web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ben Blushi: Dy protestat e pamoralshme të Partisë Socialiste

2 Qershor 2016, 10:49, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, kritikoi ashpër partinë ku ai bën pjesë për mënyrën se si u soll ajo në dy ngjarje të ndryshme, të cilat u shoqëruan me protesta.

Blushi tha se Partia Socialiste e Kavajës doli në protestë për të mbrojtur Elvis Rroshin, kryabshkiak i dorëhequr për shkak se rezultoi i dënuar në Itali.

Nga krahu tjetër, deputeti Blushi tha se socialistët e Elbasanit, protestuan kundër tij vetëm sepse ai kërkonte zgjedhje në parti.

Duke lidhur këto dy protesta të socialistëve, për dy çështje të ndryshme, Blushi tha se morali i Partisë Socialiste është i degraduar, pasi protestuan kundër një të drejte për të zhvilluar zgjedhje dhe  një protestë kundër ndëshkimit të Elvis Rroshit, edhe pse është i dënuar.

Ky është standarti i “Rilindjes”, tha Blushi, për të cilën u shpreh se po mbron përdhunuesti dhe kriminelët.





Lajmet e fundit nga