web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i përgjimeve/ Prokuroria nis verifikimin për ministrin Saimir Tahiri

8 Qershor 2016, 09:09, Aktualitet CNA

Prokuroria ka nisur verifikimet për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir, në lidhje pajisjen e përgjimit.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se po verifikohen të gjitha veprimet direkte dhe indirekte të ministrit Tahiri. Gjithashtu, mësohet se do të verifikohen edhe deklaratat e tij në lidhje me pajisjen e përgjimit.

Prokuroria po kryen verifikime për veprime që pengojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Me kërkesë të prokurorisë, ditën e djeshme, gjykata ka vendosur të pezullojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, pasi dyshohet se ka futur në mënyrë anti-ligjore pajisjen e përgjimit dhe pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha pas pezullimit të Çakos se ai nuk e ka shkelur ligjin dhe nuk ka kryer përgjime.





Lajmet e fundit nga