SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Fillimisht ankohet kryeministri Yildirim – tani Turqia paralajmëron në nivelin më të lartë. Pak para rezolutës për Armeninë të Bundestagut, Presidenti i Turqisë, Erdogan i ka shtuar kërcënimet.
Rezoluta e planifikuar e Bundestagut për masakrat ndaj armenëve, sipas mendimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan do të kthehet në një test rezistence për raportet me Gjermaninë. Erdogani tha në Izmir se kishte telefonuar për këtë me Kancelaren Angela Merkel. Nëse rezoluta do të miratohet sipas planit të enjten, “kjo natyrisht që do t’i dëmtonte marrëdhëniet e ardhshme diplomatike, ekonomike, të biznesit, politike dhe ushtarake midis dy vendeve – ne të dy jemi edhe anëtarë të NATO-s”, tha Erdogani. Aktualisht, tha ai, marrëdhëniet bilaterale janë në “një nivel shumë, shumë të lartë”.
“Pa bazë dhe e padrejtë”
Bundestagu do të miratojë të enjten një rezolutë të përbashkët të partive unioniste, të SPD dhe të Gjelbërve, e cila e kategorizon si gjenocid vrasjen masive, deportimin e armenëve në Perandorinë Osmane. Sipas vlerësimeve, para rreth 100 vjetësh jetën e humbën midis 800.000 dhe 1,5 milionë pjesëtarëve të këtij minoriteti të krishterë. Turqia shpreh keqardhje për këtë, por e kundërshton rreptësisht kategorizimin si gjenocid.
Më parë, edhe kryeministri turk, Binali Yildirim u ankua në një telefonatë me Kancelaren për “gjykimet pa bazë dhe të padrejta” të rezolutës së planifikuar, siç bëri të ditur zyra e Kryeministrit turk. Qeveria turke, i gjithë vendi dhe miliona turq në Gjermani e ndjekin me shqetësim zhvillimin, ka thënë Yildirimi. Ankaraja pret nga qeveria gjermane dhe nga Bundestagu një “qëndrim me respekt”. Merkeli e pati marrë në telefon Yildirimin për ta uruar për emërimin e tij si kryeministër.
Koalicioni qetëson
Përfaqësues të koalicionit qeveritar në Berlin po përpiqen tani të qetësojnë. Nuk bëhet fjalë që të dëmtohen marrëdhëniet midis të dyja vendeve, tha drejtuesi ekzekutiv i Grupit Parlamentar unionist, Michael Grosse-Brömer në Berlin. “Shpresoj që kjo edhe të kuptohet kështu”. Askush nuk duhet të ulet në bankën e të akuzuarit, as edhe qeveria aktuale turke. Në një votim provë në Grupin Parlamentar unionist, rezoluta u pranua me një votë kundër dhe me pesë pro.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të SPD, Thomas Oppermann theksoi që rezoluta për Armeninë të mos keqpërdoret për një konfrontim me Presidentin Erdogan. “Dëshiroj t’i paralajmëroj nxitësit në debat që të mos e teprojnë shumë”, tha Oppermann. Bundestagu synon të “konstatojë të vërtetën historike” të gjenocidit ndaj armenëve, tha ai./DW
Drejtoresha gjimnazit “Emin Duraku” të Kosovës është pezullu...
Nga Alban DaciDekriminalizimi është vetëm në fillimet e tij ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfa...
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi duket se janë drejt k...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pas përfundimit të mble...
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpuni...
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ...
Elvis Rroshi duket se e ka marrë me nxitim aksionin për të p...
Pas skandalit të fundit me Konsullen e Përgjithshme në Milan...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qyteti...
Lulja* mban emrin e gjyshes. Nuk do ta ndërrojë, edhe pse nu...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme notën 6 si mesatare...
Vetëm pak orë pas përurimit të Këndit të Lojrave tek Liqeni ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga qytetarët pas...
Katër prej të plagosurave nga djegia e autobuzit në Krujë 5 ...
Deputeti demokrat Astrit Pazoti është shprehur se Partia Dem...
Një aksident rrugor me plagosjen e tre personave ka ndodhur ...
Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka sh...
Deputetët socialistë do të dorëzojnë ditën e nesërme një kër...
Deputeti Eduart Ndocaj do të paguajë mbrojtjen në gjyqin për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...