“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Konservativi serioz, tradicionalisti bio, mendon dhe vepron në mënyrë introversive, nga jashtë brenda, nga rrugët e asfaltuara të qyteteve tek shtigjet e katundeve, nga kryeqyteti tek fillesa, origjina, provinca. Konservativi ynë, që pika i rëntë, me sytë e mendjen gjithë kohës kah Roma, Uashingtoni, Londra, Berlini, çdo gjë mund të jetë, por bio asnjëherë, serioz kurrë.
Konservativi i vërtetë e ka për turp të jetë, për shembull, pronar kafeneje. Konservativit kafenë ja servirin të tjerët Atij, jo Ai të tjerëve. Konservativi ynë vdes nga qefi të ketë një kafene të tijën, pra nuk është konservativ i vërtetë, por kallp.
Konservativi autentik është individ i sofistikuar, nuk dëgjon muzikë me disqe, me kufje, dhe të tjera diabolerira, por muzikë serioze në sallën e koncertit,. Gdhëja jonë, që s’ka haber nga sofistikimi intelektual shpirtëror dhe as nga autenticiteti i tradicionalitetit, fërshëllen 20 vjet rrjesht “O violino cigano” dhe zhgarravit veshët dhe trurin me audiokëllira që i dëgjon nëpër autobuza e furgona.
Konservativi është modest, është altruist, të flasi për veten e ka për turpin më të madh, varrosje, groposje për së gjallli. Mavriu ynë që hiqet për konservativ të shurdhon veshët me neverira autoreferenciale të pafundme nga më të qelbtat, nga më të fëlliqurat.
Konservativi për së mbari, për Fe’, Atdhe, Dashuri, jep jetën. Ky që na ka zënë derën dhe rrugën është një mashtrues banal që Atdheut vërtet i fal diçka, por gjënë më të pavlerë, llomotitjet e pafundme.
Konservativi mund të jetë shumçka, por jo edhe tifoz futbolli. Futbolli nuk është shpikur për të zbavitur konservativin që ka një mijë gjëra të tjera për të bërë para tifozllëkut, por për të ksehasur proletarët. Konservativi ynë me të qënët tifoz mburret, e quan vlerë. Pika që s’i bie.
Konservativi nuk përdor kurrë pseudonim, gjithmonë emrin e vet, të cilin nuk e prek edhe mishin t’ja grish. Interneti është plot me mutër frikacakë gjoja konservativë pa din e iman fshehur pas pseudonimesh bombastike mbështjellë me flamuj me shkaba me kthetra pa asnjë lidhje me vlerat, traditën, konservatorizmin e vërtetë.
Kur konservativi emrin e diktatorit “kurvi” e shkruan me “K” të madhe, është problem tejet i rëndë. Nëse leshkos tonë këtë tmerr ja vë në dukje, leshkua ynë në vend që të marri kokën ndër grushte, të mbyllet dhjetë ditë e dhjetë net rresht në një dhomë të errët pa ngrënë e pa pirë për ta gjetur arsyen pse ka rënë kaq poshtë, habitet, ngre supet, bën sikur s’kupton.
Konservativi edhe kur nuk ka qënë vetë në burg ose në internim nuk ja lejon vetes të mos ketë vajtur të shohi të paktën një fshat internimi. Konservativat tanë preferojnë t’i internosh e pushkatosh për së dyti e për së dhjeti se sa tu zësh në gojë fshatin e internimit, edhe kur në atë fshat kanë qënë vet të internuar dhe kanë hequr picirin.
Konservativi pëlqen ose nuk pëlqen, por nuk përgojon askënd, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, kurrën e kurrës. Këta gjithë kohës përgojojnë. Këtyre buka s’u hahet, këtyre jeta zeher u duket, këta po nuk përgojuan frymë nuk marrin dot. Dhe ç’është më e neveritshme, më e pështirë, më paradoksale, qefin më të madh kanë përgojimin e shqiptarëve sa më të talentuar, sa më të famshëm, sa më të lavdishëm. Budallenjtë nisen nga supozimi i çmendur se relativizimi idiotesk i vetes me të famshmit, i ndihmon të bjenë në sy. Janë aq hajvanë sa nuk e kuptojnë se ky truk kaq i trashë përtej miqve të kafenesë që i bien të njëjtit fyell nuk mund të ketë asnjë efekt.
