjet e zemrës. Bisedoni me mjekun para se të merrni suplemente të omega-3, për shkak se disa lloje mund ta përkeqësojnë kolesterolin “e keq”. Gjithashtu ju mund të ulni nivelet e triglicerideve duke kryer ushtrime fizike, duke pirë më pak alkool dhe duke mos konsumuar ëmbëlsira dhe karbohidrate të përpunuara si buka e bardhë apo orizi i bardhë.

Ulja e presionit të lartë të gjakut
Omega-3 mund të ndihmojnë pak në uljen e presionit të gjakut. Një mënyrë është që të zëvendësohet mishi i kuq me peshk gjatë disa vakteve. Shmangni peshkun e kripur: si salmoni i tymosur. Nëse keni tension të lartë të gjakut, kufizimi i kripës është ndoshta një nga gjërat që rekomandon mjeku.

A ndihmojnë ato në parandalimin e goditjes në tru?
Ushqimet dhe suplementet që përmbajnë Omega-3 frenojnë ndërtimin e pllakave brenda enëve të gjakut, duke ndihmuar në rrjedhjen e gjakut. Pra, ato mund të ndihmojnë në parandalimin e goditjes në tru të shkaktuar nga një kuagul ose arterie e bllokuar. Por në doza të larta, suplementët e omega-3 mund të bëjnë më të mundur gjakderdhjen që lidhet me goditjen në tru; kështu që kontrollohuni tek mjeku.

E dobishme për Arthritin Reumatoid
Studimet sugjerojnë se omega-3 mund të frenoje dhimbjet dhe ngurtësinë e kyçeve tek njerëzit me artrit reumatoid. Një dietë e lartë me omega-3 gjithashtu mund të rritë efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Përfitimet për trurin dhe depresionin dhe haresën
Depresioni është i rrallë në vendet ku njerëzit në dietën e tyre tipike konsumojnë shumë omega-3. Por ky nuk është një trajtim për depresionin.
Ka disa prova se omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër hareses dhe rënies mendore të lidhura me moshën. Në një studim, të moshuarit me një dietë të lartë me acide yndyrore omega-3, ishin më të përjashtuar prej sëmundjes Alzheimer.





Lajmet e fundit nga