Konservativi nuk qahet për asgjë. Këta një e dy e me tone rënkimtare që të bëjnë të qeshësh, për paaftësinë e vetes, fajin ja hedhin të tjerëve. Merhumët ngrehalucë të papërfillshëm marrin dhe poza prej Konice, pa le.
Konservativit po ja qesëndise Atdheun, Flamurin, Mbretin, të fut thonjtë në fyt. Këtyre po ua zure në gojë zënë e gromësijnë.
Konservativi shkruan me penë e bojë e letër të bardhë. Këta janë aq kot dhe aq bosh sa bëjnë edhe të pabesueshmen, shkruajnë me celular.
Konservativi rrëfen shkurt e qartë me fjalë të zgjedhura e të kursyera. Këta i bien anës e anës nga Kamçatka për të thënë gjëra fare të thjeshta, për turp të tyre, me të vetmin stil që njohin, atë të rrëfimeve kurviste me artifica propagandistike; partizanë, gjermanë, diversanta, heronj të kurdisur.
Konservativi del në fotografi me në sfond portretin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, Bujar Nishanit. Jo si bëjnë leshkot tanë që mbahen për konservativa dhe dalin në foto si ujqër të uritur duke u ngrehur me gota vere, tava dheje, mishra, mëlçira.
Konservativi lexon libra të vjetër që janë shkruar të paktën dhjetë vite më parë, dhe jo më të hollë se një gisht të trashë. Tanëve u ka mbetur ora te revista Ylli.
Konservativi si bartës dhe shpërndarës i principeve milenare, është një individ serioz zemërgjërë dhe mendjehapur. I yni është një meskin e mizantrop zevzek që vend e pavend shqipton broçkulla poshtëruese të tipit “përfitoj nga rasti…”.
Konservativi nuk ndal nëpër fast fuda sa herë e merr uria. Konservativi nuk kullot. Konservativi ha. Konservativi ynë i mbetur me gisht në gojë, të vetmen gjë që i ka mbetur për të ngrënë e zbulon kur thotë “Me filanin më hahet muhabeti…”.
Dhe thonë “na mbytën komunistat”.
Nëse të duket se po ther komunista kur me lot në sy po grin qepë në kuzhinë, s’do ment që pas pak komunistat do na vrasin e do na groposin, do na shkulin e do na zhdukin.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm pran...
Nga Pëllumb KullaÇfarë solli Ben Blushi me protestën e tij q...
Të shtëna armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm pranë g...
Policia e Lezhës ka zbuluar 1290 bimë kanabis të cilat më pa...
Këshilltarja e Shqipërisë në Misionin dilomatik pranë OKB-së...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetase 42-vjeçare për ...
Presidenti i Republikës në gati një vit kohë duhet të zgjidh...
Shoqata “Çamëria” ka protestuar sot përpara ministrisë së Ja...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nis sot një vizitë d...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nis sot një vizitë d...
Kush ka qenë sekreti i jetëgjatësisë dhe madhështinë së dorë...
Në vitin 1988, kryqëzori amerikan ”USS Yorktown” dhe destero...
Argumenti më i fortë i Gjykatës së Lartë ka lidhje me emrin ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Gjëja e parë do të kërkoja kudo, në ish atdheun tim, në Hagë...
Në zyrat e Shoqates Shqiponja ne Reggio Emilia të Italisë ës...
Jane oret e fundit perpara se te mesojme nese bastin e fitoi...
Armina Mevlani nesër mbush 25 vjeçe, por mbrëmjen e sotme pa...
Elvis Roshi është akuzuar për përdhunim në grup. Ai dha dorë...
Një 52-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Za...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...